Zyrtari sionist: Hamasi posedon më shumë se 20 mijë raketa

Publikuar në Shta. 19, 2018, 3:49 p.m.

Një zyrtar ushtarak nga regjimi sionist tha se Brigadat Izzeddin al-Qassam të Lëvizjes Hamas posedojnë mijëra raketa të cilat synojnë territoret e pushtuara.

Një kanal në gjuhën hebrenje, raportoi se një zyrtarë ushtarak izraelit ka parashikuar se Hamasi posedon më shumë se 20 mijë raketa.

Burimet e inteligjencës sioniste thanë se në rast të ndonjë lufte të mundshme, Hamasi do të sulmoj me këto raketa.

Zyrtari izraelit i cili dëshiroi të mbetet anonim, paralajmëroi për rritjen e forces raketore të Hamasait dhe u vuri në dukje se gjendja aktuale është shumë e ndjeshme dhe e rrezikshme, duke theksuar se mund të ketë një konflikt ushtarak në Rripin e Gazës në mes të rezistencës palestineze me Lëvizjen e Hamasit dhe Ushtrisë Sioniste.



Burimi : Tasnim News Agency