Të paktën 180 kompani nga Irani do të luajnë rol në rindërtimin e Sirisë pas luftës

Publikuar në Shta. 19, 2018, 3:30 p.m.

Është raportuar se rreth 180 kompani nga Irani do të krijojnë objekte dhe fabrika për prodhimin e materialeve ndërtimore për rindërtim në Siri.

Sipas gazetës Al Vatan pranë qeverisë siriane, delegacioni i Iranit i cili u takua me ministrin e Punës dhe Mirëqenjes Sociale të Iranit, Muhammed Velid Gazalin, deklaroi se dëshirojnë të marrin pjesë në aktivitetet për rindërtimin të pas luftës.

Sipas lajmit të bazuar në deklaratat e zëvendësministrit Muhammed Seyf, Gazal i propozoi delegacionit të Iranit prodhim të përbashkët nën mbikëqyrjen e ministrisë së tij.

STREHIM – ARSIM – SHËNDETËSI – INFRASTRUKTURË

Të dy palët vendosën të përqëndrohen kryesisht në riparimin e ndërtesave, qendrave shëndetësore, termocentraleve dhe digave.

Sipas kësa, objektet e prodhimit të materialeve të ndërtimit do të vendosen në qytete me qendra industriale. Pas kërkesës së Iranit në lidhje me infrastrukturën e nevojshme, do të përcaktohen vendet në të cilat do të vendosen objektet.

Qeveria siriane, e cila ka bërë fushatë për kthimin e azilkërkuesve përmes rindërtimit të vendit, po përpiqet të riparojë infrastrukturën dhe të ofrojë shërbime arsimore dhe shëndetësore.



Burimi : Sputnik News