Prapa të gjitha persekutimeve dhe shtypjeve që i janë bërë umetit islam, qëndron Amerika dhe Izraeli

Publikuar në Shta. 19, 2018, 5:39 p.m.

Udhëheqësi i Lëvizjes jemenase Ansarullah ka mbajtur një fjalim në lidhje me ndërhyrjet e Amerikës në Palestinë dhe Jemen.

Udhëheqësi i Lëvizjes jemenase Ansarullah, Seyyid Abdulmelik al Husi tha në një ceremoni për muajin Muharrem, se umeti islam është i shtypur dhe se edhe sot përballet me padrejtësi dhe shtypje.

Udhëheqësi i Ansarullahut u shpreh se realitetit të cilën ne e jetojmë si një ummet musliman, është një realitet tragjik dhe se brenda tij ka shumë tregime të shtypjeve.

Ai shtoi se shumë vende islamike, përfshirë Palestinën, Mianmarin dhe Irakun, po përballen me persekutime dhe shtypje të mëdha dhe se edhe ndërhyrjet e fuqive koloniale siq janë sulmet saudite – amerikane në Jemen, bëjnë pjesë në mesin e këtyre shtypjeve të cilat iu janë bërë vendeve arabe dhe islame.

Abdulmelik al Husi u shpreh kështu: “Shumë muslimanë palestinezë dhe myslimanë jo-palestinezë, si  Mianmari, Iraku dhe Jemeni, po përjetojnë vështirësi në këto kushte dhe prapa të gjitha këtyre persekutimeve dhe shtypjeve, qëndron Amerika dhe Izraeli.

Kur flasim për drejtësinë, a duhet të drejtohemi tek Kombet e Bashkuara për të shpëtuar nga presioni në vendet arabe dhe islame? A të presim që sistemi i Kombeve të Bashkuara të sjellë drejtësi e prosperitet dhe të largojë persekutimin dhe shtypjen?”

Udhëheqësi i Ansarullahut u shpreh se disa umete muslimane falin namaz, agjërojnë dhe janë të lidhur me Islamin, si një umet musliman. Por në të njejtën kohë, ata janë në koordinim të plotë me politikat e SHBA-së dhe Izraelit dhe iu shërbejnë amerikanëve dhe izraelitëve, duke mos i respektuar parimet e Kur'anit dhe të Islamit.



Burimi : Tasnim News Agency