Instituti i Statistikave të Izraelit: Popullsia palestineze është në rritje

Publikuar në Shta. 17, 2018, 3:04 a.m.

Instituti i Statistikave të Izraelit ka ndarë me publikun të dhënat e reja në lidhje me popullsinë që jeton në territoret e pushtuara.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Izraelit, pas  incidentit të Nakba-s së vitit 1948, numri i palestinezëve të cilët jetojnë në territoret e pushtuara nga Izraeli, është rritur për 15 për qind.

Në incidentin e Nakba-s së vitit 1948, organizatat terroriste të themeluara nga hebrenjtë sionist, bastisën fshatrat dhe qytetet e palestinezëve, vranë mijëra palestinezë, ndërsa qindra mijëra palestinezë të tjerë u detyruan të emigrojnë.

Ndërsa, thuhet se 156 mijë palestinezë vazhdojnë të jetojnë në territorin palestinez.

Duke përfshirë edhe palestinezët, sot në territoret e pushtuara nga Izraeli jetojnë 8 milionë e 891 mijë e 800 njerëz.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Izraelit, popullsia e palestinezëve, e cila përbëhej nga 156 mijë njerëz që vazhdonin të jetonin në territoret e pushtuara pas incidentit të Nakba-s, u rrit në 1 milion e 860 mijë e 300.

Në Jeruzalem jetojnë rreth 400 mijë palestinez, ndërsa në Golanin e pushtuar nga Izraeli, jetojnë rreth 20 mijë arabë sirianë.

Palestinezët të cilët jetojnë në territoret e pushtuara nga Izraeli, duke mos përfshirë palestinezët me shtetësi të përkohshme në Jerusalem, përbëjnë 17 për qind të popullisisë së përgjithshme.

Të ardhurat mesatare mujore të një familjeje palestineze që jetojnë në territoret e pushtuara janë 2 mijë e 792 dollarë, ndërsa të ardhurat mesatare mujore të një familjeje hebreje janë 4 mijë e 188 dollarë.

Ndërsa popullsia e palestinezëve që jetojnë në territoret e pushtuara rritet dita ditës, rritja e popullsisë hebraike kontribuon në rritjen e popullsisë që emigron në vendet perëndimore.

 


Burimi : Tasnim News Agency