Rusia do të hakmerret për avonin ushtarak të rrëzuar në Mesdhe

Publikuar në Shta. 18, 2018, 11:16 p.m.

“Në zonën e kryerjes së sulmit midis  katër avionëve ushtarak izraelit F-16 gjendej edhe avioni ynë vëzhgues Il-20 me 15 anëtar të ekuipazhit, i cili ka kryer detyrat e vëzhgimit të zonës se demilitarizimit në krahinë e Idlibit, për të caktuar lokacionet e depove dhe grumbullimit të fluturakeve pa pilot të cilët prej asaj zone fluturonin dhe kryenin sulme në hapësira të ndryshme të Sirisë”, ka sqaruar Sergej Shojgu në kolegjin e Ministrisë së mbrojtjes ruse.

Ai ka shtuar se pas incidentit me Il-20 në Siri e ka lajmëruar ministrin izraelit të mbrojtjes Avigdor Libermanin se Rusia nuk do të lenë pa përgjigje aksionin e aviacionit izraelit, me ç’rast kanë mbet të vrarë 15 ushtar rus.

“Sot kemi lajmëruar kolegët izraelit, konkretisht, unë e kamë lajmëruar ministrin izraelit të mbrojtjes, se nuk do të lemë këto veprime pa përgjigje”, ka sqaruar Shojgu.

Avionët izraelit F-16 kanë kryer sulmet në Siri nën mbulesë të avionit rus Il-20 duke supozuar se forcat siriane kundërajrore nuk do të veprojnë në atë drejtim, ka thënë ministri rus i mbrojtjes, Shojgu. Ai ka theksuar se avionët izraelit kanë kryer sulmin, duke i lajmëruar rusët vetëm një minutë para sulmit të ndërmarr.

“Saktësisht një minutë para veprimit, aviacioni izraelit na ka lajmëruar se do të kryen sulme në objekte në territorin sirian dhe pas saj e ka kryer sulmin”, ka thënë Shojgu. Ai ka theksuar se avioni rus Il-20 është goditur” si rezultat të veprimeve të forcave siriane kundërajrore  në sulmin e aviacionit izraelit”.

Ministria e mbrojtjes së Rusisë ka kumtuar se me 17 shtator rreth orës 23.oo ka humbur kontaktin me avionin rus Il-20 i cili po kthehej në bazën ajrore Hmejm në Siri, dhe në atë çast ndodhej 35 km larg bregdetit të detit Mesdhe. Ministria ka cek se përafërsisht në atë kohë 4 avionë izraelit F-16 kanë sulmuar caqe në krahinën e Latakisë në Siri.

Sipas shënimeve të Ministrisë së mbrojtjes ruse, duke u fshehur prapa avionit rus, avionët izraelit e kanë vënë në shënjestër të sistemit kundërajror sirian S-200 dhe raketa siriane e ka goditur me atë rast. Kanë mbetur të vrarë 15 ushtar rus. Ushtria izraelite ka deklaruar se me zyrtarët rus do të shkëmbejnë të gjitha informatat që i posedojnë për të hulumtuar incidentin me avionin e rrëzuar rus Il-20 në detin Mesdhe.



Burimi : Sputnik News