Vlerësimi I Haditheve Mbi Shkaqet E Moskalimit Të Emrave Të Imamëve Të Pafajshëm (p.m.t.) Në Kur’anin Famëlartë

Publikuar në Shta. 18, 2018, 7:35 p.m.

Autori: Perviz Rostgâr- Ali Riza Purberât

Në artikullin që është në duart tuaja do të hetohen disa nga hadithet e zbritura mbi këtë çështje dhe do të mundohet që të sqarohen urtësitë e moskalimit së emrave të Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) në Kur’an.

Çështja E Hulumtimit

Sipas shiitëve pas qenies lajmëtar të të fundit të dërguarve të nderuarit Muhammed (p.q.m.t.) thelbi the themeli i besimit është ndërtuar mbi kujdestarinë dhe prijësinë e Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.). Kujdestaria është elementi më i rëndësishëm dhe pjesa më e lartë e sheriatit. Në një hadith Imam Sadiku (p.m.t.) ka bërë me shenjë tek kjo çështje. Dhurare përcjell kështu nga Imam Sadiku (p.m.t.): “Islam është ndërtuar mbi pesë gjëra: “namazi, zekati, haxhxhi, agjërimi dhe kujdestaria”. Kur Dhurare e ka pyetur: “Cili është më i larti në Islam nga këta?” Imam Sadiku (p.m.t.) është përgjigjur: “Kujdestaria është më e larta; sepse ajo është në shkallën e çelësit të të tërave dhe zotëruesi i kujdestarisë është prova që të çon tek ato”. (1)

Sipas këtij hadithi nëse kujdestaria është kushti më i rëndësishëm në Islam, atëherë përse Kur’ani duke mbajtur parasysh këtë çështje të rëndësishme, nuk iu është drejtuar flamurtarëve dhe bartëse të kësaj porosie të madhe dhe nuk i ka cituar hapur emrat e tyre? kjo është një pyetja që ka munduar mendjen e shumë njerëzve. (2) Edhe Haxhi Nuriu në veprën e tij me titull: “Faslu’l-Hitabi” (Kreu i Oratorisë) e ka shqyrtuar këtë pyetje dhe është përpjekur që t’i japë përgjigjie. (3)

Në artikullin që është në duart tuaja do të hetohen disa nga hadithet e zbritura mbi këtë çështje dhe do të mundohet që të sqarohen urtësitë e moskalimit të emrave të Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) në Kur’an. Përpara se të fillojmë hetimin e haditheve le t’u kujtojmë se shumica e haditheve që do të shtjellojmë që kanë të bëjnë me çështjen zënë vend në kreun me titull: “Kreu I Urtësive Dhe Ajeteve Të Zgjedhura Në Lidhje Me Kujdestarinë Në Kur’an” në veprën me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit). Shkaku i kësaj zgjedhjeje është se vepra: “Kafi” (Mjaftuesi) është cilësuar si njëra nga librat e hadithit me autoritet të shiitëve. Duke marrë për themel veprën: “Kafi” (Mjaftuesi) kjo gjë do të na shpëtojë nga nevojshmëria për t’iu drejtuar përmbledhjeve të tjera të hadithit që qëndrojnë në një shkallë më të ulët se sa ajo.

Një çështje tjetër që ka të bëjë me zinxhirin e haditheve është kjo; se janë hetuar vetëm përcjellësit që janë cilësuar si të dobët nga ana e dijetarëve të hadithit dhe një përcjellës që është hetuar në një zinxhir të hadithit nuk është shqyrtuar sërish në përcjelljen tjetër.

1. Përcjellet Që Provojnë Se Emrat E Imamëve Të Pafajshëm Ceken Në Kur’an

1.1. Përcjellja E Parë

Ali Ibn Ibrahim Ahmed Ibn Muhammed Berkiu përcjell nga i ati i tij, ky nga Muhammed Ibn Sinani, ky nga Ammar Ibn Meruani, ky nga Munahhili, ky nga Xhabiri se Ebu Xhaferi (Imam Muhammed Bakiri) se ka cituar kështu: “Xhibrili (p.m.t.) ia zbriti këtë ajet kështu të nderuarit Muhammed (p.q.m.t.): “Sa keq e shitën veten ata që e mohuan atë që ua shpalli Allahu -për Aliun-.” (Sure Bekare, 90) (4)

Ky ajet ka zbritur për çifutët, që në librin e tyre e kishin marrë lajmin e gëzuar se do të vinte një i dërguar i ri, që e dinin se në cilin vend do të shfaqej dhe për këtë arsye ishin vendosur në Medinë. Krahas të tëra problemeve çifutët ishin në pritje të daljes së të dërguarit të ri. Megjithatë pasi i dërguari e shpalli të qenit të tij të dërguar ata e mohuan atë me arsyetimin se i dërguari i ri nuk ishte nga populli i tyre dhe duke u frikësuar se përfitimet e tyre do të viheshin në rrezik. Sa humbje e madhe është për njeriun zënia vend në një post kundër qëllimit të tij pasi ai ka arritur synimin e tij dhe ka shpenzuar të tërë fuqinë e tij në këtë udhë. (5) Citojmë se është e qartë se çështja e ajetit të lartpërmendur është fillimi i dërgesës së të nderuarit të dërguar dhe mohimi i çifutëve të Kur’anit. Lidhja e ajetit me të nderuarin Ali është e pakuptimtë.

1.2. Përcjellja E Dytë

Muhammed Ibn Sinani përcjell kështu nga o Ammar Ibn Meruani, ky nga Munahhili, ky nga Xhabiri: “Xhibrili (p.m.t.) ia zbriti këtë ajet kështu të nderuarit Muhammed (p.q.m.t.): “Në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm shkallë shkallë robit tonë -për Aliun-, atëherë sillni ju një sure të ngjashme si ai”. (Sure Bekare, 23) (6)

Kumtojmë se zinxhiri i hadithit u shqyrtua më parë. Çështja që është e re në këtë hadith është mosbërja e ditur e emrit të imamit. Sipas metologjisë së hadithit ky është një “hadith meukuf” dhe është më i dobët në krahasim me hadithin paraardhës. Për sa i përket tekstit të hadithit; sqaroj se biseduesit e ajetit janë ata që kanë dalë kundër Kur’anit. Biseduesit e ajetit janë ata që ende nuk i kishin besuar të dërguarit të Islamit dhe ishin brenda një ngurrimi përballë mrekullisë së përjetshme që ishte zbritur nga ana e Allahut. Në këtë gjendje duk qenë se biseduesit e ajetit ishin ende ngurrues mbi çështjen e shpalljes si mund të mendohet se çështja e ajetit është i nderuari Ali? E thënë ndryshe idhujtarët dhe ndjekësit e librit të që ende nuk e kishin të fiksuar në duart e tyre dërgesën e të nderuarit të dërguar dhe mrekullin që ai kishte marrë nga Allahu si mund t’u bëheshin të qarta atyre virtytet e Aliut dhe Ehli Bejtit?

I ndjeri Ajetullah Huimbi këtë çështje shkruan si më poshtë: “Ky ajet është një provë që argumenton të qenit lajmëtar të të nderuarit të dërguar dhe sjelljen e tij një fjale si Kur’ani. Ai nuk ka asnjë lidhje më të vogël me çështjen e prijësisë dhe të kujdestarisë. Si rrjedhojë nuk mund të mendohet se fjalëza “për Aliun” është hequr nga ajeti”. (7)

1.3. Përcjellja E Tretë

Ahmed Ibn Mihran Abduladhim Ibn Abdullah përcjell nga Muhammed Ibn Fudajli, ky nga Ebu Hamzai, ky nga Ebu Xhaferi (Imam Muhammed Bakiri) se ka thënë kështu: “Xhibrili (p.m.t.) ia zbriti këtë ajet kështu të nderuarit Muhammed (p.q.m.t.): “Ata që dhunuan veten -të familjes së e Muhammedit-, duke ndryshuar fjalën me një fjalë tjetër që iu ishte thënë atyre.Ne u zbritëm atyre dhunuesve -të familjes së Muhammedit- një dënim nga qielli sepse ata bënin ngatërresë”. (Sure Bekare, 59). (8)

Ky ajet ka të bëjë me udhëtimin e çifutëve në “Bejtu’l-Mukaddesi” (Shtëpinë e Shenjtë). Alame Sharani kur ka sqaruar këtë ajet ka shkruar si vijon: “Ajeti ka të bëjë qartë me bijtë e Izraelit. Në kohën e Jusha Ibn Nunit ose të nderuarit Musa atyre iu urdhërua nga ana e Allahut që të thonin: “hittatun” (u penduam). Fjala dhunuesit që ceket në këtë ajet ka për qëllim ata që ndryshuan këtë fjalë me një fjalë tjetër, nuk ka kuptim që në kohën e të nderuarit Musa bijtë e Izraelit të kenë dhunuar familjen e Muhammedit (p.q.m.t.)”. (9)

1.4. Përcjellja E Katërt

Ali Ibn Ibrahim Ahmed Ibn Muhammed Berkiu përcjell nga i ati i tij, ky nga Muhammed Ibn Fudajli, ky nga Ebu Hamzai, ky nga Ebu Xhaferi (Imam Muhammed Bakiri) se ai e ka lexuar në këtë mënyrë këtë fjalë të Allahut: “Këto dy palë kundërshtarësh kishin hyrë në diskutim rreth Zotit të tyre. Ata që kanë mohuar kanë veshje të prera nga zjarri ndërsa nëpër kokat e tyre do të hidhet ujë i valuar”. (Sure e Haxhxh, 19) (10)

Me qëllimin dy palë kundërshtare nënkuptohen muslimanët dhe çifutët të cilët kanë hyrë në diskutim rreth Zotit të tyre. Çifutët dhe të krishterët i thanë muslimanëve: “Ne jemi më meritues ndaj fesë së Allahut; sepse i dërguari ynë dhe feja jonë është më përpara të dërguarit tuaj dhe fesë suaj”. Ndërsa muslimanët i kthyen këtë përgjigjie: “Ne jemi më meritues sepse në së bashku me të dërguarin tonë i besuam librit tuaj dhe të dërguarit tuaj. Ndërsa ju e mohuat të dërguarin tonë si pasojë e smirës suaj”. (11)

Ashtu siç do të kuptohet dhe nga sqarimi i sipërcituar ky diskutim i zhvilluar mes muslimanëve dhe ndjekësve të librit nuk ka të bëjë aspak me kujdestarinë e të nderuarit Ali (p.m.t.).

1.5. Përcjellja E Pestë

Husejn Ibn Muhammed Muala Ibn Muhammedi përcjell nga Ali Ibn Esbati, ky nga Ali Ibn Ebi Hamzai, ky nga Ebu Basiri ky nga Ebu Xhaferi (Imam Muhammed Bakiri) se ai e ka lexuar në këtë mënyrë këtë fjalë të Allahut: “Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij -në çështjene kujdestarisë së Aliut dhe Imamëve që do të vijnë pas tij-ai ka arritur në një shpëtim të madh”. (Sure Ahzab, 71) (12)

Bëj të ditur se Sureja Ahzab në përgjithësi ka të bëjë me ngjarjet që kanë ndodhur para dhe pas Luftës së Hendekut. Kështu që duke qenë se pothuajse kjo sure është përqendruar mbi këtë çështje asaj iu është vënë emri Sureja Ahzab. Në ajetet e Sures Ahzab bëhet fjalë për mosbindjen ndaj urdhrave të Allahut dhe të dërguarit të tij dhe urdhërohet që t’u bindet atyre. Në ajetet e fundit të sures pasi është bërë fjalë se mosbindja ndaj Allahut dhe të dërguarit të tij do të ndëshkohet me një dënim më pas edhe njëherë tjetër njerëzit janë ftuar në drejtim të bindjes dhe është bërë e qartë se shpëtimi i çdo besimtari është i lidhur me bindjen dhe se në mungesë të bindjes shpëtimi nuk do të ndodhë kurrë. Sipas kësaj gjendja e mosbindjes që u përjetua në Luftën e Hendekut nuk ka lidhje me bindjen ndaj të nderuarit Ali.

1.6. Përcjellja E Gjashtë

Im atë më përcolli mua nga Ibn Ebi Umejri, ky nga Ebu Basiri se nga Ebu Abdullahu (Imam Xhafer Sadiku) ka kumtuar kështu: “Allahu dëshmon me atë që ta ka shpallur ty -për Aliun- të cilën Ai ta ka shpallur me dijeninë e Tij dhe engjëjt dëshmojnë (këtë) dhe Allahu të mjafton ty dëshmitar”. (Sureja Nisa, 166). Dhe Ebu Abdullahu lexoi këtë ajet: “Me të vërtetë ata që mohojnë dhe dhunojnë -familjen e Muhammedit-, Allahu nuk do t’i falë ata dhe as nuk do t’i udhëzojë në asnjë udhë përveç se në udhën e Xhehennemit, në të cilën do të qëndrojnë përjetësisht. Ndërsa kjo për Allahun është shumë e lehtë”. (Sure Nisa, 168, 169) (13)

Uahidi Nishaburiu, në lidhje me shkakun e zbritjes së ajetit 166 të Sures Nisa rrëfen si më poshtë: “Të parët e Mekkës erdhën pranë të nderuarit të dërguar dhe iu drejtuan kështu: “Ne i pyetëm çifutët për ty por ata nuk të njohin ty. Na sill një njeri i cili do të dëshmojë se ti je i dërguari i Allahut”. Për këtë arsye zbriti ky ajet”. (14)

Ashtu siç shihet ky ajet ashtu si ajetet për të cilat kemi bërë fjalë më sipër kanë të bëjë me një ngjarje që nuk ka lidhje me çështjen e kujdestarisë së të nderuarit Ali (p.m.t.) dhe të bijve të tij dhe ajeti nuk ka të bëjë aspak me ata. Një njeri i cili ndan besimin se Kur’ani është ndryshuar nëse do të kishte hetuar pjesën e përparme të ajetit dhe se cilët ishin biseduesit e tij nuk do t’i ishte adresuar kurrë Kur’anit.

1.7. Përcjellja E Shtatë

Ibn Merdeuejhu përcjell nga Ibn Mesudi, ky nga Dhiri, ky nga Abdullahu se ka thënë si më poshtë: “Ne në kohën e të dërguarit të Allahut këtë ajet e lexonim në këtë mënyrë: “O i dërguar! Përcill atë që të është shpallur nga Zoti yt -se Aliu është kujdestari i besimtarëve-! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke kryer dërgesën tënde. Allahu të ruan ty nga njerëzit. Me të vërtetë Allahu nuk e udhëzon popullin mohues”. (Sure Maide, 67) (15)

Shtoj se çështja e kësaj përcjelljeje është më e ndryshme nga përcjelljet që kemi përcjellur deri më tani sepse është një ajet që ka zbritur në lidhje të drejtpërdrejtë me kujdestarinë dhe prijësinë e Aliut. Pak më poshtë ne këtë përcjellje do ta shqyrtojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ashtu siç kemi shprehur dhe më parë pjesa më e madhe e këtyre përcjelljeve zotërojnë zinxhir të dobët, ndërsa teksti/përmbajtja ka të bëjë me një çështje të ndryshme nga ajo e të nderuarit Ali dhe Ehli Bejtit. Në vazhdim të artikullit tonë ne do t’i shqyrtojmë këto përcjellje.

2. Qortimi I Zinxhirit Të PërcjelljeveDhe I Përcjellësve

Në sqarimin që Alame Mexhlisi ka përpiluar mbi“Kreun E Urtësive Dhe Ajeteve Të Zgjedhura Në Lidhje Me Kujdestarinë Në Kur’an” të veprës me titull: “Kafi” (Mjaftuesi) ai shkruan se në këtë krye që të tëra përcjelljet që janë të pranishme në këtë krye një pjesë të të të cilave që dhe ne i kemi përcjellur se janë të dobëta. (16) Edhe Ajetullah Hui ka bërë të ditur se shumica dërrmuese e zinxhirit të këtyre përcjelljeve është i dobët dhe nuk është i besueshëm”. (17)

Edhe Alame Sharanisi shumica e dijetarëve shiitë, shënon se si fillim këto përcjellje janë përmbledhur nga librat e paditura të hadithit, zinxhirët e tyre janë problematikë dhe në këndvështrimin e tekstit dhe të përmbajtjes nuk janë të besueshëm. Si rrjedhojë këtyre përcjelljeve nuk duhet t’u adresohet në asnjë mënyrë. (18) Ndërsa në një vend tjetër ai shpreh se këto lloj përcjelljesh janë përcjellur nga përcjellës “gali” (gabimtarë) / “mufrid” (të shmangur), të paditur ose të dobët, ose janë lajme “mursel” (të dërguara) dhe se asnjërës nuk mund t’u besohet. (19)

Pra në njërën anë kemi qenien problematike të zinxhirëve dhe në anën tjetër pohojmë se këto përcjellje janë në postin e lajmit të vetëm përballë haditheve të vërteta që bëjnë të ditur se Kur’ani nuk do të mund të pësojë ndryshim si dhe nuk mund të përdoren si provë. (20)

Në vazhdim të artikullit tonë ne do të hetojmë besueshmënrinë e përcjellësve të përcjelljeve:

Ahmed Ibn Muhammed Berki: Nexhashinë lidhje me Berkiun ka shkruar kështu: “Ai vetë është i besueshëm; ai ka përcjellur hadithe nga përcjellësit e dobët dhe i ka besuar haditheve mursel (të dërguara). (21) Ndërsa Ibn Gadairi ka cituar si më poshtë: “Dijetarët e Kumit janë pajtuar se ai është me të meta. Në fakt ai vetë nuk ka të meta, por përcjellësit nga të cilët ai ka përcjellur përcjellje janë me të meta”. (22)

Muhammed Ibn Halid Berki: Nexhashi ka kumtuar se “ai është i dobët në hadith”. (23) Ndërsa sipas Ibn Gadairit “hadithi i tij dihet dhe mohohet; ai ka përcjellur përcjellje nga përcjellësit e dobët dhe i ka besuar haditheve mursel (të dërguara)”. (24)

Muhammed Ibn Sinani: Ebu Abbas Muhammed Ibn Ahmed Ibn Saidi, ka shkruar këto për sa i përket Ibn Sinanit: “Me të vërtetë ai është një njeri i dobët. Edhe Fadli Ibn Shazani nuk e ka shikuar si të lejuar përcjelljen e përcjelljes nga ai. (25) Për më tepër ai ka bërë të qartë se ai është gënjeshtar. (26) Ndërsa Ibn Gadairi ka rrëfyer se Muhammed Ibn Sinani është i dobët, gali/mufrid dhe e ka asgjësuar (hadithin); ai nuk e ka përgëzuar atë. (27) Edhe Shejh Tusiu ka shprehur se ai është i dobët dhe ka shkruar si vijon: “Ai ka shkruar libra; është folur keq për të. Në të tëra përcjelljet e tik ka shenja të prishjes dhe të gabimit”. (28)

Munahhil Ibn Xhemil Esedi: Nexhashi ka shkruar këto në lidhje me të: “Ai ka shitur robëresha, është i dobët, ka prishur përcjelljet”. (29) Ndërsa Ibn Gadairi ka pohuar kështu: “Ai është i dobët, ka shkuar në skaj në doktrinë e tij”. (30)Muhammed Ibn Mesudi e ka pyetur Ali Ibn Hasanin për Munahhil Ibn Xhemilin dhe ai iu është përgjigjur kështu: “Ai nuk është i besueshëm dhe është akuzuar se ka kryer gabime”. (31)

Xhabir Ibn Jezid Xhufi: “Disa dijetarë të hadithit si Amr Ibn Shimri, Mufaddal Ibn Salihu, Munahhil Ibn Xhemili dhe Jusuf Ibn Jakubi kanë përcjellur përcjellje nga ai ndonëse përcjelljet e tij janë cilësuar si të dobëta dhe të lëna mënjanë. Mendja e tij ishte e përzier dhe mjeshtri ynë Muhammed Ibn Numani recitonte poezi që tregonin për mendjen e tij të përzier”. (32) Edhe Ibn Gadairi ka shkruar si më poshtë: “Ai vetë është i besueshëm; por shumica që kanë përcjellur përcjellje nga ai janë të dobët”. (33)

Ahmed Ibn Mihrani: Themi se janë përcjellur pesëdhjetë e dy përcjellje nga ai dhe se emri i tij kalon në një pjesë të madhe të zinxhirëve. Ai i ka përcjellur këto përcjellje nga Muhammed Ibn Aliu (Gënjeshtar Ebu Semine) dhe nga Abduladhimi. (34) Ibn Gadairi ka nënvizuar se Ibn Mihrani është i dobët, ndërsa disa dijetarë të hadithit kanë shpalosur se ai është një pëcjellës i paditur. (35)

Muhammed Ibn Fudajli: Emri i tij kalon në mesin e gabimtarëve. (36) Ka shumë gjasa që Muhammed Ibn Fudajli të jetë i njëjti njeri me Ezdi Sajrafin i cili është akuzuar se është gabimtar. (37)

Për më tepër Nexhashi Muala Ibn Muhammed Basriu ka cituar këto për të: “Hadithi dhe doktrina e tij është problematike”. (38) Ndërsa Ali Ibn Ebi Hamza Bataini ka shënuar kështu: “Ai ka përcjellur përcjellje nga Ebu Hasan Musai (Imam Musa Kazimi) më pas është bërë nga uakifet. Ai është njëri nga uakifet kryesorë.” (39) Në përcjellje ceket se Imam Musa Kazimi i ka thënë kështu atij: “O Ali! Ti dhe ata që ke pranë i ngjani gomerëve”. Në vazhdim të përcjelljes ka shtuar se ai është një gënjeshtar. Edhe Imam Rizai (p.m.t.) pasi Bataini ka vdekur ka cituar kështu: “Në varr atij i pyetën emrat e imamëve. Kur erdhi radha tek unë ai heshti. Për këtë arsye ata e goditën aq fort në kokën e tij sa varri i tij u mbush plot me zjarr”. (40)

Në mungesë të ndërmjetësimit të Ibn Ebi Umejrit (v.v. 217 m.i.) emri i të cilit kalon në përcjelljen e gjashtë nuk mund të përcillet përcjellje nga Ebu Basiri (v.v. 150 m.i.). Si rrjedhojë pohojmë se ky hadith është mursel. (41) Alame Askeriu për sa i përket zinxhirit të përcjelljes së shtatë ka kumtuar si më poshtë: “Duke qenë se këto hadithe kanë hyrë në mesin e dy degëve të hadithit të vërtetë nuk ka nevojë që të shqyrtohet zinxhiri”. (42)

Çështja që na tërheq vëmendjen mbi hadithin e fundit që hulumtuesit e kanë theksuar shpesh është kjo: “Në pjejesën dërrmuese të përcjelljeve të mëparshme, domethënë që nga përcjellja e parë deri tek e gjashta, është e mundur që të haset në gjurmën e Ahmed Ibn Muhammed Sejjarit. (43) Shprehemi kështu sepse në shumicën e përcjelljeve që bëjnë fjalë për ndryshimin janë përcjellur me anë të tij dhe dijetarët e hadithit e kanë cilësuar atë si tmerrësisht të dobët.

Nexhashi ka cituar kështu në lidhje me Ahmed Ibn Muhammedin: “Ahmed Ibn Muhammed Sejjari i cili njihet si Sejjari është i dobët në hadith dhe i prishur në doktrinë”. Husejn Ibn Ubejdullahu na ka thënë se ai ishte i paditur në përcjellje dhe se ka përcjellur një pjesë të madhe të haditheve mursel. Ahmed Ibn Muhammed Ibn Jahja na ka përcjellur kështu nga ai ati: “Sejjari nuk na ka përcjellur gjë tjetër përveç se hadithe të cilat bartin skajshmëri dhe prishje”. (44) Edhe Ibn Gadairi pasi ka shkruar: “Ai është i dobët, ai është aq nxituar sa mund ta vërë veten në rrezik, gabimtar dhe ndryshues” ka shtuar: “Të mëdhenjtë dhe të parët e përcjelljes e kanë nxjerrë atë nga vepra me titull: “Neuadiru’l-Hikmeti” (Të Rrallët e Urtësisë). Ali Ibn Muhammed Ibn Mahbubi në veprën me titull: “Neuadir” (Të Rrallët) ka shkruar se ai i ka besuar rimishërimit”. (45)

3. Rivlerësimi i Thënieve Të Shtuara Në Përcjellje

Pasi kemi hetuar zinxhirët e përcjelljeve tani do të vlerësojmë tekstet e përcjelljeve të cilat nuk kanë probleme në këndvështrimin e zinxhirit por të cilat bartin dyshimin e ndryshimit. Bëjmë të ditur se dhe hadithet të cilat zënë vend në këtë grup patjetër duhet të vlerësohen dhe të dalin në dritë. I nderuar Ajetullah Huji ka shkruar kështu mbi këtë çështje: “Ndonëse një pjesë e madhe e këtyre përcjelljeve janë të dobëta dhe të pabesueshme në këndvështrimin e zinxhirit sërish një pjesë tjetër e madhe e këtyre përcjelljeve janë të përcjellur nga Imamët e Pafajshëm në shkallën e vërtetë ose të paktën jemi të sigurtë se një pjesë e këtyre zotërojnë në veçanti zinxhirin e besueshëm dhe të sigurtë”. (46)

Për këtë arsye ne duhet të vlerësojmë hadithet e këtij lloji ndryshimi në të cilat kalojnë emrat e Imamëve të Pafajshëm.

3.1. Shkaku I Komentimit Ose I Zbritjes

Thëniet të cilat gjenden në një pjesë të këtyre përcjelljeve, të cilat janë në llojin e gjykimit të shkakut të komentimit dhe zbritjes, janë thënë nga ana e Imamëve të Pafajshëm, me synimin e asgjësimit të dyshimeve. Fejd Kashani ka thënë kështu: “Disa nga këto thënie nuk janë pjesë nga Kur’ani; përkundrazi ato janë në llojin e gjykimit të komentimit dhe sqarimit”. (47) Për shembull ajeti: “O i dërguar! Përcill atë që të është shpallur nga Zoti yt -se Aliu është kujdestari i besimtarëve-! ka zbritur për kujdestarinë e Imam Aliut, me qëllim që të argumentojë kujdestarinë e tij dhe thënia “se Aliu është kujdestari i besimtarëve” është shtuar me synimin e bërjes së qartë të shkakut të zbritjes së ajetit, pra se me cfarë qëllimi është zbritur ajeti. Mosditja e shkakut të zbritjes bëhet shkak që ajeti të keqkuptohet.

3.2. Ushtrimi Dhe Zbatimi

Ashtu siç kemi sqaruar më lart në disa ajete iu është drejtuar duke marrë si bisedues ndjekësit e feve të mëparshme qiellore si çifutët dhe të krishterët dhe në këto ajete është bërë fjalë për qasjet e tyre ndaj të dërguarve të tyre, Kur’anit dhe Islamit. Krahas kësaj në një pjesë të këtyre ajeteve vihet re se janë shtuar fjalët Ali dhe “Ali Muhammed” (Familja e Muhammedit) (p.q.m.t.). Në këto ajete duhet të zbatohet rregulli i ushtrimit dhe i zbatimit.

Alame Tabatabaiu, kur ka komentuar ajetin 166 të Sures Nisa, ka përcjellur një përcjellje nga Ajjashi dhe Kummi dhe ka kryer bërë sqarim: “Kjo përcjellje është në përputhje me rregullin e ushtrimit dhe zbatimit; sepse në Kur’an kanë zbritur një mori ajetesh të cilat bëjnë fjalë për çështjen e kujdestarisë së Imam Aliut. Pavarësisht kësaj me këtë nuk nënkuptohet ndryshimi i Kur’anit dhe leximi në një mënyrë ndryshe i ajetit nga ana e Imamëve të Pafajshëm”. (48)

Sipas kësaj citoj se mund të bëhet shëmbëllimi në mesin e një ngjarjeje e cila ka ndodhur në një hark të caktuar kohor dhe një ngjarjeje tjetër e cila ka ndodhur në një tjetër hark kohor dhe këto dy ngjarje mund të zbatohen me njëra-tjetrën. (49)

Për shembull Imam Muhammed Bakiri (p.m.t.) kur ka sqaruar ajetin: “Ata të cilët u nxorrën nga vendi i tyre padrejtësisht vetëm për shkak se thanë: “Zoti ynë është Allahu”. (Haxhxh, 40) ka kumtuar: “Ky ajet ka zbritur për të dëguarin, Aliun, Hamzain, Xhaferin dhe në veçanti për çështjen e Husejnit”. (50)

Imam Muhammed Bakiri (p.m.t.) ndonëse ua ka dorëzuar këtë ajet për “muhaxhirët” (mërgimtarët) në një ngjarje tjetër të ajetit ai ka bërë lidhjen me kryengritjen e Imam Husejnit”. (51)

Edhe Ajetullah Subhani mbi këtë çështje ka shkruar si më poshtë: “Disa nga këto përcjellje janë të lidhura me ndryshimin. Megjithatë këto thënie kanë një drejtim komentimi; pra ai komenton ajetin. Përmbajtja e përgjithshme e ajetit është zbatuar ndaj të vërtetave objektive ose njëjrës nga ato. Ndërsa disa njerëz duke pandehur se këto thënie komentimi dhe zbatimi janë nga Kur’ani kanë menduar se ato janë hequr nga ajeti. Për shembull ajeti: “Udhëzona në udhën e drejtë” që ceket në Suren Fatiha është komentuar me thënien: “Në udhën e të dërguarit dhe Ehli Bejtit”. (52)

4. Mbi Fjalën “Tenzil” (Zbritje)

Në disa nga përcjelljet që kemi përcjellur më parë kalojnë thëniet: “Xhibrili e ka zbritur kështu këtë ajet” ose “I nderuari Muhammed (p.q.m.t.) ka thënë ky ajet ka zbritur kështu” dhe këto thënie janë të pranishme të cilat gjenden në fillim të shtesave të ajeteve dhe janë të pranishme në Kur’an të japin përshtypjen se janë të zbritura të të dërguarit nga ana e Allahut nëpërmjet Xhibrilit.

4.1. Mundësia E Qenies Si Fjalë Ose Si Shpirtërore e Fjalëzës “Tenzil”

Fjala “tenzil” ndahet në dy pjesë si fjalë dhe si shpirtërore; në këtë këndvështrim ajo i ngjan një medalioni me dy faqe. Marrja parasysh vetëm e kuptimit si fjalë është e gabuar dhe të jep ndjesinë e një qasjeje të qëllimshme. Mullah Salih Mazenderaniu shkruan kështu: “Me fjalëzën që nënkuptohet me këtë është zbritja e saj në Kur’an ose zbritja e komentimit si kuptim të të dërguarit me anë Xhibrilit me urdhrin e Zotit të tij. Në të dyja rastet kjo është “tenzil” (zbritje); nuk është “teuil” (interpretim)”. (53)

Alame Sharaniu, i ka sqaruar në këtë mënyrë fjalët e Mullah Mazenderaniut: “Mullah Salihu ka bërë një sqarim mbi të cilin ia vlen që të mendohet. Së bashku me këtë sqarim, u rrëzua (aludimi) se thënia e Imamëve të Pafajshëm se “zbriti në këtë mënyrë” ka argumentuar gjithmonë fjalëzën e zbritjes si fjalë, sepse gjendet dhe gjasa e zbritjes si shpirtërore”. (54)

4.2. Ndryshimi I Kuptimit Në Fjalëzën “Tenzil” Në Epokën E Hershme

Anashkalimi i të vërtetës se kuptimet e disa fjalëzavë të epokës së hershme kanë pësuar ndryshim në shekujt vijues e bën të vështirë kuptimin e përcjelljeve. Në këtë këndvështrim kur ne nuk marrim parasysh kuptimin e fjalës “tenzil” në epokën e hershme e bën të vështirë tezën se Imamët e Pafajshëm në kohën e tyre i kanë besuar ndryshimit dhe ndërrimit të Kur’anit.

Sipas Alame Askeriut arsyeja e keqkuptimit është nëse ne nuk marrim parasysh të vërtetën se fjalëza “tenzil” ka pësuar dalëngadalë ndryshimin e kuptimit duke filluar nga shekulli i tretë i mërgimit. Këto lloj fjalëzash, thëniesh që gjenden tek përcjelljet të cilat bëjnë fjalë për ndryshimin janë orvatur që të sqarohen duke marrë për bazë kuptimet e epokës në të cilin zbriti Kur’ani. Megjithatë këto thënie janë thënie sqaruese të cilat janë përdorur me synimin e vënies në dukje të argumentit të Kur’anit. (55)

Gjithashtu dhe Sejjid Xhafer Murteza Amuliu bën me shenjë se fjalëza “tenzil” ndonjëherë vjen në kuptimet si një fjalëz e Kur’anit, si një komentim i Kur’anit ose hadith i shenjtë. (56) Edhe Sejjid Hakimi vë theksin se fjalëza “tenzil” në atë epokë nuk është përdorur në kuptimin e terminologjisë së dijetarëve të Kur’anit, përkundrazi ka patur për qëllim kuptimin e fjalorit dhe se kjo fjalëz ka ardhur në kuptimin e çdo gjëje e cila iu është zbritur të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) nga ana e Kur’anit ose Allahut. (57)

Kur’ani i cili është në postin e burimit dhe ligjit të përgjithshëm, në shumicën e rasteve me anë të “ixhazit” (mrekullisë) ka shënjuar një numër të madh çështjesh dhe këto kanë kanë patur nevojë që Allahu t’ua sqarojë të nderuarit të dërguar. Për këtë arsye Xhibrili krahas sjelljes së argumenteve të Kur’anit ia ka mësuar të nderuarit të dërguar dhe shpjegimin dhe sqarimin e tyre. Këtyre sqarimeve në terminologji u thuhet “shpallje sqaruese”. Për shembull kur zbriti ajeti: “Merrni tejemmum nga dheu i pastër dhe prekni fytyrat dhe duart tuaja”. (Sure Nisa, Ajeti: 43) ai i ka sqaruar të nderuarit të dërguar dhe kufinjtë e prekjes. Më pas dhe i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ia ka përcjellur bashkëkohësve të tij këtë shpallje të Kur’anit dhe sqarim (shpalljen sqaruese). Bashkëkohësit i kanë shënuar që të dyja format e shpalljes në “mushafet” (fletoret) e tyre. (58)

Sipas Shejh Sadukut nëse shpallja e cila nuk është kuranore do të bëhet bashkë me Kur’anin atëherë tërësia e shpalljes arrin në shtatëmbëdhjetë mijë ajete. (59) Ndërsa Fejd Kashani në lidhje me thëniet shtesë të cilat ceken tek përcjelljet shkruan kështu: “Këto thënie shtesë, kanë kaluar në natyrën e shënimeve komentuese dhe jo se janë një pjesë e Kur’anit”. (60)

Ndërsa Ajetullah Hui shkruan kështu: “Një pjesë e zbritjeve janë komentimi i Kur’anit, këto nuk janë quajtur ajete të Kur’anit. Si rrjedhojë ne duhet t’i komentojmë si komentim përcjelljet të cilat argumentojnë emrat e Imamëve të Pafajshëm që përmenden tek zbritjet. Nëse ky komentim nuk është i drejtë atëherë ne duhet që t’i lëmë mënjanë këto përcjellje”. (61)

3. Argumentet Të Cilat Tregojnë Se Fjalëza “Tenzil” Vjen Në Kuptimin E Komentimit

Përcjellja e cila do të na ndihmojë në shpalosjen e kuptimit të fjalëzës “tenzil” është përcjellja nr. 91 e kreut me titull: “Kreu i Urtësive dhe Ajeteve të Zgjedhura në Lidhje me Kujdestarinë në Kur’an” në veprën me titull: “Kafi” (Mjaftuesi) e Imam Kulejnit. (62)Përcjellja është e gjatë dhe duke u nisur nga vazhdimësia e përcjelljeve paraardhëse dhe pasardhëse kuptohet se qëllimi i nënkuptuar me fjalën “tenzil” në këtë përcjellje është sqarimi i kuptimit të jashtëm të ajetit . Ne mund të sjellim këtë përcjellje si shembull: “Ali Ibn Muhammedi nëpërmjet disa bashkëkohësve tanë përcjell nga Ibn Mahbubi, ky i fundit Muhammed Ibn Fudajli, ky i fundit Ebu Hasan Madiu se ka përcjellur si më poshtë: “Unë e pyeta atë për ajetin në të cilin Allahu i Madhëruar thotë: “Ja pra kjo është ajo që keni përgënjeshtruar”. (Sure Mutaffifin, Ajeti: 17). Pra prijësi i besimtarëve tha. Unë e pyeta: “A është ky “tenzil”?” Ai u përgjigj: “Po”. (63)

Alame Belagiu e sqaron në këtë formë përcjelljen: “Pra ai ka përmendur emrin e prijësit të besimtarëve, kjo tregon se ka patur për qëllim dhe synim komentimin dhe sqarimin”. (64)

Një tjetër argument është ky hadithi përcjellur nga Imam Muhammed Bakiri (p.m.t.): “Allahu ia mësoi të të dërguarit “tenzilin” (komentimin) dhe “teuilin”(interpretimin), ndërsa ia mësoi Aliut, ndërsa Aliu na mësoi ne”. (65)

Nga përcjellja kuptohet se me fjalëzën “tenzil” është nënkuptuar kuptimi i jashtëm dhe komentimi, ndërsa me fjalëzën “teuil” është nënkuptuar kuptimi i brendshëm, konceptimet dhe synimet e thella.

Sepse një njeri i cili di arabisht dhe kur zotëron dhe aftësinë e këndimit dhe shkrimit kur lexon argumentin e Kur’anit nuk ka nevojë për udhëzim. Dhënia mësim e “tenzilit” që zë vend tek përcjellja, përmban dhe kuptime të tjera përveç argumentit të Kur’anit.

5. Kuptimi I Fjalëzave “Ikra” (Lexo) Dhe “Kiraat” (Lexim)

Nga Ibn Mesudi përcillet si vijon: “Ne në kohën e të dërguarit të Allahut këtë ajet e lexonim në këtë mënyrë: “O i dërguar! Përcill atë që të është shpallur nga Zoti yt -se Aliu është kujdestari i besimtarëve-! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke kryer dërgesën tënde. Allahu të ruan ty nga njerëzit. Me të vërtetë Allahu nuk e udhëzon popullin mohues”. (Sure Maide, Ajeti: 67) (66)

Kjo përcjelljr duke qenë se ka një zinxhir të vërtetë përcjelljeje është përdorur në pretendimet se Kur’ani ka pësuar ndryshim dhe kjo gjendje ka arritur në një pikë të tillë sa disa njerëz duke pandehur shtesën e cila kalon në përcjellje si një pjesë të ajetit kanë menduar se ajo është hequr nga Kur’ani pas ndërrimit jetë të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.).

Fjalëza “kiraat” (lexim) ka zotëruar një kuptim ndryshe nga kuptimi që kihte fituar në epokat e vonshme të të nderuarit të dërguar, bashkëkohësve dhe Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.). Fjala vjen në ditët tona atij njeriu i cili mund të lexojë Kur’anin në lexime të ndryshme dhe me një zë të bukur i thuhet “mukri” (lexues). Ndërsa në historinë e hershme islame fjalëza “ikra” (lexo) krahas kuptimeve të leximit merrte kuptimin e të mësuarit së bashku. (67) Them se gjenden një numër i madh argumentesh të cilët tregojnë se fjalëza “ikra” (lexo) është përdorur në këtë kuptim:

Nga Ebu Abdurrahman Sulemiu përcillet se ka kumtuar kështu: “Ne na është përcjellur nga mësuesit e Kur’anit si Uthmani, Abdullah Ibn Mesudi dhe të tjerët. Numri i tyre i cili nuk i kalonte atë të nderuarit të dërguar ata mësonin së bashku diturinë dhe veprën ajetit. Ata thonin se ne e mësuan Kur’anin së bashku me diturinë dhe veprën”. (68)

Me thënien e lexuesve të Kur’anit tregohet se ata përveç ajeteve e mësonin diturinë dhe veprën nga bashkëkohësit, ndërsa bashkëkohësit e mësonin nga i nderuari i dërguar. Sipas të nderuarit të dërguar mësojmë se një veçori e të nderuarit Ali (p.m.t.) ishte se “ai u mësonte atyre leximin e Librit të Allahut”. (69) Kjo nënkupton se i nderuari Ali ishte më i dituri i kuptimit dhe kuptimit të Kur’anit në mesin e njerëzve; kjo nuk nënkupton se ai ishte lexuesi me zë më të bukur i Kur’anit në mesin e njerëzve.

Nga sqarimi që kemi kryer deri më tani nga thënia e Ibn Mesudit “këtë ajet e lexonim në këtë mënyrë” kuptohet se ne e kuptonim ajetin në këtë formë dhe kështu ua mësonim të tjerëve.

6. Thëniet Shtesë Komentuese Tek “Mus’hafet” (Fletoret E Kur’anit)

Djegia e mus’hafeve u dha një peretekst në duart e atyre të cilëve mbronin pretendimin e ndryshimit të Kur’anit. Ata si përfundim të djegies së mus’hafeve dhe të bashkimit të njerëzve rreth një mus’hafi të vetëm, u përfshinë nga mendimi se disa pjesë të Kur’anit mund të jenë hequr. (70)

Shënimet dhe përcjelljet historike tregojnë se mus’hafet e djegur përmbanin disa thënie shtesë. Disa njerëz  menduan se këto shtesa ishin një pjesë e Kur’anit dhe se Uthmani i dogji këto mus’hafe. Megjithatë këto shtesa nuk ishin gjë tjetër vetëm se sqarimet e kryera nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) dhe shkaqet e zbritjes së ajeteve; kështu që në epokën e të nderuarit të dërguar hadithi shkruhej së bashku me Kur’anin dhe kjo gjendje vijoi në këtë formë deri në fund të jetës së të nderuarit të dërguar. (71) Në këtë çast disa bashkëkohës në njërën anë shkruanin ajetin e zbritur dhe në anën tjetër shkruanin dhe hadithin i cili përmbante sqarimin e ajetit.

Nga Ebu Junusi robi i Aishesë përcillet si më poshtë: “Aisheja më urdhëroi që të shkruaja një mus’haf për të dhe më tha kur të arrish tek ajeti: “Ruani namazet dhe namazin e mesëm” (Sure Bekare, Ajeti: 238) më lajmëro. Ajo më tha që ta shkruaj (këtë ajet) në formën: “Ruani namazet dhe namazin e mesëm -namazin e ikindisë-” sepse kështu e kishte dëgjuar nga i dërguari i Allahut”. (72)

Pas ndërrimit jetë të të nderuarit të dërguar mosmarrëveshjet në mesin me mus’hafeve ishin rritur nga dita në ditë dhe kjo gjendje kishte arritur në atë pikë sa ata që kishin mendime të kundërta kishin quajtur si mohues njëri-tjetrin. Për këtë arsye Uthmani kishte nisur përpjekjen për të njëjësuar mus’hafet. Sipas Alame Askeriut arsyeja e mosmarëveshjeve nuk ishin argumentet e Kur’anit; por arsyeja e shfaqjes së mosmarrëveshjes ishte shkrimi i atyre njerëzve, të cilët zotëronin mus’hafe të sqarimeve të të nderuarit të dërguar dhe ato që ato shënime që ata vetë kishin kuptuar. (73)

Shkurtimisht thëniet shtesë të cilat zinin vend në disa mus’hafe në lidhje me të nderuarin Ali dhe Ehli Bejtin (p.m.t.), si për shembull në mus’hafin e Ibn Mesudit, ishin shkruar si sqarim dhe komentim në mesin e rreshtave të ajeteve. Nëse ata do ta kishin ditur se këto sqarime do të bëheshin shkak i pretendimit të ndryshimit të Kur’anit në të ardhmen, mbase ata nuk do t’i kishin shënuar kurrë këto lloj thëniesh sqaruese në mus’hafet e tyre.

7. Argumentet Të Cilat Tregojnë Se Emrat E Imamëve Të Pafajshëm (p.m.t.) Nuk Gjenden Në Kur’an

Shpikja e haditheve nga ana e përcjellësve të dobët dhe të panjohur dhe ngatërrimi i të vërtetës me të gabuarën më njëra-tjetrën si pasojë e përhapjes së këtyre haditheve, është bërë shkak që shumica e njerëzve t’i qasen me dyshim përcjelljeve, të ngjallin dyshime për sa i përket shëndetit dhe besueshmërisë së haditheve. Në këtë këndvështrim në këtë pjesë të hulumtimit tonë ne do të trajtojmë përcjelljet historike të cilat tregojnë se emrat e Imamëve të Pafajshëm nuk gjenden në Kur’an.

7.1. Hadithi I Gadir Humit

Hadithi i Gadir Humit i cili ka ndodhur në vitin e dhjetë të mërgimit islam, i cili është përcjellur nga shumica dërrmuese e dijetarëve shiitë dhe sunnitë, është argumenti më i qartë i cili tregon se në emrat e Imamëve të Pafajshëm nuk gjendn në Kur’an. Ajetullah Hui duke e ilustruar ngjarjen dhe duke cekur një argument që ka të bëjë me kontekstin e paprekshmërisë së Kur’anit na tregon për vëmendjen e tij: “Nëse emri i të nderuarit Ali do të ishte përmendur qartësisht në Kur’an, atëherë i nderuari i dërguar nuk do të kishte patur nevojë, që të caktonte prijësinë e të nderuarit Ali (p.m.t.) duke e nënvizuar disa herë atë, përpara turmës së madhe të përbërë nga muslimanët. Nëse do të kishte ndodhur kështu (nëse emri i tij do të ishte cekur në Kur’an), atëherë i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) nuk do të kishte ngurruar që ta sqaronte këtë çështje, nuk do të kishte marrë paralajmërim në drejtim të shpalosjes së përcjelljes... Ngjarja e Gadirit ka ndodhur kur pothuajse të tëra ajetet e Kur’anit kishin zbritur dhe kur ishin përhapur në mesin e muslimanëve gjatë fundit të jetës së të nderuarit të dërguar”. (74)

Vallë përse i nderuari i dërguar, kishte kërkuar ndjesë nga engjëlli shpalljes, kishte ngurruar aq shumë sa t’ia përsëriste tri herë ajetin Xhibrilit? (75) I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) kishte ngurruar se me caktimin e prijësit pas tij, do të dilte një sprovë në mesin e muslimanëve dhe se feja e re Islami do të hynte në rrezik. Sepse emrat e Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) nuk kalonin në Kur’an; madje kjo çështje, ishte një çështje shumë e re për disa muslimanë.

7.2. Kundërshtimi I Zgjedhjes Së Të Nderuarit Të Dërguar

Pasi i nderuari i dërguar e kishte caktuar prijësin e tij në Gadir Hum, Numan Ibn Harithi erdhi pranë të nderuarit të dërguar dhe i tha kështu: “A ishte kjo zgjedhja jote, apo zgjedhja e Allahut?” I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) iu përgjigj: “Betohem në Allahun që nuk ka zot tjetër përveç Tij se unë e caktova Aliun me urdhrin e Allahut”. (76) Vallë ky njeri i cili ndonëse e kishte parë zgjedhjen në shpallje kishte mbajtur një qëndrim mohues dhe duke pyetur këtë pyetje e kishte lënë veten e tij të pashpresë ndaj dënimit hyjnor? Nga ana tjetër në përgjigjen e dhënë nga i nderuari i dërguar nuk mund të tregohej si argument përmendja e shpeshtë e emrit të Aliut dhe ajetet në të cilat është përmendur kujdestaria? Citoj se është mëse e qartë se Numan Ibn Harithi dhe ata që kishin të njëjtin mendim nuk e kishin parë në mënyrë të qartë këtë zgjedhje në Kur’an.

7.3. Sllogani: “Ne Na Mjafotn Libri i Allahut”

Në zanafillën e dërgesës i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) thoshte se i nderuari Ali është prijësi i tij, në kohë të ndryshme ai ka shprehur se roli i Ehli Bejtit është pranë Kur’anit, se ai është burimi i udhëzimit së bashku me Kur’anin. Mbajtja parasysh e njërit në mungesë të tjetrit nuk do të të dërgojë tek lumturia. Në fund të jetës së bekuar të nderuar të dërguar, kur Ehli Bejtit dhe disa nga bashkëkohësit ishin pranë tij, ai deshi që për herë të fundit të vinte theksin mbi përqafimin e këtyre dy porosive të rënda. (77)

Përsëritja e tij e fjalisë: “Mua më sillni letër dhe laps se dua që t’iu shkruaj një gjë të tillë që nuk do të shmangeni nga kjo udhë” u bënte të qartë të pranishmëve se cili ishte qëllimi i të nderuarit të dërguar. Këtë e them sepse në përgjithësi i nderuari i dërguar mjaftohej me thënien e fjalëve edhe bashkëkohësit nuk këmbëngulnin. Por kur erdhi puna tek shkrimi i dy porosive të rënda ata e penguan atë dhe thanë: “Ne na mjafton Libri i Allahut!”

Këtu pyetja që duhet ngritur është kjo: “Nëse emri i Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) do të kalonte në Kur’an atëherë a do do ta zinin në gojë Umeri dhe të pranishmit e tjerë këtë sllogan? Nuk ka asnjë dyshim se përgjigjia është mohuese. Në këtë gjendje Umerit do t’i thuhej se emrat e Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) dhe se kujdestaria e të nderuarit Ali kalon në Kur’an dhe ai do të qortohej. Në shtesë të kësaj thm se nuk do të pengohej shkrimi i një gjëje tanimë të pranishme nga ana e të nderuarit të dërguar. Për më tepër le të kujtojmë se prijësit gjatë epokave të prijësisë së tyre e kanë përsëritur këtë sllogan. (78)

Përsëritja e këtij sllogani nga ana e prijësve, e një thënieje e cila binte ndesh me politikat e vetë Kur’anit të asaj poke, domethënë moskalimi i emrit të të nderuarit Ali (p.m.t.), tregon se prijësia dhe kujdestaria e tij nuk ishte theksuar. Nëse do të kishim të bënim me nje gjendje të ndryshme, ata do të kishin ndaluar shkrimin dhe përcjelljen e Kur’anit, në të njëjtën mënyrë ashtu siç kishin ndaluar shkrimin dhe përcjelljen e hadithit. Si përfundim këmbëngulja nga ana e prijësve mbi këtë sllogan përbën një argument tjetër sipas pretendimit tonë.

7.4. Argumentet E Të Nderuarit Ali Dhe Të Miqve Të Tij

Pas shpalojes së prijësisë së Ebu Bekrit dhe pasi populli i dha betimin atij i nderuari Ali, bashkëshortja e tij dhe miqtë e tij të sinqertë, mbajtën një qëndrim serioz përballë qeverisë së re Ebu Bekrit dhe me të tëra fuqitë e tyre, u munduan që t’ia kthenin kujdestarinë dhe prijësinë të nderuarit Ali (p.m.t.).

Në këtë epokë mbështetësit e të nderuarit Ali (p.m.t.) mbajtën fjalime të rëndësishme dhe pretenduan duke shpalsour argumente, në mënyrë të qartë dhe të padiskutueshme se prijësia ishte e drejta e të nderuarit Ali, se Ebu Bekri e kishte rrëmbyer këtë të drejtë nga prijësi i vërtetë. Nëse emri i të nderuarit Ali (p.m.t.) do të kishte kaluar në Kur’an, atëherë pohoj se argumenti dhe prova më e sigurtë do të ishte argumenti i Kur’anit dhe miqtë e Aliut do ta kishin besuar këtë. (79)

7.5. Kundërshtimi I Kundërshtarëve Të Kur’anit

Pas të nderuarit të dërguar tre prijësit e drejtuan me rradhë shtetin e sapoformuar të muslimanëve; megjithatë përballë tyre pati kundërshtarë të cilët gjithmonë shfrytëzonin rastin dhe e nxisnin popullin në kryengritje. A mund të kishte një pretekst më të mirë i cili mund t’i kishte çuar ata në qëllimet e tyre se sa preteksti se prijësit e kishin ndryshuar Kur’anin dhe i kishin hequr emrat e Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) nga ajetet? Por në histori ne nuk shikojmë kundërshtarë si Sa’d Ibn Ubade dhe mbështetësit e tij të kenë kundërshtuar këtë. (80)

7.6. Preteksti Më i Mirë Për Vrasjen E Uthmanit

I ndjeri Ajetullah Hui shkruan këto në këtë çështje: “Nëse Uthmani do ta kishte ndryshuar Kur’anin, ky do të ishte preteksti më i mirë i varsësve të tij dhe vrasësit nuk do të kishin përqafuar pretekste si kundërshtimi i sunnetit të Dy Shejhëve, të zgjasnin dorën ndaj Bejtul Malit... Nëse në Kur’an do të kishte patur ajete të tilla të qarta dhe nëse këto ajete do të ishin përhapur në mesin e muslimanëve atëherë prijësia nuk do të kishte kaluar tek Uthmani”. (81)

7.7. Qëndrimi i Të Nderuarit Ali Gjatë Epokës Së Prijësisë

Nëse Kur’ani do të ishte ndryshuar nga ana e prijësve, veçanërisht nga ana e Uthmanit, atëherë i nderuari Ali gjatë epokën e prijësisë së tij, do ta kishte ditur për detyrë për veten që ta rikthente Kur’anin në gjendjen e para ndryshimit. Si rrjedhojë ai u soll i përpiktë në lidhje me çështjen e pasurive të plaçkitura nga Bejtul Mali dhe u betua se do të kthente në të çdo qindarkë që kishte dalë nga Bejtul Mali. Nëse Kur’ani do të kishte pësuar ndryshim dhe emri i tij do të ishte nxjerrë nga ajetet- gjë kjo e cila ishte një gjendje që kishte të bënte me themelin e Islamit dhe ishte një problem shumë më i rëndësishëm se ai i Bejtul Malit- a do ta kishte anashkaluar këtë? Qëndrimi i heshtur i të nderuarit Ali (p.m.t.) mbi çështjen e Kur’anit që vërtitej në duart e muslimanëve është një tjetër argument se Kur’ani nuk ka pësuar ndryshim. (82)

I nderuari Ali i kishte qortuar prijësit në shumë hutbe duke filluar me Shikshikijjen dhe i kishte akuzuar ata me mosnjohjen e prijësit të vërtetë të të nderuarit të dërguar dhe me shpërndarjen e prijësisë në mesin e tyre. I nderuari Ali në këto fjalë i kishte akuzuar në mënyrë të qartë prijësit; megjithatë në asnjënëren fjalë nuk i kishte akuzuar ata se kishin fshirë emrin e tij dhe atë të Ehli Bejtit nga Kur’ani. (83)

7.8. Letërkëmbimi Mes Të Nderuarit Ali (p.m.t.) Dhe Muauijes

Në disa letra të cilat I nderuari Ali ia kishte shkruar Muauijes bënte të ditur se disa ajete kishin zbritur në lidhje me mbiemrat e tij dhe të armiqve të tij. (84) I nderuari Ali pasi kishte cekur këtë virtyt i cili buron nga Kur’ani kishte shprehur se burimi i ndryshimit ishte zilia e Muauijes dhe kishte thënë kështu: “Ti u bëre armiku ynë dhe e kundërshtove betimin e Allahut me xhelozi dhe zemërim, ti i ndryshove ajetet e Allahut dhe e ndryshove fjalën e Allahut”. (85)

Më pas i nderuari Ali duke cituar disa ajete u kishte rikujtuar atyre argumentet e prijësisë dhe kujdestarisë së tij. Por kur po e bënte këtë ai nuk e kishte futur emrin e tij në mesin e ajeteve dhe në asnjë vend të letrës së tij nuk kishte cekur se emri i tij kalonte në Kur’an dhe më pas ishte hequr nga ana e prijësve. I nderuari Ali i kishte thënë Muauijes se ky i fundit si pasojë e ushqimit të armiqësisë ndaj tij, i kishte larguar të tëra virtytet nga ai dhe ia kishte veshur të tjerëve këto virtyte dhe si përfundim i kësaj ai kishte ndryshuar ajetet dhe hadithet. Nga këto kuptohet qartësisht se i nderuari Ali me këto fjalë nuk ka pretenduar se ajetet nuk janë ndryshuar si fjalë dhe se emri i tij është hequr nga Kur’ani. Sepse në ajete nuk gjendej ndonjë emër në formën në të cilin do të bënte të nevojshme ndryshimin e fjalëzës, ndryshimin e vendit ose heqjen e saj. Ndryshimi që është nënkuptuar këtu është ndryshimi i vendit i virtyteve të cilat burojnë nga Kur’ani (veshja e tyre dikujt tjetër) dhe heqja e tyre. Heqja ose ndryshimi i shkaqeve të zbritjes dhe e cilësive të Ehli Bejtit, sjell me vete dhe ndryshimin e Kur’anit. Me këtë formë ajeti bëshet sikur ka zbritur pa patur asnjë argument, pa patur ndonjë lidhje dhe ky është ndryshimi shpirtëror.

Muauije ishte armiku më i pamëshirshëm i të nderuarit Ali (p.m.t.) dhe ai bëri gjithçka që mundi për të fshirë emrin e tij nga skena historike. Për këtë arsye ai i mohonte virtytet e të nderuarit Ali të cilat buronin nga Kur’ani -jo emrin e tij- dhe këtyre virtyteve ai i drejtohej si “emri yt” dhe në letrën e këmbimit ai shkruante: “Në cilin vend të Librit të Allahut kalon emri yt, mbretëria jote, prijësia jote dhe virtyti yt?” (86)

7.9. Preteksti Për Të Tretur Imamët E Pafajshëm (p.m.t.)

Gjatë sundimit të shteteve emeuite dhe abbasite ato janë përplasur me personalitete revolucionare dhe njerëz të kulturës. Në krye të këtyre personaliteteve radhiteshin Ehli Bejti (p.m.t.) i të nderuarit të dërguar i cili u bënte të ditur njerëzve postet e tyre dhe i njihte me armiqtë e tyre. Në këtë këndvështrim punimet e Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) i binin këmbanës së rrezikut për këto shtete. Nga ana tjetër drejtuesit e këtyre dy shteteve, përpiqeshin që të përgatisnin mjedisin, si fillim për të mund t’i njollosur në sytë e opinionit publik postin e Ehli Bejtit, më pas të mund t’i tresnin ata.

Në këto kushte nëse Imamët e Pafajshëm (p.m.t.) do të kishin besuar në ndryshimin e Kur’anit, heqjen e emrave të tyre nga ajetet, ata do t’kishin dhënë këtyre drejtuesve pretekstin më të mirë dhe këta të fundit duke përhapur mendimet e Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) në lidhje me Kur’anin në opinionin publik, mund ta nxisnin popullin kundër tyre dhe mund t’i asgjësonin me lehtësi pengesat të cilat kishin përqafuar themelet e qeverive. Por historia nuk bën fjalë për ngjarje të tilla.

7.10. Qortimi I Fadl Ibn Shazanit I Ndryshimeve Të Ehli Sunnetit

Në një pjesë të gjërë të librit të tij, Fadl Ibn Shazani bashkëkohësi i Imam Rizait (p.m.t.), del kundër haditheve të përcjellura nga dijetarët e Ehli Sunnetit, që kanë të bëjnë me nënvlerësimin e postit dhe autoritetit të Kur’anit, ai i akuzon ata se duke shtruar pretendimin e ndryshimit, ata kanë flijuar nderin e Kur’anit për Sunnetin. (87) Nëse në gjirin e shiitëve të shekullit të tretë të mërgimit islam do të ishte shpalosur një besim sipas të cilit emrat e Ehli Bejtit ishin hequr nga Kur’ani, atëherë padiskkutim Ibn Shazani përpara se të qortonte degën hasheuijje të Ehli Sunneit, do të kishte dalë kundër haditheve shiite. Sepse e njëjta gjë vlente dhe për hadithet e shiitëve; nëse do të kishte patur hadithe në mesin e shiitëve të cilat flisnin për ndryshimin, atëherë për çfarë arsyeje ai do të kishte bërë fjalë dhe do t’i qortonte hadithet e Ehli Sunnetit në lidhje me ndryshimin? (88)

7.11. Mosgjetja Famë E Ndryshimit Në Histori

Si përfundim duhet që të shtojmë këtë: “Nëse Imamët e Pafajshëm do të ishin besuar se Kur’ani kishte pësuar ndryshim dhe do të kishin thënë hadithe që bënin fjalë për ndryshimin, sa do që të fshihej nuk ka dyshim se historia nuk do ta kishte tejkaluar këtë çështje të rëndësishme. Vërtetues Kelbasi për sa i përket kësaj çështjeje shkruan si më poshtë: “Pretendimi se Kur’ani është i mangët dhe se ka pësuar ndryshim nuk ka as bazë dhe as themel. Nëse ky (pretendim) do të ishte i vërtetë patjetër që do të bëhej i ditur; sepse ngjarjet e rëndësishme gjejnë famë. Një ngjarje e tillë nuk është një ngjarje e vogël; përkundrazi quhet si një nga ngarjet më të mëdha”. (89) Nëse del një njeri dhe pretendon se në histori ka patur hadithe të tilla, megjithatë këto hadithe nuk kanë arritur për tek ne kuptohet vetvetiu se ky pretendim është i kotë. (90)

8. Shkaqet E Hyrjes Së Përcjelljeve Për Ndryshimin Në Librat e Hadithit Të Shiitëve

Me shkaqet të cilat i kemi sqaruar më lart kuptohet se përcjelljet për ndryshimin nuk kanë qenë të pranishme që nga mesi i shekullit të tretë të mërgimit islam deri në epokën e fillimit të Fshehjes së Vogël. Imamët e Pafajshëm (p.m.t.) ishin larg akuzimit të besimit se Kur’ani kishte pësuar ndryshim. Tani pyetja qe duhet drejtuar është: “Si kanë hyrë këto përcjellje në librat e hadithit të shiitëve?” Dy faktorë kanë patur ndikim në hyrjen e këtyre përcjelljeve në letërsinë e haditheve të shiitëve:

8.1. “Gulat” (Gabimi/Shmangia)

Të diturit rolin e “gulatit” (gabimit) në prodhimin dhe përhapjen e përcjelljeve të ndryshimit, është e rëndësishme në këndvështrimin e të diturit të faktorëve që kanë siguruar ndikimin në përmbledhjen e haditheve të shiitëve. Mehdeviradi në këtë çësthje shkruan si vijon: “Të diturit e veprimtarive të shiitëve “gulat/mufrid” (të gabuar/të shmangur) është e rëndësishme në këndvështrimin e qortimit të tekstit të përcjelljeve. Përputhja mes përmbajtjes së përcjelljeve të ndryshimit  me mendimet e gabuara dhe kur merret si e mirëqenë se zinxhirët e përcjelljes janë të vërtetë, kjo i çon këto përcjellje në një gjendje të dyshuar. Kur bëhet e ditur se në përcjelljet të cilat flasin për ndryshimin e emrave dhe të mbiemrave të Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) janë hequr nga Kur’ani, se janë përcjellur nga ana e përcjellësve të gabuar/të shmangur atëherë kësaj çështjeje u jipet rëndësia e duhur”. (91)

Me fjalën “gulat” kuptojmë ushtrimin e çdo lloj ndërmjetësimi me qëllimin e nxjerrjes në plan të parë të Ehli Bejtit. Në krye të këtyre ndërmjetësimeve vjen Kur’ani. Sipas tyre argumentimi se emrat e Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) kalojnë në Kur’an do ta lartësonte dhe më shumë postin e Ehli Bejtit se sa ai i mëparshmi. Në diskutimet që kanë zhvilluar me degët e tjera ose me shiitët e mesëm, shiitët gulatë (të gabuar, të shmangur) i kanë përdorur ajetet e Kur’anit, në të cilat kanë vendosur emrat e Imamëvë të Pafajshëm me synimin e lartësimit të Ehli Bejtit. Për këtë arsye në shumicën e përcjelljeve, të cilat bëjnë të ditur se gjenden emrat e Imamëve të Pafajshëm në Kur’an, kur bëhet fjalë për një fjalë/ajet i zbritur nga Allahu menjëherë shihet se pas thënies: “për Aliun”; kur bëhet fjalë për dhunuesit, në veçanti në vendet ku kalon fjalëza “i dhunuan” shihet se kalon thënia “për Familjen e Muhammedit”.

Brenda gulatëve gjenden përcjellës të cilët vend e pa vend i kanë vënë në zbatim ajetet e Kur’anit ndaj Ehli Bejtit ose kundërshtarëve të tyre. Ndërsa Imamët e Pafajshëm (p.m.t.) duke i ndaluar ndjekësit e tyre kanë luftuar me këtë doktrinë të gabuar/të shmangur. (92)

Si rrjedhojë pohojmë se shiitët “mufrid/gali” (të gabuar/të shmangur) me qëllim që të përhapnin mendimet e tyre iu janë drejtuar prodhimit të hadithit, këtë e kanë bërë në dy forma:

1. Një njeri “gali” ia ka përcjellur të tjerëve një fjalë të cilën ia ka veshur Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) dhe në këtë formë ai ka zënë vend në zinxhirin e hadithit në fjalë.

2. Disa njerëz të cilët i përkisnin degëve mugirijje dhe hattabijje por të cilët nuk e kanë zbuluar se janë “gali”, merrnin si hua një përmbledhje të hadithit me pretekstin e kopjimit të saj, më pas i shtonin fjalë kopjes së zinxhirëve të përcjelljes së përmbledhjes me zinxhirë të ngjashëm përcjelljeje. Më tej ata i kthenin mbrapsht pronarit të saj veprën që kishin marrë hua dhe kështu siguronin që kopja të cilën e kishin kopjuar të përhapej si të ishte origjinale në mesin e shiitëve. Si rrjedhojë tanimë në zinxhirin e përcjelljes nuk kalonte emri i një përcjellësi të gabuar dhe për këtë arsye këtij prodhimi të hadithit u vihej emri “des” (hile). (93)

8.2. Përcjelljet E Bartura

Një pjesë e madhe e këtyre përcjelljeve është e pranishme në mus’hafet e bashkëkohësve dhe në përcjelljet e Ehli Sunnetit. Një grup përcjellësish të cilët janë në kontakt me dijetarët shiitë dhe sunnitë, i ka dëgjuar përcjelljet e që të dyja doktrinave dhe këto përcjellje të cilat i kanë dëgjuar, pa përcaktuar nëse këto kanë orgjinalet e tyre shiite apo sunnite, ua kanë përcjellur ndjekësve të degëve të tyre ose të tjerëve. Në anën tjetër apologjetët shiitë në diskutime e tyre me Ehli Sunnetin kanë përfituar nga këto përcjellje. Më pas përcjellësit shiitë, fjalët të cilat ceken tek diskutimet, duke pandehur se janë përcjellje që u përkasin anëtarëve të Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) i kanë marrë në librat e tyre. (94)

Dijetarët shiitë si Shejh Tusiu, Tabersiu dhe Mexhlisiu duke patur qëllimin e mirë i kanë marrë përcjelljet e Ehli Sunnetit në librat e tyre të hadithit dhe të komentimit. Fjala vjen një pjesë e madhe e veprës me titull: “Mexhmau’l-Bejani” (Përmbledhja e Sqarimit) e Tabersiut, përveç përcjelljeve të cilat ai i ka marrë nga shkrimtarët shiitë si Kummiu dhe Ajjashiu përbëhet dhe nga përcjelljet e Ehli Sunnetit. Nuk ka dyshim se Tabersiu i ka përcaktuar burimet; por ata të cilët kanë përcjellur librin e tij disa hadithe i kanë kuptuar gabim, duke qenë se këto përcjellje janë të pranishme në veprën e një dijetari shiit, ata gabimisht kanë menduar se kanë pasqyruar besimin shiit. Si përfundim i kalimit të këtyre përcjelljeve nga një libër në tjetrin është bërë shkas që e vërteta të ketë qëndruar e fshehtë për hulumtuesit. (95)

9. Urtësitë E Moskalimit Të Emrave Të Imamëve Të Pafajshëm (p.m.t.) Në Kur’an

Shkaku i moskalimit të emrave të Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) në Kur’an është si pasojë e disa urtësive të Allahut të cilat ne nuk mund t’i kuptojmë të tëra me kuptimin e vërtetë të fjalës. Megjithatë duke menduar dhe duke medituar mbi këto ne mund ti kuptojmë disa.

9.1. Sqarimi I Mbiemrave I Imamëve Të Pafajshëm (p.m.t.)

Njëra nga urtësitë që emrat e të nderuarit Ali (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.) nuk gjenden në Kur’an është zbritja në këtë libër hyjnor e ajeteve që kanë të bëjnë me Ehli Bejtin. Këto ajete të zbritura janë një argument më i qartë i moskalimit të emrave. Për shembull në ajetin 55 të Sures Maide citohet si më poshtë: “Nuk ka dyshim se kujdestari juaj është vetëm Allahu, i dërguari i Tij dhe besimtarët, të cilët falin namazin me përkushtueshmëri, japin zekatin duke qenë në ruku (të përulur)”. Dijetarët shiitë dhe sunnitë kanë përcjellur se vetëm i nderuari Ali e ka dhënë zekatin duke qenë në ruku. (96) Në këtë këndvështrim me citimin e thënies: “Nuk ka dyshim se kujdestari juaj është vetëm Allahu, i dërguari i Tij dhe i nderuari Ali” nuk do të kishte ndryshim për bërjen fjalë për një veçori e cila i përket vetëm të nderuarit Ali, sepse një njeri i cili kërkon të vertetën kupton vetëm një gjë nga të dyja këto fjalë. Nga ana tjetër emri i Ali nuk ishte vetëm emri i prijësit të besimtarëve; në gjirin e bashkëkohësve kishte dhe njerëz të tjerë të cilët quheshin Ali. (97) Për këtë arsye i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) në Gadir Hum për të shpalosur se prijësi pas tij është i nderuari Ali kur ngriti dorën shprehu kështu: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe ky Aliu është zotëriu i tij”. (98)

“Kjo” fjalëz na çon tek e vërteta se i nderuari i dërguar nuk ka zgjedhur Ali të tjerë por ka zgjedhur vetëm këtë Ali për udhëheqjen e bashkësisë muslimane. Sipas kësaj nëse emri i të nderuarit Ali (p.m.t.) do të kishte kaluar qartësisht në Kur’an ata të cilët nuk do të donin që të pranonin këtë të vërtetë do të kishin gjetur një pretekst dhe do ta kishin zbatuar ajetin ndaj një Aliu tjetër. Për këtë arsye është më mirë që i nderuari Ali të bëhet i njohur me veçoritë dhe mbiemrat të cilat i përkasin vetëm personalitetit të tij dhe nuk do të mund t’i zbatohen të tjerëve. Ja pra pikërisht për këtë arsye Allahu e ka bërë të njohur të nderuarin Ali si kujdestarin e besimtarëve dhe prijësin e të nderuarit të dërguar me virtytet që i përkasin vetëm atij.

9.2. Fijimi I Emrave Të Imamëve Të Pafajshëm Për Paprekshmërinë e Kur’anit

Kur Allahu e zgjodhi të dërguarin e Tij të fundit me emrin e të nderuarit Muhammed (p.q.m.t.), Ai e dërgoi atë si të dërguarin e fesë islame, e cila është përmbajtësja e të tëra çështjeve dhe gjykimeve, në njëfarë mënyre përsosësja e feve të mëparshme qiellore. Allahu në këtë fe qiellore e zbriti fjalën e Tij si një mrekulli dhe duke e bërë atë si kapitalin e udhëzimit dhe lumturisë për mbarë njerëzimin dha fjalën se ai do të mbetej i paprekur. (Sure Hixhr, Ajeti: 9).

Natyrisht se kjo fjalë e mrekullueshme duhet të mbahet e kulluar nga çdo lloj mosmarrëveshjeje dhe kundërshtimi nga ana Allahut si dhe duhet të ruhet nga çdo lloj ndërhyrjeje njerëzore. Për këtë aryse kur Allahu e zbriti shpalljen si një nevojë e urtësisë duhet t’ia zbriste atë të nderuarit të dërguar pa patur cilësitë dhe emrat e Imamëve të Pafajshëm. Në këtë mënyrë Kur’ani do të ishte burimi i udhëzimit dhe i lumturisë për të tëra kohërat dhe vendet; ai nuk do të pësonte ndërrim ose ndryshim si pasojë e mosmarrëveshjeve për prijësinë, dhe e ushqimit të armiqësisë dhe urrejtjes ndaj të nderuarit Ali (p.m.t.).

Për shembull në ngjarjen e Gadir Humit vëmë re se pasi bashkëkohësit e kishin përsëritur kujdestarinë e të nderuarit Ali dhe i kishin dhënë betimin atij njëri kishte ardhur pranë të nderuarit të dërguar dhe ikishte thënë kështu: “Vallë a është kjo zgjedhje e jotja apo është nga ana e Allahut?”, ose kur i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) në ditët e fundit të jetës së tij tha: “Mua më sillni letër dhe laps se dua që t’iu shkruaj një gjë të tillë që nuk do të shmangeni nga kjo udhë”, ata të cilët ishin të pranishëm aty thanë: “Lëreni, se po flet përçart”. Njerëz të tillë të cilët e kundërshtuan gjykimin e Allahut dhe të dërguarit të Tij, si pasojë e ushqimit të urrejtjes dhe xhelozisë, vallë a do ta pranonin të nderuarin Ali si prijës pas të nderuarit të dërguar? Për më tepër njerëz të tillë a do qëndronin pa bërë asgjë dhe do ta pranonin këtë kur të shikonin emrat e të nderuarit Ali dhe të Ehli Bejtit (p.m.t.) në Kur’an?

Allahu i cili është Gjykuesi dhe i Dituri e dinte se diskutime të tilla do të ndodhnin në çdo epokë dhe për këtë arsye e bëri si detyrë për Veten që në shpalljen të cilën e zbriti të mos kalonin emrat e të nderuarit Ali (p.m.t.) dhe të Imamëve të Pafajshëm dhe u shmang nga përmendja e emrave të tyre në Kur’an; Ai thjesht përcaktoi mbiemrat e tyre në mënyrë të qartë. Kështu që njerëzit e paditur nuk u orvatën që të ndryshonin Kur’anin, ndërsa për ata të cilët e kërkuan kujdestarinë dhe të vërtetën e të nderuarit Ali (p.m.t.) kjo u bë tërësisht e qartë.

9.3. Sqarimi Nga Ana E Të Nderuarit Të Dërguar Të Thënieve Të Përgjithshme Të Kur’anit

Një argument i përgjithshëm dhe urtësi e cila i vë vizën tërësisë së përcjelljeve që kanë të bëjnë më ndryshimin dhe kalimin e emrave të Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) në Kur’an është bërë e qartë në hadithin e përcjellur të Ebu Basirit nga Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.). Në këtë hadith Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.) ka sqaruar në mënyrë të qartë arsyen se përse emrat e Imamëve të Pafajshëm nuk kanë kaluar në Kur’an dhe i ka dhënë përgjigje të prerë atyre të cilëve besojnë se Kur’ani ka pësuar ndryshim si pasojë e nxjerrjes se emrave të Imamëve të Pafajshëm nga Kur’ani.

Ebu Basiri përcjell si më poshtë: “Unë e pyeta Imam Xhafer Sadikun për ajetin: ““O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror.(Sure Nisa, Ajeti: 59) ai më dha këtë përgjigje: “Ky ajet ka zbritur për nderimin e të nderuarit Ali (p.m.t.), të nderuarit Hasan dhe të nderuarit Husejn”. Unë i thashë: “Atëherë përse njerëzit thonë se emrat e Aliut dhe të Ehli Bejtit nuk kalojnë në Kur’an?” Ai m’u përgjigj; “Thuaji atyre se kur të nderuarit të dërguar i zbriti ajeti i namazit, Allahu nuk bëri të ditur se namazi është me tre dhe katër rekatë. I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ua bëri të ditur këtë njerëzve. Kur zbriti ajeti i zekatit nuk u bë i ditur se do të jepej një e dyzeta. I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ua bëri të ditur këtë njerëzve”. (99)

I ndjeri Ajetullah Hui shkruan se ky është një hadith i vërtetë, për më tepër bie ndesh me përcjelljet që flasin në drejtim të bërjes së ditur të emrave të Imamëve të Pafajshëm në Kur’an. (100) Ky hadith është i rëndësishëm dhe në këndvështrimin e tekstit. Nëse nuk do të kishte qenë Imami i Pafajshëm (p.m.t.) ai i cili do të kishte thënë këtë fjalë ne nuk do ta kishim problem që t’i besonim kësaj thënieje. Çështja e përmendur në këtë hadith është se Kur’ani përmban disa rregulla dhe gjykime të përgjithshme, për të cilat i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) është i ngarkuar me sqarimin e këtyre rregullave dhe gjykimeve.

Sipas këtij hadithi edhepse emri i të nderuarit Ali (p.m.t.) (p.m.t.) nuk ka kaluar në Kur’an i nderuari i dërguar e ka sqaruar në mënyrë të qartë postin, kujdestarinë dhe prijësinë e të nderuarit Ali (p.m.t.) (p.m.t.) në vend të ndryshme fjala vjen si në Gadir Hum, në Ditën e Paralajmërimit (101) dhe në hadithe të tjera si për shembull hadithi i shtëpisë, hadithi i anijes etj.

Përfolja e mundësisë së pësimit të një ndryshimi të tillë të Kur’anit, vë në rrezik fisnikërinë e Islamit dhe në veçanti atë të shiitëve. Vallë si mund të besohet në ndryshimin e Kur’anit, i cili  libri i shenjtë i fesë së fundit qiellore, i cili është një argument për mbarë njerëzit deri në Ditën e Kijametit, në një kohë kur i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) është munduar që ta ruajë dhe ta sjellë së bashku me të tërë fuqinë e tij, kur ai ka urdhëruar dhe bashkëkohësit e tij që ta bëjnë këtë? Nëse besimi se Kur’ani është argument dëmtohet atëherë do të dëmtohen jo vetëm të tëra themelet e besimit por dhe prijësia dhe kujdestaria e Ehli Bejtit (p.m.t.). Këtë e themi sepse dhe besimi se fjalët e të nderuarit të dërguar janë argument mbështeten në Kur’an. (102) Në rast se humbet cilësia e ndryshimit të Kur’anit dhe të qenit argument e haditheve të të nderuarit të dërguar pas nuk mbetet më as Islami dhe as agumentimi i sundimeve të të nderuarit Ali (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.). Ashtu siç kemi shprehur dhe më parë Allahu i ka flijuar emrat e Imamëve të Pafajshëm me qëllimin e ruajtjes së paprekshmërisë së Kur’anit. Si rrjedhojë dhe ne nuk duhet që të flijojmë Kur’anin për të ruajtur nderin e Ehli Bejtit.

Përfundim

Dijetarët shiitë besojnë se përcjelljet në të cilat bëhet i ditur se emri i Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) kalon në Kur’an janë të dobëta në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes. Këto përcjellje janë prodhuar nga ana e shiitëve “gali/mufrid” (të gabuar/të shmangur) duke ia veshur përcjelljësve të panjohur. Për më tepër theniet shtesë të cilat ceken në përcjellje janë komentimi i ajetit, përcjelljet të cilat sqarojnë shkaqet e zbritjes, janë ose interpretimi ose zbatimi i kryer nga ana e Ehli Bejtit. Ne e kemi hetuar artikullin tonë duke u mbështetur në përcjelljet historike dhe duke hulumtuar disa argumente kemi shpalosur se duke filluar që nga epoka e parë emrat e Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) nuk kalojnë në Kur’an, se i nderuari Ali (p.m.t.) nuk ka treguar ndonjë ajet si argument në zanafillën e diskutimeve për prijësinë e tij. Për një njeri i cili gjykon me mendje të shëndoshë ka arsye që t’i japin shtysë që të mendojë se në Kur’an nuk duhet të gjenden emrat e Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.) nuk duhet të gjenden në Kur’an. Përcjelljet “gulat” (të gabuara) dhe përcjellja e haditheve të cilat flasin për ndryshim janë dy faktorët më të rëndësishëm që kanë hyrë në përmbledhjet e hadithit të shiitëve. Allahu e ka zbritur Kur’anin me formën e sotme me synimin e ruajtjes nga ndyshimi dhe me disa urtësi të tjera, brenda të cilit nuk janë të pranishëm emrat e Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.).

 

Burimet e Referuara:

1- Alusiu, Shihabuddin Sejjid Mahmud, “Ruhu’l-Meani fi Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue Seba’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), (pa vend botimi), (pa datë botimi).

2- Askeriu, Sejjid Murteza, “Kur’anu’l-Kerimi ue Riuajatu’l-Medresetejni” (Kur’ani Fisnik dhe Përcjelljet e Dy Shkollave), Bejrut, viti 1416 i mërgimit islam.

3- Ashuri Telukiu, Nadali, “Tahrif-Napeziri-i Kur’an ez Didgah-i Alame Sharani” (Përshkrimi i Pamundësisë së Ndryshimit të Kur’anit nga Përmbledhja e Alame Sharaniut), Revista: “Sahife-i Mubini” (Faqja e Qartë), Numri: 6, viti 1379 i mërgimit islam.

4- Ajjashi, Muhammed Ibn Mesud Ibn Ajjash, “Tefsir” (Komentimi), Vërtetimi Nga Sejjid Hashim Resuli Muhalati, Teheran, (pa datë botimi).

5- Belagiu, Muhammed Xheuad, “Alau’r-Rahmani fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Kujdestarët e Gjithëmëshirshmit në Komentimin e Kur’anit), Kum, viti 1420 i mërgimit islam.

6- Berkiu, Ahmed Ibn Muhammed, “Mehasin” (Përmirësuesi), Vërtetimi Nga Xhelaluddin Husejni, Teheran, viti 1370 i mërgimit islam.

7- Buhariu, Muhammed Ibn Ismail, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), Bejrut, viti 1401 i mërgimit islam.

8- Emini, Abdulhusejn, “Gadir” (Gadir), Bejrut, viti 1397 i mërgimit islam.

9- Fadl Ibn Shazani, “Idah” (Sqarimi), Vërtetimi Nga Sejjid Xhelaluddin Husejni, Teheran, viti 1363 i mërgimit islam.

10- Fejd Kashani, Meula Muhsini, “Safi” (I Pastërti), Teheran, viti 1416 i mërgimit islam.

11- Habibi, Muhammed, “Faslu’l-Hitabi fi Ithbati Tahrifi’l-Kitabi” (Kreu i Oratorisë në Argumentimin e Ndryshimit të Kur’anit), (pa vend botimi), (pa datë botimi).

12- Hakimi, Sejjid Muhammed Bakiri, “Ulumu’l-Kur’ani” (Dituritë e Kur’anit), Kum, viti 1417 i mërgimit islam.

13- Hasanzade Amuli, Hasan, “Goftar der Bab-i Kur’an” (Fjalimi i Kreut të Kur’anit), “Faslname-i Uakf-i Mirath-i Xhauidani” (Kreu i Institucionit së Trashëgimisë së Përjetshme), Numri: 1, viti 1373 i mërgimit islam.

14- Haskani, Abdullah Ibn Abdullah, “Sheuahidu’t-Tenzili li-Kauaidi’t-Tafdili fi Ajati’n-Nazile fi Ehli’l-Bejti” (Dëshmitarët e Zbritjes së Rregullave të Nderimit në Ajetet e Zbritura për Ehli Bejtin), Vërtetimi Nga Muhammed Bakir Mahmudi, Bejrut, viti 1393 i mërgimit islam.

15- Hili, Hasan Ibn Jusuf, “Hulasatu’l-Akuali fi Marifeti’r-Rixhali” (Përmbledhja e Fjalëve në Urtësinë e Muhaddithëve), Vërtetimi Nga Shejh Xheuad Kajjumi, Kum, viti 1417 i mërgimit islam.

16- Hui, Ajetullah, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue Tafsilu Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhja e Muhaddithëve dhe Analiza e Klasifikimit të Përcjellësve), Kum, viti 1413 i mërgimit islam.

17- Hui, Sejjid Ebu Kasim, “Bejan fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Sqarimi në Komentimin e Kur’anit), Përkthimi Nga Sejjid Xhafer Husejni, Kum viti 1384 i mërgimit islam.

18- Humejni, Ruhullah, “Enuaru’l-Hidaje fi Talikati ala’l-Kifaje” (Dritat e Udhëzimit në Shënimin e Mjaftuesit), Teheran, botimi viti 1415 i mërgimit islam.

19- Ibn Daudi, Hasan Ibn Ali, “Rixhal” (Muhaddithët), Vërtetimi Nga Muhammed Ali Sadiku, Shtëpia Botuese: “Bahru’l-Ulumi” (Deti i Diturive), Nexhef, viti 1392 i mërgimit islam.

20- Ibn Ethiri, Izzuddin Ebi Hasani, “Usdu’l-Gabe fi Marifeti’s-Sahabe” (Metodologjia e Sqarimit në Urtësinë e Bashkëkohësve), Bejrut, (pa datë botimi).

21- Ibn Gadairi, Ahmed Ibn Husejn, “Rixhal” (Muhaddithët), Vërtetimi Nga Sejjid Muhammed Riza Xhelali, Kum, viti 1422 i mërgimit islam.

22- Kulejni, Muhammed Ibn Jakub, “Kafi” (Mjaftuesi), Vërtetimi Nga Ali Ekber Gaffariu, Teheran, viti 1363 i mërgimit islam.

23- Kummi, Ali Ibn Ibrahim, “Tefsir” (Komentimi), Vërtetimi Nga Sejjid Tajjib Museui Hairiu, Kum, viti 1410 i mërgimit islam.

24- Marifeti, Muhammed Hadi, “Tahrif Napeziri-i Kur’an” (Pamundësia e Ndryshueshmit të Kur’anit), Kum, viti 1379 i mërgimit islam.

25- Mazenderaniu, Muhammed Salih, “Sherhu’l-Usuli’l-Kafi” (Sqaruesi i Metodologjisë sëMjaftuesit), Vërtetimi Nga Ebu Hasan Sharaniu, Bejrut, viti 1421 i mërgimit islam.

26- Mexhlisiu, Muhammed Bakiri, “Biharu’l-Enuari” (Lulishta e Dritave), Bejrut, viti 1403 i mërgimit islam.

27- Mehdeuiradi, Muhammed Ali, “Danishname-i Xhihan-i Islam” (Këshillimi i Botës së Islamit), Teheran, viti 1380 i mërgimit islam.

28- Muderrisi Tabatabaiu, Husejn, “Berresi-i Sitizeha-ji Dirin derbare-i Tahrif-i Kur’an” (Hetimi dhe Hulumtimi i Thellë në Ndryshimin e Kur’anit), Përkthimi Nga Muhammed Kazim Rahmeti, Heft Asumani, Numri: 11, viti 1387 i mërgimit islam.

29- Mufidi, Muhammed Ibn Muhammed Ibn Numani, “Methailu’th-Theruijje” (Çështjet Thelbësore), Vërtetimi Nga Saib Abdulmexhidi, Bejrut, viti 1414 i mërgimit islam.

30- Nexhashiu, Ahmed Ibn Ali, “Fihrist” (Indeksi), Kum, viti 1416 i mërgimit islam.

31- Saduku, Muhammed Ibn Ali, “Itikadat fi Dini’l-Imamijje” (Besimi në Fenë e Imamëve), Vërtetimi Nga Asim Abdussejjidi, Bejrut, viti 1414 i mërgimit islam.

32- Saffari, “Besairu’d-Derexhati’l-Kubra fi Fedaili Ali Muhammedi” (Këndvështrimet e Klasifikimeve të Mëdha në Virtytet e Familjes së Muhammedit), Bejrut, viti 1393 i mërgimit islam.

33- Thakefiu, Ibrahim Ibn Muhammedi, “Garat” (Zbulimet), Vërtetimi Nga Sejjid Xhelaluddin Husejni Urmeuiu, Bejrut (pa datë botimi).

34- Sujuti, Xhelaluddin Abdurrahman, “Durru’l-Mensur fi Tefsiri’l-Mesur” (Dëmet e Dhënies së Ndihmës në Komentimin e Thjeshtësuar), Bejrut, viti 1409 i mërgimit islam.

35- Shakiri, Muhammed Kazim, “Reueshha-i Teuil-i Kur’an” (Metodologjia e Interpretimit të Kur’anit), Kum, viti 1376 i mërgimit islam.

36- Tabatabaiu, Muhammed Husejn, “Mizan fi Tefsiri’l-Kur’an” (Peshorja në Komentimin e Kur’anit), Kum, (pa datë botimi).

37- Tabersiu, Fadl Ibn Hasan, “Mexhmau’l-Bejani fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Sqarimit në Komentimin e Kur’anit), Bejrut, viti 1415 i mërgimit islam.

38- Taftazani, Saduddin Mesud Ibn Umer, “Sherhu’l-Mekasidi” (Sqarimi i Qëllimeve), Vërtetimi Nga Abdurrahman Umejre, (pa vend botimi), (pa datë botimi).

39- Tirmidhiu, Muhammed Ibn Isa, “Sunen” (Sunnetet), Vërtetimi Nga Abdurrahman Muhammed Uthmani, Bejrut, viti 1403 i mërgimit islam.

40- Tusiu, Ebu Xhafer Muhammed Ibn Hasan, “Ihtijaru’l-Marifeti’r-Rixhali Maruf bi-Rixhali’l-Keshshi” (Përzgjedhja e Urtësisë së Muhaddithëve Urtësia në Muhaddithët e Mëdhenj), Vërtetimi Nga Sejjid Mehdi Rexhaiu, Kum, (pa datë botimi).

41- Tusiu, “Rixhal” (Muhaddithët), Vërtetimi Nga Xheuad Kajjumi, Kum, viti 1415 i mërgimit islam.

42- Ustadi, Riza “Ashinaji ba Tefasir be-Damime-i Methele-i Tahrif-i Kur’an ue Çend Bahth-i Kur’ani” (Të Njohurit me Përmbledhjen e Çështjeve Të Ndryshimit Të Kur’anit dhe Rëndësia e Çështjes së Kur’anit), Kum, viti 1385 i mërgimit islam.

43- Uahidi Nishaburi, Ebu Hasan Ali Ibn Ahmed, “Esbabu’n-Nuzuli’l-Kur’ani” (Shkaqet e Zbritjes së Kur’anit), Vërtetimi Nga Kemal Besjuni Zegluli, Bejrut, viti 1419 i mërgimit islam.

44- Dhehebiu, Shemsuddin, “Tedhkiretu’l-Huffadhi” (Përmendja e Hafidhëve), Bejrut, (pa datë botimi).

 

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

 

1- Ihsan Berkiu, “Mehasin” (Përmirësuesi), vëll. 1, fq. 286; Kulejni, “Kafi” (Mjaftuesi), vëll. 2, fq. 18.

2- Muhammed Mensur Numani shkruan kështu në punimin e tij me titull; “Theuratu’l-Iranijje fi Mizani’l-Islami” (Revolucioni Islam në Peshoren Islame): “Po është e drejta jonë që të pyesim se përse në Kur’anin Famëlartë i cili ka zbritur për udhëzimin e kësaj bashkësie dhe është libri i fundit qiellor nuk është bërë fjalë për prijësinë dhe për vendimmarrjen se Aliuështë caktuar imam? Përse në Kur’anin Fisnik nuk gjendet një ajet mbi këtë çështje?  Shikoni Amidiun, Defa ani’l-Kafi” (Mbrojtja e Mjaftuesit), vëll. 2, fq. 222.

3- Ustadi, “Ashinaji ba Tefasir be-Damime-i Methele-i Tahrif-i Kur’an ue Çend Bahth-i Kur’ani” (Të Njohurit me Përmbledhjen e Çështjeve Të Ndryshimit Të Kur’anit dhe Rëndësia e Çështjes së Kur’anit), fq. 11-12.

4- Kulejni, “Kafi” (Mjaftuesi), vëll. 1, fq. 39.

5- Alame Tabatabaiu, “Mizan fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja Në Komentimin e Kur’anit), vëll. 1, fq. 222; Mekarim Shiraziu, “Tefsir-i Numune” (Komentimi Shembull), vëll. 1, fq. 346.

6- Kulejni, “Kafi” (Mjaftuesi), vëll. 1, fq. 418.

7- Ajetullah Hui, “Bejan fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Sqarimi Në Komentimin e Kur’anit), fq. 314.

8- Kulejni, “Kafi” (Mjaftuesi), vëll. 1, fq. 423-424.

9- Hasanzade Amuliu, “Goftar der Bab-i Kur’ani” (Fjalimi i Kreut të Kur’anit), fq. 12.

10- Kulejni, “Kafi” (Mjaftuesi), vëll. 1, fq. 422.

11- Tabersiu, “Mexhmau’l-Bejani fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Përmbledhjet e Sqarimit Në Komentimin e Kur’anit), vëll. 7, fq. 139-140.

12- Kulejni “Kafi” (Mjaftuesi), vëll. 1, fq. 414.

13- Kummi, “Tefsir” (Komentimi), vëll. 1, fq. 159. Ajjashi të njëjtën përcjellje e ka përcjellur nga  Imam Muhammed Bakiri (p.m.t.) me udhën e Ebu Hamza Sumaliut, Shikoni Ajjashin, “Tefsir” (Komentimi), vëll. 1, fq. 285.

14- Uahidi Nishaburiu, “Esbabu Nuzuli’l-Kur’ani” (Shkaqet e Zbritjes së Kur’anit), fq. 189.

15-Sujuti, “Durru’l-Mensuri” (Dëmet e të Ndihmuarit), vëll. 3, fq. 117. I njëjtihadith është përcjellur dhe nga Ebu Hurejre dhe nga Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.). Ali Ibn Ibrahim Kummi duke sqaruar ajetin e 20-të të Sures Sebe në veprën e tij me titull: “Tefsir” (Komentimi) ka shkruar si më poshtë: “Im atë ka përcjellur kështu nga Ibn Ebi Umejri, ky i fundit nga Ibn Sinani, ky i fundit nga Ebu Abdullahu (Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.)): “Allahu në këtë ajet i ka urdhëruar të dërguarit të Tij që t’u bëjë të ditur njerëzve se kujdestaria është fati i prijësit të besimtarëve”. “O i dërguar! Përcill atë që të është shpallur nga Zoti yt -se Aliu është kujdestari i besimtarëve-!” Për këtë arsye i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) në Gadi Hum ka shpalosur: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe ky Aliu është zotëriu i tij”. Shikoni Kummin, “Tefsir” (Komentimi), vëll. 2, fq. 201. Ndërsa hadithi i përcjellur nga Ebu Hurejre është si vijon: “O i dërguar! Përcill atë që të është shpallur nga Zoti yt -se Aliu është kujdestari i besimtarëve-! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke kryer shpalljen tënde”. (Sure Maide, 67), Shikoni Haskanin, “Sheuahidu’t-Tenzili li-Kauaidi’t-Tafdili fi Ajati’n-Nazile fi Ehli’l-Bejti” (Dëshmitarët e Zbritjes së Rregullave të Nderimit në Ajetet e Zbritura për Ehli Bejtin), vëll. 1, fq. 187.

16- Alame Mexhlisiu, “Biharu’l-Enuari” (Lulishta e Dritave), vëll. 5, fq. 1-166.

17- Ajetullah Hui, “Bejan fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Sqarimi Në Komentimin e Kur’anit), fq. 321.

18- Ashuri Telukiu, “Tahrif Napeziri-i Kur’ân ez Didgah-i Alame Sharani” (Përshkrimi i Pamundësisë së Ndryshimit të Kur’anit nga Përmbledhja e Alame Sharaniut), fq. 19.

19- Hasanzade Amuli, “Goftar der Bab-i Kur’ani” ((Fjalimi i Kreut të Kur’anit), fq. 12.

20- Shejh Mufidi, “Methailu’th-Theruijje” (Çështjet Thelbësore), fq. 83-84.

21- Nexhashiu, “Fihrist” (Indeksi), fq. 76.

22- Ibn Gadairiu, “Rixhal” (Muhaddithët), fq. 39.

23- Nexhashiu, “Fihrist” (Indeksi), fq. 335.

24- Ibn Gadairiu, “Rixhal” (Muhaddithët), fq. 93.

25- Nexhashiu, “Fihrist” (Indeksi), fq. 328.

26- Shejh Tusiu, “Ihtijaru Marifeti’r-Rixhali” (Përzgjedhja e Diturisë së Muhaddithëve), vëll. 2, fq. 796.

27- Ibn Gadairiu, “Rixhal” (Muhaddithët), fq. 92.

28- Shejh Tusiu, “Ihtijaru Marifeti’r-Rixhali” (Përzgjedhja e Diturisë së Muhaddithëve), vëll. 2, fq. 219.

29- Nexhashiu, “Fihrist” (Indeksi), fq. 421.

30- Ibn Gadairiu, “Rixhal” (Muhaddithët), fq. 89.

31- Shejh Tusiu, “Ihtijaru Marifeti’r-Rixhali” (Përzgjedhja e Diturisë së Muhaddithëve), vëll. 2, fq. 664.

32- Nexhashiu, “Fihrist” (Indeksi), fq. 128.

33- Ibn Gadairiu, “Rixhal” (Muhaddithët), fq. 110.

34- Ajetullah Hui, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue Tafsilu Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhja e Muhaddithëve dhe Analiza e Klasifikimit të Përcjellësve), vëll. 3, fq. 140.

35- Ibn Gadairi, “Rixhal” (Muhaddithët), fq. 42; Xheuahiri, “Mufid fi Muxhemi’r-Rixhali’l-Hadithi” (Dobia në Përmbledhjen e Muhaddithëve), fq. 48.

36- Mazenderani, “Sherhu’l-Usuli’l-Kafi” (Sqarimi i Metodologjisë së Mjaftuesit), vëll. 7, fq. 75.

37- Shejh Tusiu, “Ihtijaru Marifeti’r-Rixhali” (Përzgjedhja e Diturisë së Muhaddithëve), vëll. 2, fq. 365; Hili, “Hulasatu’l-Akuali fi Marifeti’r-Rixhali” (Përmbledhja e Fjalëve në Urtësinë e Muhaddithëve), fq. 395; Ibn Daudi, “Rixhal” (Muhaddithët), fq. 275.

38- Nexhashiu, “Fihrist” (Indeksi), fq. 418; Hili “Hulasatu’l-Akuali fi Marifeti’r-Rixhali” (Përmbledhja e Fjalëve në Urtësinë e Muhaddithëve), fq. 395; Ibn Daudi, “Rixhal” (Muhaddithët), fq. 409.

39- Nexhashiu, “Fihrist” (Indeksi), fq. 249.

40- Shejh Tusiu, “Ihtijaru Marifeti’r-Rixhali” (Përzgjedhja e Diturisë së Muhaddithëve), vëll. 2, fq. 705.

41- Alame Askeriu, “Kur’anu’l-Kerimi ue Riuajatu’l-Medresetejni” (Kur’ani Fisnik dhe Përcjelljet e Dy Medreseve), vëll. 3, fq. 335.

42- Alame Askeriu, “Kur’anu’l-Kerimi ue Riuajatu’l-Medresetejni” (Kur’ani Fisnik dhe Përcjelljet e Dy Medreseve), vëll. 3, s. 372.

43- Alame Askeriu, “Kur’anu’l-Kerimi ue Riuajatu’l-Medresetejni” (Kur’ani Fisnik dhe Përcjelljet e Dy Medreseve), vëll.. 3, fq. 262, 277, 259, 353, 354, 356, 607.

44- Nexhashiu, “Fihrist” (Indeksi), fq. 80.

45- Ibn Gadairiu, “Rixhal” (Muhaddithët), fq. 40.

46- Ajetullah Hui, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue Tafsilu Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhja e Muhaddithëve dhe Analiza e Klasifikimit të Përcjellësve), vëll. 3, fq. 307.

47- Fejd Kashani, “Safi” (I Pastërti), vëll. 1, fq. 52.

48- Alame Tabatabaiu, “Mizan fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja Në Komentimin e Kur’anit), vëll. 5, fq. 146.

49- Alame Tabatabaiu, për sa ka të bëjë me lidhjen e shkaqeve të zbritjes me njerëz të tjerë shkruan si më poshtë: “Shkaku i zbritjes i një ajeti nuk mund të jetë i lidhur vetëm me atë ajet; domethënë ajeti i cili ka zbritur për një njeri ose për disa njerëz të caktuar, nuk mund të bëhet i veçantë vetëm atij apo atyre njerëzve, mund të krijohet një lidhje mes me çdo lloj ngjarje e cila tregon ngashmëri me veçoritë e shkakut tëzbritjes. Kjo veçori është veçoria e asaj gjësë që quhet “xhera” në diturinë e hadithit. Shikoni Alame Tabatabaiun, “Mizan fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja Në Komentimin e Kur’anit), vëll. 5, fq. 68.

50- Kulejni, “Kafi” (Mjaftuesi), vëll. 8, fq. 337-338.

51- Imam Bakiri në një hadith citon kështu: “Një ajet i cili ka zbritur për një popull, pas vdekjes së atyre njerëz që i përkasin atij populli, nuk mbetet më gjë pas Kur’anit. Megjithatë gjykimi i Kur’anit është i vlefshëm derisa të jenë qiejt dhe toka dhe për çdo popull ka një ajet që ata përfitojnë në drejtim të mirë os të keq”. Ajjashi, “Tefsir” (Komentimi), vëll. 1, fq. 10.

52- Ajetullah Subhani, “Akidetu'l-Islamijje” (Besimi Islam), fq. 173.

53- Mazenderani, “Sherhu’l-Usuli’l-Kafi” (Sqarimi i Metodologjisë së Mjaftuesit), vëll. 7, fq. 65.

54- Mazenderani, “Sherhu’l-Usuli’l-Kafi” (Sqarimi i Metodologjisë së Mjaftuesit), vëll. 7, fq. 65.

55- Alame Askeriu, “Kur’anu’l-Kerimi ue Riuajatu’l-Medresetejni” (Kur’ani Fisnik dhe Përcjelljet e Dy Medreseve), vëll. 3, fq. 8.

56- Amuliu, “Goftar der Bab-i Kur’an” (Fjalimi i Kreut të Kur’anit), fq. 252.

57- Hakimi, “Ulumu’l-Kur’ani” (Dituritë e Kur’anit), fq. 118.

58- Nga Hasan Ibn Thabiti është përcjellur kështu: “Ashtu siç Xhibrili ia ka zbritur Kur’anin të nderuarit të dërguar ashtu ia ka zbritur dhe Sunnetin”,Shikoni Daremiun, “Sunen” (Sunnetet), vëll. 1, fq. 145.

59- Shejh Saduku, “Itikadat fi Dini’l-Imamijje” (Besimet në Fenë Islame), fq. 84.

60- Marifeti, “Tahrif Napeziri-i Kur’an” ((Pamundësia e Ndryshueshmit të Kur’anit), fq. 236.

61- Ajetullah Hui, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue Tafsilu Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhja e Muhaddithëve dhe Analiza e Klasifikimit të Përcjellësve), vëll. 3, fq. 313.

62- Disa dijetarë si muhaddith Nuriu dhe Fejd Kashani duke i treguar si argument hadithet që zënë vend në këtë krye kanë pretenduar se Kulejni i ka besuar ndryshimit. Kësaj mund t’u jepet përgjigje në këtë formë: “1. Kulejni nuk i ka qortuar përcjelljet tek “Kafi” (Mjaftuesi), 2. Përcjelljet që gjenden tek “Kafi” (Mjaftuesi) nuk pasqyrojnë besimin e shkrimtarit, 3. Përcjelljet të cilat argumentojnë ndryshimin bien ndesh me hadithet që janë të pranishme tek kerët e tjerë (Shikoni Nexharzadeganin, “Berresi ue Erzjabi-i Hadith-i Kemmijjet-i Ajat-i Kur’an der Kitab-i Kafi” (Hetimi dhe Shqyrtimi i Haditheve dhe Sasisë së Ajeteve të Kur’anit në Librin Kafi)  fq. 10, 4. Zënia vend e përcjelljeve në kreun e haditheve të rralla tregon se shëndeti i haditheve është i dyshimtë.

63- Kulejni, “Kafi” (Mjaftuesi), vëll. 3, fq. 435.

64- Alame Belagiu, “Alau’r-Rahmani fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Kujdestarët e Gjithëmëshirshmit në Komentimin e Kur’anit), vëll. 1, fq. 70-71.

65- Saffari, “Besairu’d-Derexhati’l-Kubra fi Fedaili Ali Muhammedi” (Këndvështrimet e Klasifikimeve të Mëdha në Virtytet e Familjes së Muhammedit), fq. 315

66- Sujuti, “Durru’l-Mensur fi Tefsiri’l-Mesur” (Dëmet e Dhënies së Ndihmës në Komentimin e Thjeshtësuar), vëll. 3, fq. 117.

67- Alame Askeriu, “Kur’anu’l-Kerimi ue Riuajatu’l-Medresetejni” (Kur’ani Fisnik dhe Përcjelljet e Dy Medreseve), vëll. 3, fq. 198.

68- Ibn Tejmijje, “Dakaiku’t-Tefsiri” (Minutat e Komentimit), vëll. 2, fq. 227.

69- Kummi, “Tefsir” (Komentimi), fq. 104; Alame Mexhlisiu, “Biharu’l-Enuari” (Lulishta e Dritave), vëll. 29, fq. 462.

70- Habibi, “Faslu’l-Hitabi fi Ithbati Tahrifi’l-Kitabi Rabbi’l-Erbabi” (Kreu i Oratorisë në Argumentimin e Ndryshimit të Kur’anit nga Ekspertët e Fushës), fq. 150-151.

71- Pas ndërrimit jetë të të nderuarit të dërguar prijësit i krahasuan mus’hafet në të cilat ishin të pranishme thëniet që kishin të bënin me virtytet e të nderuarit Ali (p.m.t.) dhe të bijve të tij. Për këtë arsye prijësit me qëllim që të siguronin postet e tyre, sollën në rend të ditës slloganin “Ndarja mes Kur’anit dhe komentimit” dhe ndoqën politikën e njëjësimit të mus’hafeve. Shikoni Allame Askeriun, “Kur’anu’l-Kerimi ue Riuajatu’l-Medresetejni” (Kur’ani Fisnik dhe Përcjelljet e Dy Medreseve), vëll. 1, fq. 273.

72- Tirmidhiu, “Sunen” (Sunnetet), vëll. 4, fq. 285; Ibn Ebi Daudi, “Rixhal” (Muhaddithët), vëll. 2, fq. 366. Hafsa dhe Ummu Selemeja kanë bërë të njëjtën gjë në mus’hafet e tyre. Shikoni Ibn Ebi Daudin, “Rixhal” (Muhaddithët), vëll. 2, fq. 371-375.

73- Alame Askeriu, “Kur’anu’l-Kerimi ue Riuajatu’l-Medresetejni” (Kur’ani Fisnik dhe Përcjelljet e Dy Medreseve), vëll. 2, fq. 676.

74- Ajetullah Hui, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue Tafsilu Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhja e Muhaddithëve dhe Analiza e Klasifikimit të Përcjellësve), vëll. 3, fq. 313-314.

75- Tabersiu, “Mexhmau’l-Bejani” (Përmbledhja e Sqarimit), fq. 70.

76- Dijetar Emini shkruan se më tepër se tridhjetë shkrimtarë sunnitë e kanë përcjellur këtë ngjarje. Shikoni “Gadir” (Gadiri), vëll. 1, fq. 239-246.

77- Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), vëll. 5, fq. 137-138.

78- Për shembull shikoni Dhehebiun, “Tedhkiretu’l-Huffadhi” (Përmendja e Hafidhëve), vëll. 1, fq. 2-3.

79- Ajetullah Hui, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue Tafsilu Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhja e Muhaddithëve dhe Analiza e Klasifikimit të Përcjellësve), fq. 315; Hakimi, “Ulumu’l-Kur’ani” (Dituritë e Kur’anit), fq. 113; Imam Humejni, “Enuaru’l-Hidaje fi Talikati ala’l-Kifaje” (Dritat e Udhëzimit në Shënimin e Mjaftuesit), vëll. 1, fq. 245-246.

80- Ajetullah Hui, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue Tafsilu Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhja e Muhaddithëve dhe Analiza e Klasifikimit të Përcjellësve), fq. 315; Hakimi, “Ulumu’l-Kur’ani” (Dituritë e Kur’anit), fq. 294.

81- Ajetullah Hui, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue Tafsilu Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhja e Muhaddithëve dhe Analiza e Klasifikimit të Përcjellësve), fq. 315; Hakimi, “Ulumu’l-Kur’ani” (Dituritë e Kur’anit), fq. 296.

82- Ajetullah Hui, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue Tafsilu Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhja e Muhaddithëve dhe Analiza e Klasifikimit të Përcjellësve), fq. 315; Hakimi, “Ulumu’l-Kur’ani” (Dituritë e Kur’anit), fq. 296-297.

83- Ajetullah Hui, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue Tafsilu Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhja e Muhaddithëve dhe Analiza e Klasifikimit të Përcjellësve), fq. 315; Hakimi, “Ulumu’l-Kur’ani” (Dituritë e Kur’anit), fq. 294.

84- Për shembull shikoni Thakefiun, “Garat” (Zbulimet), vëll. 1, fq. 197.

85- Thakefiu, “Garat” (Zbulimet), vëll. 1, fq. 200.

86- Thakefiu, “Garat” (Zbulimet), vëll. 1, fq. 202.

87- Fadl Ibn Shazani, “Idah” (Sqarimi), fq. 209-229.

88- Alame Askeriu, “Kur’anu’l-Kerimi ue Riuajatu’l-Medresetejni” (Kur’ani Fisnik dhe Përcjelljet e Dy Medreseve), vëll. 3, fq. 88; Muderrisi, “Berresi-i Sitizeha-ji Dirin Derbare-i Tahrif-i Kur’an” (Hetimi dhe Hulumtimi i Thellë në Ndryshimin e Kur’anit), fq. 63.

89- Ajetullah Hui, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue Tafsilu Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhja e Muhaddithëve dhe Analiza e Klasifikimit të Përcjellësve), fq. 315; Hakimi, “Ulumu’l-Kur’ani” (Dituritë e Kur’anit), fq. 317.

90- Ajetullah Hui, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue Tafsilu Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhja e Muhaddithëve dhe Analiza e Klasifikimit të Përcjellësve), fq. 315; Hakimi, “Ulumu’l-Kur’ani” (Dituritë e Kur’anit), fq. 295.

91- Mehdeuiradi, “Danishname-i Xhihan-i Islam” (Këshillimi i Botës së Islamit), vëll. 6, fq. 643.

92- Shakiri, “Reueshha-i Teuil-i Kur’ani” (Metodologjia e Interpretimit të Kur’anit), fq. 155.

93- Shejh Tusiu, “Ihtijaru Marifeti’r-Rixhali” (Përzgjedhja e Diturisë së Muhaddithëve), vëll. 2, fq. 390-391.

94- Muderrisi, “Berresi-i Sitizeha-ji Dirin Derbare-i Tahrif-i Kur’an” (Hetimi dhe Hulumtimi i Thellë në Ndryshimin e Kur’anit), fq. 63; Tabatabaiu, “Mizan fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja Në Komentimin e Kur’anit), vëll. 5, fq. 42.

95- Alame Askeriu, “Kur’anu’l-Kerimi ue Riuajatu’l-Medresetejni” (Kur’ani Fisnik dhe Përcjelljet e Dy Medreseve), vëll. 3, fq. 124, 250-251.

96- Alusiu, “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), vëll. 5, fq. 167; Taftazaniu, “Sherhu’l-Mekasidi” (Sqarimi i Qëllimeve), vëll. 5, fq. 270.

97- Ibn Ethiri shkruan se së bashku me të nderuarin Ali dhe nëntë bashkëkohës të tjerë quheshin Ali, Shikoni Ibn Ethirin, “Usdu’l-Gabe fi Marifeti’s-Sahabe” (Metodologjia e Sqarimit në Urtësinë e Bashkëkohësve), vëll. 4, fq. 15-42.

98- Kulejni, “Kafi” (Mjaftuesi), vëll. 1, fq. 420.

99- Kulejni, “Kafi” (Mjaftuesi), vëll. 1, fq. 286-287.

100- Ajetullah Hui, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue Tafsilu Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhja e Muhaddithëve dhe Analiza e Klasifikimit të Përcjellësve), fq. 315; Hakimi, “Ulumu’l-Kur’ani” (Dituritë e Kur’anit), fq. 314.

101- Në ditën në të cilën i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) dha ushqim për të ftuar në Islam farefisin e tij pas zbritjes së ajetit të lajmërimit.

102- “Çfarë iu ka dhënë i dërguari merreni atë, çfarë iu ka ndaluar ai largohuni nga ajo!” (Sure Hashr, Ajeti 7); “Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë për ju”. (Sure Nisa, Ajeti: 59).

Revista “Mutalat-i Kur’ani ue Hadithi” (Mësimi i Kur’anit dhe i Hadithit), viti 1391 i mërgimit islam, numri 11.



Burimi : Medya Şafak