Marshi i Kthimit nuk do të ndalet, armët e rezistencës të panegociueshme

Publikuar në Shta. 23, 2018, 12:32 a.m.

Shefi i Hamasit në Gaza, Ismail Hanijeh,  theksoi se Marshi i Kthimit nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave të popullit palestinez.

Gjatë një konference të organizuar nga Grupi Palestinez i Rezistencës në Gaza,  Ismail Hanijeh tha se:

"Marshet e Kthimit pasqyrojnë fuqinë e palestinezëve , durimin e njerëzve dhe qëndrimin e pathyeshëm."

Shefi i Hamasit, ndërkohë, theksoi unitetin palestinez duke thënë:

"Hamasi nuk ka armiq në Palestinë. Armiku i tij i vetëm është pushtimi sionist. "

Siç vuri në dukje Ismail Hanijeh Hamasi është i hapur për të gjithë komponentët dhe subjektet arabe dhe Umetin Musliman, ai theksoi se çështja e armëve të Rezistencës është " e panegociueshme".



Burimi : Al Manar