A është arrestuar imami i Qabes, sheikh Bandar?

Publikuar në Shta. 20, 2018, 12:09 a.m.

A u arrestua njëri nga imamët e Qabes, sheikh Bandar Abdulaziz nga forcat e sigurisë së Arabisë Saudite? Çështja më e debatuar në botën arabe për dy ditët e fundit është ajo se a është arrestuar imami i Qabes, sheikh Bandar Abdulaziz.

Web faqja Rassd pranë televizionit më të fuqishëm të botës arabe, Al Jazeera dhe Lëvizjes egjiptiane Ihvan Muslim, ka ndarë me ndjekësit e vet në Twitter postime në lidhje me arrestimin e imamin e Qabes, sheikh Bandar Abdulaziz.

Ndërsa disa aktivist mbështetës të qeverisë së Arabisë Saudite, mohuan lajmet se sheikh Bandar Abdulaziz është arrestuar.

Edhe disa llogari në rrjetet sociale të cilat mbështesin Muhammed bin Selmanin, thanë se sheikh Bandar Abdulaziz nuk është arrestuar, si dhe publikuan disa video duke treguar se sheikh Bandar ka falur namazin e ikindisë të dielën në Qaben Muazzama.

Mutakili Er Raa e cila ndanë informata të rëndësishme në  lidhje me arrestimet e klerikëve, aktivistëve dhe akademikëve nga qeveria e Arabisë Saudite, pati njoftuar se imami i Qabes, sheikh Bandar Abdulaziz është arrestuar të martën e kaluar.



Burimi : Tasnim News Agency