Në rrënojat e Harranit u gjendën 32 tualete

Publikuar në Shta. 17, 2018, 12:41 a.m.

Në vendbanimin Haran Oren i cili është nga vendbanimet më të vjetra në botëdhe gjendet në Listen e Përkohshme e Trashgimisë Botërore e UNESCO-s u zbuluan 32 tualete të ndërtuara sipas parimeve islamike në periudhën e Emeviler.

Shtëpitë me çati konike në formën e koshereve të bletëve që identifikohen me zonën e Harranit tërheqin vëmendjen e turistëve dhe vizitorëve.

Shefi i Departamentit të Arkeoligjisë së Universitetit Harran dhe Kryetari i Kërkimeve Arkeologjike të Harran Oren, Prof. Dr. Mehmet Önal që drejton kërkimet arkeologjike që nga viti 2014 në Vendbanimet Harran Oren,  e cila është pjesë e Listës së Përkohshme të Trashëgimisë Botrore të UNESCO-s ka theksuar se zakoni i tualetit të parë unumi dhe hamamit të parë të Anadollit sipas traditës islamike në ditët tona ka ardhur nga Harrani.

Prof. Dr. Mehmet Onal, i cili ka treguar sesi mongolët erdhën në vitin 1270 në Harran dhe shkatërruan e dogjën gjithçka, ka bërë me dije se ende vazhdojnë kërkimet arkeologjike me një grup prej 100 personave për të nxjerrë në dritë ato pjesë që kanë mbetur nga ky vend. Më pas ai ka vazhduar duke u shprehur se:

— Duke qënë të vetëdijshëm në lidhje me rëndësinë historike që mbart Harrani, vazhdojmë ende kërkimet tona. Në periudhën e Emevive u ndërtua xhamia Harran Ulu Xhami. Në oborrin e përparëm të xhamisë kemi gjetur të ndërtuar një shatërvan me lavaman. Çdo vepër që kemi gjetur deri më tani i përkasin periudhës së Mesjetës dhe ka veçantësisë se është e para në Anadoll. 32 tualetet që kemi gjetur këtu janë të parat të zbuluara në Anadoll. Në atë periudhë ende nuk kishte filluar arti islamik i shekullit të tetë, megjithatë ishte marrë arkitektura e hamamëve të Romës.

— Më përparë kemi zbuluar edhe pjesë të hamameve të cilat i përshtaten principeve dhe normave morale të Islamit. Kishin hapur vende duke gërmuar dheun për t’u larë në formën e pishinave. Edhe këto tualetet të para umumi dhe lavamave të Anadollit janë zbuluar si rezultat i kërkimeve arkeologjike. Një tip pishine me një shatërvan dhe 32 tualete. Shihet se nëpër ndarëset e këtyre tualeteve kanë qënë përdorur perde.

— Njerëzit që përdornin tualetet në atë kohë nuk e shihnin njëri-tjetrin. Njerëzit në Greqinë e Lashtë dhe në Romë përdornin ‘Latrinalar’ nëpërmjet të cilave mund ta shihnin njëri-tjetrin, kryenin nevojat e tyre personale në këtë mënyrë. Në këtë periudhë, duke u nisur nga normat morale dhe prinicipet islamike në Harran, tualetet dhe lavamanet duke ndryshuar formën e tyre sipas këtyre normave. Mes këtyre tualeteve ishin vendosur mure në formën e perdeve për t’i ndarë, një praktikë kjo që më pas filloi të ndiqej në të gjithë botën. Përsëri në këtë periudhë janë gjendur edhe vende të vogla pranë tualeteve që janë përdorur për të vënë sapunët. Pra, në atë kohë në Harran i jepej shumë rëndësi pastërtisë. Përsëri pranë këtyre tualeteve janë gjetur edhe kanalizime të cilat ishin në përmasa të mëdha rreth 2 metra të larta dhe 1.5 metra të gjëra. Edhe kjo është një shenjë tjetër që tregon sesa shumë rëndësi i jepej pastërtisë në Harran në atë periudhë.



Burimi : Sputnik News