Izraeli kërcënon përsëri: Publikon fotografinë e pallatit të Assadit të shkrepur nga sateliti

Publikuar në Shta. 18, 2018, 11:06 p.m.

Izraeli ka publikuar pamjet e skajeve më të thella të Sirisë, të shkrepura nga sateliti spiun, në 30 vjetorin e nisjes së satelitit të parë izraelit. Në këto pamje shihet edhe pallati i presidentit të Sirisë, Bashar al Assad.

Izraeli, i cili po kryen sulme ajrore dhe me raketa që nga fillimi i luftës në Siri, këtë herë  ka publikuar pamje të shkrepura nga sateliti në të cilat shihen zonat strategjike, siq janë bazat ushtarake dhe pallati presidencial i Assadit.

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka ndarë me shtypin fotografitë e shkrepura nga sateliti, në të cilat shihen pallati presidencial, aeroporti i Damaskut si dhe një bazë ushtarake e regjimit.

SYRI I OFEK 11 MBI SIRINË

Ministria deklaroi se këto fotografi janë bërë me satelitin spiun të quajtur ‘Ofek 11’, në 30 vjetorin e nisjes së satelitit të parë izraelit të quajtur OFC 1.

KËRCËNIM I NËKUPTUAR

Këtë veprim të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrit të mbrojtjes Avigdor Liberman, mediat izraelite e kanë interpretuar si një ‘kërcënim’ dhe si mesazh ndaj Assadit me kuptimin ‘po të shoh, nëse dua mundem edhe të të vrasë’.

PRETENDIMI PËR ‘GODITJEN E MË SHUMË SE 200 OBJEKTIVAVE TË IRANIT NË 1.5 VJET’

Kohëve të fudnit, qeveria e Izraelit argumenton se ka goditur objektivat e Iranit, duke thënë se nuk do të lejojë praninë e përhershme të Iranit në Siri.

Para një kohe, një zyrtar anonim nga ushtria izraelite, i cili foli për mediat lokale, pati thënë se në 18 muajt e fundit, Izraeli, me sulme të zhvilluara me avion luftarak, ka goditur më shumë se 200 objektiva të cilat thuhet se i përkisnin Iranit në Siri.



Burimi : Sputnik News