Grupi i inteligjencës Sufan: Hezbollahu u bë më i fortë pas luftës së Sirisë

Publikuar në Shta. 19, 2018, 3:59 p.m.

Grupi i inteligjencës Sufan i lidhur me një ish-anëtar të FBI-së, në një analizë të kohëve të fundit, ka pranuar fuqinë në rritje të Lëvizjes libaneze Hezbollah, pas luftës së Sirisë.

Grupi i inteligjencës Sufan, i lidhur me Ali Sufan, një ish-anëtar i FBI-së në Nju Jork, pranoi se pas luftës në Siri, Lëvizja libaneze Hezbollah ka rritur fuqinë e saj.

Në raportin e Grupit Sufan, thuhet kështu: “Hezbollahu ka zgjeruar dhe forcuar rrjetet e saj, rrjeti tani ka një shtrirje globale dhe Hezbollahu është krenar që posedon infrastrukturën e cila përfshin Amerikën Latine, Afrikën dhe Azinë Juglindore.”

Sufan deklaroi se: “Në rajonet pranë Libanit, Hezbollahu vuri në dukje bashkëpunimin e tij me anëtarët e Grupit Hashdi Shabi në Irak dhe Lëvizjes Ansarullah në Jemen dhe përvojat ushtarake në Aleppo, Deraa, Damask, Latakia dhe pjesë të tjera të Sirisë, kanë rritur përvojën e luftës së këtij grupi.”

Grupi Sufan u shpreh se Hezbollahu mund të bëhet edhe më aktiv në të ardhmen dhe se ai mund të përfitoj nga Irani për të rritur fuqinë e tij.



Burimi : Tasnim News Agency