Rrethimi i Qabes: Dita kur filloi ‘Ekstremizmi’!

Publikuar në Shta. 22, 2018, 3:42 a.m.

40 vjetori i sulmit ndaj Qabes i vitit 1979, në të cilin u vranë 127 ushtarë dhe 26 civilë…

Në ditën e vitit të ri të botës islame, pra me datën 1 Muharrem 1400 të kalendarit Hixhri (20 Nëntor 1979), ndodhi një incident i cili ndikoi thellësisht në botën islame, e sidomos në Arabinë Saudite. Në ditën e vitit të ri të botës islame, pra me datën 1 Muharrem 1400 të kalendarit Hixhri (20 Nëntor 1979), një grup i armatosur i cili mendohej se përbëhej nga rreth 500-1000 persona, nën udhëheqjen e Juhaiman al-Otajbi, një 43 vjeçarë, ish anëtarë i ushtrisë mbretërore saudite, sulmuan Qaben. Ende shihen si një mister arsyet e vërteta të këtij sulmi i cili u zhvillua pasi imami i Qabes, Mohammed al-Subail po bëhej gati që të printe në namazin e sabahut.

Në artikullin e tij në gazetën Evrensel, këtë ngjarje historike, Tunxhaj Sejman e shpjegoi kështu: Pas pushtimit, u zbulua se ky sulm ishte planifikuar shumë kohë më parë dhe se armët, municioni dhe ushqimet kanë qenë të fshehura në katet e poshtme dhe korridoret e xhamisë Mesxhit al Haram. Menjëherë pas sulmit, pushtuesit kaluan në mbrojtje. Së pari u mbyllën dyert e xhamisë, u morrën sistemet e zërit si dhe u filluan prapagandat. Propaganda e parë që u bë ishte se “Mehdiu” kishte zbritur.

Pushtuesit e zhvilluan një ceremoni në pozicionin midis Makam al Ibrahim (lartësia nga guri në të cilën pretendohet të jetë gjurma e këmbës së profetit Ibrahim) dhe Ḥajaru al-Aswad (gur i zi i i vendosur në cepin lindor të Qabesë dhe i cili besohet të jetë zbritur nga qielli). Mendohej se numri i të mbajturve peng brenda xhamisë Mesxhid al Haram ishte rreth 50 mijë – 100 mijë, për arsye se ky sulm u bë dy javë pas periudhës së haxhit dhe ishte namazi i parë i një dite të tillë të jashtëzakonshme.

SHTETI I PARË QË VJEN NË MENDJE: IRANI!

Duke marrë parasysh se Revolucioni Islamik i Iranit u themelua në fillim të vitit 1979, marrëdhëniet e tensionuara në mes të Arabisë Saudite dhe Iranit dhe pretendimin për arrdhjen e “Mehdiut” i cili ka një rëndësi të veçantë në pikëpamjen shiiite, mendohej se Irani ka gisht në këtë incident.

Por më pas, udhëheqësi i Revolucionit të Iranit, Ayatollah Khomeini deklaroi se ai besonte se këtë sulm e kanë organizuar Amerika dhe hebrenjët, gjë që bëri që në shumë vende të organizohen protesta anti-  amerikane si dhe u vritën 2 personel të ambasadës amerikane dhe 2 roje sigurimi pakistanez në kryeqytetin e Pakistanin, Islamabad.

RRETHIM DHE MBROJTJE E FORTË

Snajperët e Otajbit të pozicionuara në minaret e xhamisë Mesxhid al Haram dhe në malin Abu Qubays i cili ndodhet në anën e pasme të Qabes, i ndiqnin trupat e Arabisë Saudite dhe nuk i lejonin të afroheshin. Ndërsa qeveria e Arabisë Saudite nuk kishte informata të sakta për numrin  e njerëzve brenda xhamisë, për mundësitë që ata kishin dhe për përgatitjet e bëra. Për të mos u rritur këto incidente edhe më shumë dhe për të mos humbur kontrolli në vend, në disa qytete, duke përfshirë edhe Medinen dhe Taifin, u ndalua dalja në rrugë. Mekka u evakuua terësisht dhe u ndërpre komunikimi me qytete. U rrit kontrolli ndaj transmetimeve të gazetarëve dhe u vu një qëndrim më i ashpër sa i përket hyrjeve dhe daljeve në vend. Duheshin disa ditë që bota të mësonte për ngjarjen dhe reagimi i parë ishte se është zhvilluar një proces i revolucionit, ashtu si në Iran.

FRANCEZËT QË SHQIPTUAN SHAHADETIN!

Sulmuesit i dhanë leje pelegrinëve që të largohen nga Haram al Sharif (Mali i Tempullit). Kështu, u liruan pjesa më e madhe e tyre, duke përfshirë edhe imamin e Qabes, Mohammed al-Subail; vetëm një pjesë e vogël mbeti nën pushtim. Prej këtij momenti, shteti saudit filloi të kishte më shumë informata të qarta në lidhje me incidentin.

Ndërkohë, nga avantazhet e mira që ata kishin dhe zjarrit që ata hapnin, sulmuesit nuk i lejonin ekipet ndërhyrëse saudite të afrohen aty ku ata ndodheshin. Ndërsa forcat saudite, nuk mund të ndërhynin në Qabe, në të cilën ishte e ndaluar të përdoret çfarëdo forme e dhunës. Qeveria e Arabisë Saudite, për t’i dhënë fund këtij pushtimi, kërkoi mbështetje nga Pakistani, por as trupat e forcave speciale të Pakistanit nuk arritën ndonjë sukses.

Më pas, si zgjidhje e fundit, u kërkua ndihmë nga presidenti i Francës, Valéry Giscard d’Estaing, ku ai dërgoi në Arabi një union francez anti – terror (Groupe d’Intervention de la Gendarmerie Nationale – GIGN). Por, kishte një problem; të huajt, d.m.th. jo muslimanët ishin të ndaluar të hyjnë në vendin e shenjtë të muslimanëve, në Qabe. Kështu, nga ushtarët francez u kërkua që para se të arrijnë në Mekka, të lexojnë shahadetin e shkruar në një fletë dhe “të bëhen musliman”.

NDËRHYRJE E PËRGJAKSHME

Trupat franceze e penguan sulmin në një mënyrë shumë interesante. Së pari u hodh gaz helmues në xhami, ndërsa pushtuesit të cilët filluan të vjellin për shkak të gazit që i’u kishte depërtuar në mushkëri, filluan të ikin në korridoret e kateve të poshtme të xhamisë. U pushtuan kati përdhes dhe katet e sipërme të xhamisë. Ndërsa për katet e poshtme, u përdor rrjeti i ujit. Planet e rrjetit u ndryshuan, tubat u shtrinë në Qabe dhe korridoret nën të, pastaj u derdh një sasi e madhe e ujit dhe në fund, ujit i’u fut energji elektrike.

Me këtë rast, shumë nga pushtuesit u vranë. Udhëheqësi i sulmit, Juhaiman al-Otajbi dhe disa nga njerëzit e tij u zunë të gjallë, ndërsa Al Qahtani i cili pretendonte se kishte ardhur Mehdiu, ishte vrarë. Fati i të kapurve nuk ishte aspak i mirë. Ata u dënuan në bazë fetvave dhe ligjeve saudite. Disa nga këto dënime ishin bazuar në ajetin 33 të sures el Maide: “Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.”

Pushtuesit u vranë në 8 qytete të ndryshme të Arabisë Saudite, duke i’u prerë duart, pastaj këmbët dhe në fund, kokat e tyre. Kështu përfundoi pushtimi i cili zgjati rreth dy javë. Sipas shifrave zyrtare, 127 roje sigurie dhe 26 civilë u vranë, 462 roje sigurie dhe 109 civilë u plagosën; por sipas disa burimeve, numri i të vdekurve dhe të plagosurve ishte shumë më lart se kaq.

A KA PASUR GISHT KËTU SHBA DHE CIA?

Edhe nëse në fillim të këtij incidenti, të gjitha dyshimet shkonin drejt Iranit, pas deklaratës së udhëheqësit fetar të Iranit, Khomeinit, filluan pyetjet lidhur me atë se a ka SHBA-ja ndonjë gisht në këtë ngjarje.

Në librin e tij të quajtur Rrethimi i Mekës (The Siege of Mecca), gazetari i lajmeve të huaja për Wall Street Journal, Yaroslav Trofimov përshkruan në detaje se si zyrtarët amerikanë u përfshinë në incident. Nëse duhet t’a përbledhim gjithë këtë; me 20 nëntor 1979, me fillimin e sulmit, diplomatët amerikan në Xheda, kishin marrë nga ambasadatat e Danimarkës dhe Anglisë, informata në lidhje me dyshimet e para për incidentin. Diplomatët evropianë nuk mund të komunikonin me kryeqytetet e tyre. Qeveria saudite e cila nuk dëshironte që rrethimi i Qabes të merrej vesh, ndërpreu të gjitha lidhjet telefonike të vendit me botën e jashtme. Amerikanët të cilët i pyetnin zyrtarët amerikan në lidhje me situatëm, merrnin përgjigje të tilla si: “Nuk po ndodh asgjë në Mekë”, “Vetëm një aktivitet arsimor”, “Një shfaqje tifoze në Mekkë”.

Njëri në mesin e  diplomatëve të rrallë amerikan në Arabinë Saudite të cilët mund të flisnin arabisht, Mark Hambley ishte marrur me këtë ngjarje dhe i kishte mësuar të gjitha rrethanat e ngjarjes nga një pilot i helikopterit në Shoqatën Saudite të Mbrojtjes Civile. Piloti i tregoi me fotografi Hambleyt se Qabja është pushtuar dhe se është nën kontrollin e grupeve pushtuese. Piloti i tregoi se pushtuesit kishin hapur zjarr mbi helikopterët që fluturonin mbi Mekë, por kishte diçka që ai nuk dinte; në mesin e atyre që hapen zjarr, kishte edhe qytetarë amerikan të cilët mbështetnin islamin radikal.

NËN MËSIMET E ARABISË SAUDITE!

Arabia Saudite ka arritur komunitetin afrikano-amerikan që nga viti 1964, kur Malcolm X ishte larguar nga Shteti i Islamit (Nation of Islam) dhe kishte ardhur për haxh në Mekë,  për t'u bashkuar me lëvizjet e tjera kryesore islame. Qindra radikale të zinjë, duke përfshirë edhe ish racistë të zinj, shkuan në akademitë islamike në Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite, të financuara nga sauditët. Disa prej tyre kishin marrë pjesë në pushtim, duke e ndjekur Otajbin.

Ambasada Amerikane mësoi më 8 dhjetor 1979, katër ditë pasi forcat e sigurimit saudit shtypën revoltën, se në kryengritjen e Mekës, gjendeshin së paku 2 afro – amerikan, por qeveritë e Amerikës dhe Arabisë Saudite e mbajtën këtë informacion të fshehur.

Më 30 dhjetor 1979, ambasadori i SHBA-së, John C. West u takua me ministrin e brendshëm Pince Nayef për të diskutuar në lidhje me ndihmën ndihmën e sigurisë amerikane në incidentin e Mekës dhe fatin e dy amerikanëve. Sipas të përditshmeve të West-it, Prince Nayef u përgjigj se njëri nga amerikanët ishte patjetër një terrorist dhe se ai nuk jetonte më. Ndërsa qytetari tjetër amerikan ende po merrej në pyetje. Në lidhje me ngjarjen, West shkroi kështu: “Mendoj se kjo nënkupton se njërit i ka shkuar koka. Por kjo ishte më e mira që mund të bënim.”

Por është e quditshme se ky person më pas i’u është dorëzuar amerikanëve. Pas marrjes në pyetje nga zyrtarët amerikan, ai u kthye në vendin e tij si një qytetar i lirë. Sipas një ish diplomati, pas të gjitha këtyre që ndodhën, ky person nuk kishte shkelur asnjë ligj të SHBA-së!

NJË FAMILJE E NJOHUR: AJO E BIN LADENIT

Në këtë pikë, kishte edhe një ngjarje tjetër interesante; punimet rinovuese në Qabe gjatë asaj kohe, i kishte marrë përsipër kompania e Bin Ladenit, emri i familjes së të cilit u bë i njohur pothuajse në të gjithë botën pas datës 11 shtator 2001. Sipas një pretendimi, korridoret në katet e poshtëme të Qabesë ishin shumë të ndërlikuara për të shkuar pa një hartë, por hartat dhe skicat ishin shqyer nga dikush. Për këtë dyshohej familja e Bin Ladenit, por për shkak të marrëdhënieve të tyre me zyrtarët saudit, ata shpëtuan nga këto dyshime.

Një çështje tjetër interesante është se prapavija e këtij sulmi ende nuk është sqaruar plotësisht, pavarësisht faktit se kanë kaluar 40 vjet nga ajo kohë. Sipas një pretendimi tjetër, arsyeja e kësaj është përfshirja e princëve saudit në këtë incident dhe fakti se princi i atëhershëm, Khalid bin Abdulaziz Al Saud nuk i dënoi këta princa dhe u mjaftua me vetëm dëbimin e disa prej tyre.

Sidomos pas kësaj ngjarje, qëndrimi i Arabisë Saudite ndaj grupeve fundamentaliste në vend u ashpërsua dhe në ligje u bënë ndryshime gjithëpërfshirëse.

Në anën tjetër, Juhaiman al-Otajbi ende shihet dhe respektohet si një hero nga lëvizja anti  saudite  Selefi – Vehabi dhe kritikohet vetëm pretendimi për ardhjen e Mehdiut dhe fakti se sulmi u zhvillua në Qabe.

KUSH ËSHTË JUHAIMAN AL-OTAJBI?

Udhëheqësi i sulmuesve të Qabes ishte Juhaiman Al-Otajbi. Nga viti 1955 deri më 1973, ai kishte shërbyer si komandant i Gardës Mbretërore në Arabinë Saudite për 18 vjet. Më pas, ai e braktisi ushtrinë dhe filloi arsimin në Universitetin Islamik të Medinës, por për arsye të ndryshme, edhe atë e la në gjysmë. Më pas, ai arriti të krijojë një komunitet rreth tij duke dhënë leksione dhe duke shkruar artikuj. Gjatë atyre viteve, ai u njoftua me Muhammed bin Abdullah al-Kahtani, me të cilin do të martohej motra e tij. Gjatë kohës së sulmit ndaj Qabes, Al-Otajbi e shpallte Muhammed bin Abdullah al-Kahtanin si Mehdiun.

Gjatë edukimit të tij, ai u përqendrua në traditat e Mehdiut dhe kritikonte rregullat botërore të asaj kohe. Ai kishte themeluar një grup të quajtur Thirrje në Islam, duke mbledhur kështu mbështetës. Deri në 100 ndjekës nën udhëheqjen e Otajbit paten zhvilluar protesta kundër qeverisë saudite në verën e vitit 1978, por pas marrjes në pyetje, ata u liruan duke u konsideruar si të padëmshëm.

Otajbi dhe ndjekësit e tij morën armë, municione dhe pajisje të ndryshme nga ushtria saudite dhe i fshehën ato nëpër korridoret rreth Qabes.

Këtu duhet ndarë çështja e fisit të Beni Otajbit. Fisi i Beni Otajbit i cili pas shpërndarjes në Arabi, u përqendrua sidomos në rajonin Najid, ishte përfshirë aktivisht në konfliktet gjatë periudhës së themelimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Udhëheqësi i atëhershëm i Otajbit dhe të tjerëve dhe i cili thuhej se ishte gjyshi i Otajbit, Sultan bin Bajad Al-Otajbi u rebelua kundër dinastisë saudite në fund të viteve 1920 në këtë rajon dhe udhëhoqi lëvizjen al-Ikhvan al-Muslimin (Vëllazëria Muslimane). Por më pas, fisi i Beni Otajbit u pajtua me Abdulaziz bin Abdurrahman bin Faisal al-Saud, i cili nuk lejoi hapjen e një dege të Vëllazërisë Muslimane në Arabi, duke thënë: “Të gjithë jemi Ikhvan”.

KËRKESAT ISHIN POLITIKE

Kërkesa e shpallura nga folësit pas sulmit ndaj Mekës, ishin më tepër politike sesa fetare. Në një shkrim të tij, Juhaimani e kishte përshkruar kështu motivimin që e solli atë dhe ata që ishin me të deri në pikën e pushtimit të Qabesë: “Të gjithë muslimanët jetojnë nën tiraninë, të cilat nuk e pranojnë fenë. Ne i kemi borxh vetëm atyre që sundojnë me librin e Zotit. Ata që qeverisin muslimanët me ligje dhe sisteme të ndryshme nuk mund të kërkojnë që ne t’u bindemi atyre dhe pretendimet e tyre për pushtet janë të pa baza.”

Kërkesat ishin kështu:

T’i jepet fund kulturës, imitimit dhe vlerave të marra nga Perëndimi, zëvendësimi i tyre me kulturën dhe vlerat e Islamit dhe ndërprerja e marrëdhënieve me vendet imperialiste.

Largimi i rendit mbretëror që kalon nga babai tek djali dhe krijimi i shtetit islam si dhe gjykimi i atyre që tani janë në pushtet.

Shpallja e jo fetarizmit të atyre që nuk udhëheqin me atë që ka zbritur Zoti dhe atyre që i japin vendin imperialistëve dhe firmave të huaja.

Ndalimi i eksporteve të naftës në Shtetet e Bashkuara për shkak të qëndrimit armiqësor të tyre ndaj Islamit dhe muslimanëve si dhe reduktimin e prodhimit të naftës në përputhje me nevojat e vendit, në mënyrë që të mos hargjohet pasuria kombëtare.

Dëbimi i të gjithë ekspertëve dhe këshilltarëve të huaj ushtarak të cilët kanë zënë gadishullin arabik si dhe heqja e bazave të huaja ushtarake.

Rrethimi i Qabës në mediat turke

Rrethimi pati një jehonë të gjerë në mediat turke. Sipas informatave të para, qëndrimi i mediave ishte që të shfanin Iranin si përgjegjës për incidentin. Lajmet e para që erdhën nga Meka, ishin të tilla si: Aksham: “U rrethua xhamia e shenjtë e Mekës, u morrën peng namaz falësit”, Hurriyet: “E rrethuan Qaben”, Turqia: “U pushtua Meka”, Përkthyesit: “Dhunë në Malin e Tempullit”, Azia e Re: “Sulm i armatosur në Qabe”.



Burimi : Gazete Duvar