Pse SHBA-ja ka nevojë për luftë?

nga Jacques R. Pauwels | Publikuar në Shta. 15, 2018, 8:34 p.m.

Të paktën teorikisht, të pasurit dhe forcat e Amerikës supozohet të kenë qënë mbështetës të mëdhenjë tregtisë së lirë dhe kanë qënë gjithnjë kundër çdo ndërhyrjeje të çdolloji të shtetit në ekonomi. Megjithatë, gjatë luftës nuk kanë pasur asnjë kritikë ndaj shtetit amerikan që kishin ndërhyrë në ekonomi dhe e financonin atë dhe në fakt nëse nuk do të ishte toleruar shkelja në përmasa të mëdha të tregtisë së lirë gjatë këtyre viteve nuk do të mund të kishin mbeldhur neton totale që kanë mundur të mbledhin deri më tani.

Shënim nga editori i Global Research: Ky artikull intrigues është shkruar më 30 prill të vitit 2003 në prag të luftës kundër Irakut, nga historiani dhe shkencëtari politik Dr. Jacques Pauels.

Në përgjithësi, artikulli ka të bëjë me presidencën e Xhorxh Ë. Bushit.

Një pyetje me vend për kohën: Pse administrata e Trump ka nevojë për luftë, duke përfshirë edhe një program bërthamor që arrinnë shifrat e 1.2 trilionë dollarë?

Lufta kundër Koresë së Veriut, Iranit, Rusisë dhe Kinës është aktualisht në bordin e tryezës së diskutimit të Pentagonit.

Koreja, Vietnami, Kamboxhia, Iraku, Libia, Siria, Jemeni ...

Pse SHBA-ja ka qenë në gjendje lufte për më shumë se gjysmë shekulli tashmë...? Dhe ne e quajmë këtë periudhë si “epoka e pas luftës”.

Dhe përse amerikanët mbështesin agjendën ushtarake amerikane? 

*     *     *

Luftërat janë një humbje e tmerrshme për jetën e njerëzve dhe burimeve të tyre, dhe për këtë arsye shumica e njerëzve parimisht janë kundër luftërave. Presidenti amerikan, nga ana tjetër, duket se është i dashuruar me luftën. Pse? Shumë analistëjanë munduar tëgjejnë përgjigjen tek faktorët psikologjikë. Disa janë të medimit se George W. Bush e konsideronte detyrën e tij për të përfunduar punën që ishte filluar nga babai i tij me Luftën e Gjirit por që për ndonjë arsye të panjohur dhetë errëta nuk kishte mundur ta përfundonte; të tjerë besojnë se Bush Junior është duke shpresuar për një luftë të shkurtër dhe triumfuese që do t'i garantojë atij një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Unë besoj se duhet të shohim diku tjetër për të gjetur një shpjegim në lidhje me qëndrimin e Presidentit amerikan.

Fakti që Bush është i prirur ndaj luftës ka të bëjë ose shumë pak për të mos thënë nuk ka të bëjë aspak me gjendjen e tij psikologjike;në fakt raktori që luan rolin kryesor është sistemi ekonomik amerikan. Ky sistem –lloji amerikan i kapitalizmit – funksionon para së gjithash për të bërë amerikanën që janë jashtëzakonisht të pasur të njohur si“dinastia e parave”tëe Bushit në akoma edhe më të pasur. Kjo thënë, megjithatë po luftëra të ngrohta ose të ftohta, ky sistem nuk mund të prodhojë më rezultatin e pritur në formën e fitimeve gjithnjë e më të larta të parave gjë të cilënnjerëzit e pasur të Amerikës e konsiderojnë si një të drejtë të tyre të ardhur që prej lindjes.

Forca e madhe e kapitalizmit amerikan është gjithashtu edhe dobësia e tij më e madhe, nëse duhet ta përcaktojmë atë eshtë produktiviteti jashtëzakonisht i lartë i saj. Përgjatë zhvillimit historik të sistemit ekonomik ndërkombëtar që ne e kemi emëruar si kapitalizëm ekziston një numër faktorësh që kanë prodhuar rritje të mëdha në produktivitet.Për shembull, mekanizimi i procesit të prodhimit që filloi në Angli qysh në shekullin e 18-të. Ndërsa në fillim të shekullit të 20-të, industrialistët amerikanë dhanë një kontribut të rëndësishëm në format e automatizimit të punës me anë të teknikave të reja të tilla si linja e montimit. Ky i fundit ishte një risi e prezantuar nga Henry Ford dhe këto teknika u bënë kolektivisht të njohura si “Fordizëm”. Produktiviteti i ndërmarrjeve të mëdha amerikane u rrit në mënyrë jashtëzakonisht të dallueshme.

Për shembull, qw në vitet 1920, automjete të panumërta u rreshtuan nga linjat e montimit të fabrikave të automobilave të Miçiganit gjatw çdo dite. Megjithatw kush do t’i blinte të gjitha ato makina? Shumica e amerikanëve në atë kohë nuk kishin tw ardhura të mjaftueshme nwxhepat e tyre për tw bwrw blerje të tillë. Edhe produkte të tjera industriale në mënyrë të ngjashme e përmbushwn gjithw tregun, dhe rezultati ishte shfaqja e një çrregullimi kronik ndërmjet furnizimit gjithnjë në rritje ekonomike dhe kërkesës së mbetur mw tw ulur. Kështu u krijua kriza ekonomike e njohur përgjithësisht si “Depresioni i Madh”. Ishte në thelb një krizë e mbiprodhimit. Depot po shpërthenin me mallra të pashitura, fabrikat i pushuan punëtorët, e tyre, shpërtheu papunësia, dhe kështu fuqia blerëse e popullit amerikan u tkurr më shumë, duke e bërë krizën edhe më tw thellw.

Nuk mund të mohohet se “Depresioni i Madh” në Amerikë përfundoi vetëm gjatë dhe për shkak të Luftës së Dytë Botërore. (Edhe vetë admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Roosevelt pranojnë se politikat e tij të shumta të reklamuara të New Deal sollën shumë pak lehtësim për të mos thënë aspak.) Kërkesa ekonomike u ngrit në mënyrë të thellë dhe të dallueshme kur lufta që kishte filluar në Evropë dhe në të cilën vetë SHBA-ja nuk ishte pjesëmarrëse aktive para vitit 1942 , lejoi industrinë amerikane të prodhonte sasi të pakufizuara të pajisjeve të luftës. Gjatë periudhës mes vitit 1940 deri më 1945, shteti amerikan do të shpenzonte jo më pak se 185 miliardë dollarë për pajisje të tilla dhe pjesa e shpenzimeve ushtarake në buxhet u rrit në periudhën mes vitit 1939 deri në vitin 1945 nga një 1.5 përqind, që ishte një vlerë e parëndësishme në rreth 40 përqind. Përveç kësaj, industria amerikane gjithashtu siguronte sasi të mëdha të pajisjeve për britanikët dhe madje edhe sovjetikët. (Ndërkohë, në Gjermani, filialet e korporatave amerikane si Ford, GM dhe ITT prodhonin të gjitha llojet e avionëve dhe tankeve dhe mjeteve të tjera luftarake për aleatët e tyre nazistët. Kjo situatë vazhdoi edhe pas Pearl Harbor, megjithatë kjo është një histori tjetër.) Problemi kryesor i “Depresionit të Madh”– paqëndrueshmëria mes kërkesës sëë ulët dhe ofertës – u zgjidh në këtë mënyrë sepse shteti filloi të pomponte para për shkak të kërkesës ekonomike për shkak të kërkesave të mëdha të një natyre ushtarake.

Situata për amerikanët e thjeshtë nuk ishte aq keq sa ishte menduar; shpenzimet ushtarake të Uashingtonit sollën jo vetëm pothuajse punësim të plotë, por edhe paga shumë më të larta se kurrë më parë; ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore që mjerimit të përhapur në vend për shkak të Depresionit të Madh i erdhi fundi dhe se një shumicë e popullit amerikan arriti një shkallë të pashembullt prosperiteti. Sidoqoftë, përfituesit më të mëdhenj të bumit ekonomik të kohës së luftës ishin biznesmenët dhe korporatat e vendit, të cilët arritën të korrnin fitime të jashtëzakonshme.

Ashtu siç shkruan edhe historiani Stuart D. Brandes fitimet neto të firmave më të mëdha të Amerikës në periudhën mes viteve 1942 dhe 1945 ishin më shumë se 40 përqind më të larta se fitimet gjatë periudhës së viteve 1936-1939. Sipas shpjegimit të historianit, një rritje e këtillë e përfitimeven ka ardhur për arsye se shteti ka dështuar pjesërisht për të mos thënë tërësisht në kontrollimin e çmimeve tëpaisjeve ushtarake me vlerë miliarda dollarëshe dhe në tatimin e fitimeve. Një situatë e këtillë ka sjellë përfitime në botën e biznesit amerikan në përgjithësi, megjithatë i ka shërbyer në veçanti elitën relativisht të kufizuar të korporatave të mëdha të njohura si “biznesi i madh” ose “Amerika e korporatës”. Gjatë luftës, më pak se 60 firma gjithsej  dolën me fitim duke qënë semorën 75 përqind të të gjitha kërkesave ushtarake dhe kërkesave të tjera shtetërore. Brandes shkruan se korporatat e mëdha - Ford, IBM, etj. e treguan veten si “derrat e luftës”. Një situatë e këtillë vinte si pasojë e sasisë së lartë të shpenzimeve ushtarake të shtetit. Kompania IBM, për shembull, rriti shitjet e saj vjetore gjatë periudhës mes viteve 1940 dhe 1945 nga 46 milionë në 140 milionë dollarë në sajë të kërkesa të lidhura me luftën dhe fitimet e saj u rritën në përputhje me rrethanat e krijuara.

Korporatat e mëdha të Amerikës shfrytëzuan ekspertizën e tyre të Fordistëve në mënyrë më të plotë për të rritur prodhimin, megjithatënjë gjë e këtillë nuk ishte e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e kohës së luftës të shtetit amerikan. Duheshi shumë më tepër pajisje, dhe për të prodhuar këto pajisje Amerika kishte nevojë për fabrika të reja dhe teknologji edhe më efikase. Këto asete të reja nuk vonuan shumë që të shpikeshin, dhe për shkak të kësaj vlera e përgjithshme e të gjitha objekteve prodhuese të vendit u rrit në periudhën mes viteve 1939 dhe 1945 nga 40 miliardë në 66 miliardë dollarë. Megjithatë, mbrapa gjithë këtyre investimeve të rejanuk fshihe sektori privat; për shkak të përvojave të tij të papërshtatshme me mbiprodhimin gjatë viteve tridhjetë, biznesmenët e Amerikës e panë këtë detyrë të prodhimit si shumë të rrezikshme. Që do të thotë se ishte shteti që e bëri punën duke investuar 17 miliardë dollarë në më shumë se 2,000 projekte të mbrojtjes ushtarake. Në këmbim të një tarife nominale, korporatat në pronësi private u lejuan të merrnin me qira këto fabrika të reja për të prodhuar ... dhe për të fituar para duke ia shitur prodhimin përsëri vetë shtetit. Për më tepër, kur lufta mbaroi dhe Uashingtoni vendosi të hiqte dorë nga këto investime, korporatat e mëdha të vendit i blenë të gjitha këto fabrikapër vetëm gjysmën e vlerës së vërtetë të tregut, dhe në shumë raste vetëm për një të tretën e vlerës reale.

Si arriti ta financonte Amerika luftën, si i pagoi Uashingtonin faturat e larta të paraqitura nga GM, ITT dhe nga furnizuesit e tjerë të pajisjeve të luftës? Përgjigjja është: pjesërisht me anë të taksimit –afërsisht me 45 për qind –megjithatë shumë më tepër e pagoi nëpërmjet huave – rreth 55 për qind. Për shkak të kësaj, borxhi publik u rrit në mënyrë dramatike, konkretisht nga 3 miliardë dollarë që ishte në vitin 1939 në jo më pak se 45 miliardë dollarë në 1945. Në teori, ky borxh duhet të ishte zvogëluar, ose të fshihej tërësisht, duke mbledhur taksa mbi masat e mëdha të fitimeve të përvetësuara gjatë luftës nga korporatat e mëdha të Amerikës, megjithatë realiteti ishte ndryshe.

Siç është përmendur edhe mw lart tashmë, shteti amerikan dështoi të taksojë në mënyrë domethënëse fitimet e papaguara amerikane të korporatës, lejoi borxhin publik të rritej dhe filloi të paguante faturat e tij si dhe interesat e krijuara me të ardhurat e saj të përgjithshme, qw do tw thotw nwpwrmjet taksimeve direkte dhe indirekte. Veçanërisht për shkak të Aktit Regresiv të të Ardhurave të prezantuar në tetor 1942, këto taksa u paguan gjithnjë e më shumë nga punëtorët dhe amerikanët me të ardhura të ulëta se sa nga super-të pasurit dhe korporatat, ashtu siç vwren edhe historiani amerikan Sean Dennis Cashman “Barra e financimit të luftësishtevwnw fort mbi shpatullat e anëtarëve më të varfër të shoqërisë”.

Megjithatë, publiku amerikan, i preokupuar nga lufta dhe i verbuar nga dielli i ndritshëm i punësimit të plotë dhe pagave të larta, nuk e vuri re këtë gjë. Amerikanët e pasur, nga ana tjetër, ishin shumë të vetëdijshëm për mënyrën e mrekullueshme në të cilën lufta krijoi para për vetë ata dhe për korporatat e tyre. Rastësisht, edhe nga biznesmenët e pasur, bankierët, siguruesit dhe investitorët e tjerë të mëdhenj, Uashingtoni merrte borxh paratë e nevojshme për financimin e luftës; Amerika e korporatës kështu apo ashtu përfitonte nga lufta duke përdorur pjesën më të madhe të interesave të krijuara nga blerja e bonove të famshme të luftës. Teorikisht, të paktën, Amerika e pasur dhe e fuqishme janë kampionët e mëdhenj të të ashtuquajturit ndërmarrje të lirë dhe kundërshtojnë çdo formë ndërhyrjeje shtetërore në ekonomi. Gjatë luftës, megjithatë, ata kurrë nuk ngritën ndonjë kundërshtim ndaj mënyrës në të cilën shteti amerikan e menaxhoi dhe financonte ekonominë, sepse pa këtë shkelje të drejtpërdrejtë të drejtpërdrejtë të rregullave të sipërmarrjes së lirë, pasuria e tyre kolektive nuk do të mund të përhapet kurrë siç bëri gjatë atyre viteve.Të paktën teorikisht, të pasurit dhe forcat e Amerikës supozohet të kenë qënë mbështetës të mëdhenjë tregtisë së lirë dhe kanë qënë gjithnjë kundër çdo ndërhyrjeje të çdolloji të shtetit në ekonomi. Megjithatë, gjatë luftës nuk kanë pasur asnjë kritikë ndaj shtetit amerikan që kishin ndërhyrë në ekonomi dhe e financonin atë dhe në fakt nëse nuk do të ishte toleruar shkelja në përmasa të mëdha të tregtisë së lirë gjatë këtyre viteve nuk do të mund të kishin mbeldhur neton totale që kanë mundur të mbledhin deri më tani.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pronarët e pasur dhe drejtuesit e lartë të korporatave të mëdha mësuan një mësim shumë të rëndësishëm: gjatë një lufte mund të bëhen para, shumë para. Thënë me fjalë të tjera, detyra e vështirë e maksimizimit të fitimeve – aktiviteti kyç brenda ekonomisë kapitaliste amerikane – mund të shlyhet shumë më shumë me efikasitet përmes luftës sesa nëpërmjet paqes; megjithatë, kërkohet bashkëpunimi i mirëfilltë i shtetit. Që nga Lufta e Dytë Botërore, të pasurit dhe fuqitë e Amerikës kanë qënë gjithnjë të vetëdijshëm për një gjë të këtillë. Kështu është edhe njeriu i tyre në Shtëpinë e Bardhë [në vitin 2003, pra presidenti i Amerikës  Xhorxh W. Bush], djali i “dinastisë së parave”, i cili zbriti si me parashutë në Shtëpinë e Bardhë me qëllim të promovimit të interesave të anëtarëve të familjes së tij të pasur, miqve dhe bashkëpunëtorëve në Amerikën e korporatave.

Në pranverën e vitit 1945 ishte e qartë se lufta, burimi i fitimeve të shkëlqyera, së shpejti do të mbaronte. Çfarë do të ndodhte pas kësaj? Shumë prej analistëve në mesin e ekonomistëve, filluan të krijonin skenare që dukeshin jashtëzakonisht të pakëndshme për udhëheqësit politikë dhe industrialë të Amerikës. Gjatë luftës, blerjet e pajisjeve ushtarake nga Uashingtoni, dhe asgjë blerës tjetër kishin arritur tërivendosnin kërkesën ekonomike dhe kështu bënë të mundur jo vetëm punësim të plotë, por edhe fitime të paprecedenta. Me kthimin e paqes, fantazma e mosmarrëveshjes ndërmjet ofertës dhe kërkesës kërcënoi të kthehej përsëri për të përndjekur Amerikën përsëri dhe kërcënoi të sillte krizën që mund të rezultonte të ishte akoma më e madhe se Depresioni i Madh i “të tridhjetave të pista”.Kjo për arsye se gjatë viteve të luftës kapaciteti i prodhimit të vendit ishte rritur ndjeshëm, siç e kemi parashtruar më parë. Punëtorët do të detyroheshin që të largoheshin nga vendet e tyre të punës pikërisht në momentin kur miliona veteranë të luftës do të ktheheshin në shtëpi duke kërkuar një punë civile dhe papunësia dhe rënia e fuqisë blerëse do të përkeqësonin deficitin e kërkesës. E parë nga perspektiva e njerëzve tëpasurë dhe e fuqishëm të Amerikës, papunësia e ardhshme nuk ishte një problem; ajo që kishte rëndësi ishte se mosha e artë e fitimeve të mëdha do të mbaronte. Një katastrofë e tillë duhej parandaluar, megjithatë pyetja ngrihej se si?

Shpenzimet ushtarake të shtetit ishin burimi i fitimeve të larta. Në mënyrë që të mbaheshin fitimet që dilnin bujarisht, nevojiteshin urgjentisht armiqtë rinj dhe kërcënime të reja të luftës tani që Gjermania dhe Japonia kishin dalë humbëse nga lufta. Sa me fat ishte Amerika që ekzistonte Bashkimi Sovjetik, nje vend që në fakt gjatë luftës ka qënë një partner i veçantë i cili i kishte nxjerrë ngarreziku amerikanët dhe aleatët e saj në Stalingrad dhe vende të tjera, por qëgjithashtu ishte një partner që kishte ide dhe praktika komuniste, karakteristika të cilat e lejonin atë të transformohet lehtësisht në armikun e ri të Shteteve të Bashkuara. Shumica e historianëve amerikanë tani pranojnë se në vitin 1945, Bashkimi Sovjetik, një vend që kishte pësuar shumë gjatë luftës, nuk përbënte një kërcënim ekonomikisht dhe ushtarakisht shumë më të lartë të SHBA-së dhe se vetë Uashingtoni nuk i perceptonte sovjetikët si një kërcënim . Këta historianë gjithashtu e pranojnë se Moska ishte shumë e gatshme të punonte ngushtë me Uashingtonin në epokën e pasluftës.

Në të vërtetë, Moska nuk kishte asgjë për të fituar dhe gjithçka për të humbur, nga një konflikt me superfuqinë Amerikë, e cila kishte vetëbesim të plotëfalë monopolit të saj të bombës atomike. Sidoqoftë, Amerika – Amerika e korporatës, Amerika e super tëpasurive– kishte nevojë urgjente për një armik të ri, për të justifikuar shpenzimet titanike për ‘mbrojtje ushtarake” të cilat ishin të nevojshme për të ruajtur rrotat e ekonomisë së vendit duke u rrotulluar me shpejtësi të plotë edhe pas përfundimit të luftës, duke mbajtur kështu kufijtë e fitimit në nivelet e kërkuara - ose në vend të dëshiruara - apo madje edhe për t’i rritur ato. Për këtë arsye,në vitin 1945 u shpall Lufta e dhe jo nga sovjetikët, por nga kompleksi “ushtarako-industrial” amerikan, pasi Presidenti Eisenhower do ta quante atë elitë të individëve dhe korporatave të pasura që dinin se si të përfitonin nga “ekonomia e luftës.”

Në këtë këndvështrim, Lufta e Ftohtë tejkalonte pritshmëritë e tyre më të larta. Gjithnjë e më shumë pajisje luftarake duhej të prodhoheshin, sepse aleatët brenda të ashtuquajturës “bota e lirë”, që në të vërtetë përfshinin shumë diktatura të errëta, duhej të ishin të armatosur nga koka deri tek këmbët me pajisje ushtarake amerikane. Përveç kësaj, forcat e armatosura të Amerikës kurrë nuk pushuan së kërkuari të blinin tanke, aeroplanë, raketa, po edhe armë kimike dhe bakteriologjike, si dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë, më të mëdha, më të mira dhe më të sofistikuara. Pentagoni ishte gjithmonë i gatshëm të paguante shuma të mëdha për këto mallra, pa kërkuar përgjigje për shumë pyetje të vështira. Siç ka qenë rasti gjatë Luftës së Dytë Botërore, përsëri ishin kryesisht korporatat e mëdha që u lejuan të plotësonin kërkesat për pajisje ushtarake. Lufta e Ftohtë krijoi fitime të pashembullta, dhe ato u futën në arkën e këtyre individëve jashtëzakonisht të pasur që gjendeshin në pozicione si pronarë, drejtues të lartë dhe / ose aksionerë të mëdhenj të këtyre korporatave. (A duket si një surprizë fakti që për gjeneralët e Pentagonit të sapo dalur në pension, në mënyrë rutinore ofrohen punë si konsulente nga korporatat e mëdha të përfshira në prodhimin ushtarak dhe se biznesmenët e lidhur me ato korporata janë emëruar rregullisht si zyrtarë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes, si këshilltarë të Presidentit,?)

Edhe gjatë Luftës së Ftohtë, shteti amerikan financoi shpenzimet e tij ushtarake me anë të huave, dhe kjo solli që borxhi publik të rritej në shifra marramendëse. Në vitin 1945 borxhi publik qëndronte në “vetëm” 258 miliardë dollarë, ndwrkohw qw në vitin 1990 - kur po përfundonte edheLufta Ftohtë – arriti në jo më pak se 3.2 trilion dollarë! Kjo ishte një rritje e jashtëzakonshme, edhe kur merr parasysh normën e inflacionit, gjw e cila shkaktoi që shteti amerikan të bëhej debitori më i madh në botë. (Rastësisht, në korrik 2002, borxhi publik amerikan kishte arritur 6.1 trilion dollarë.) Uashingtoni mund dhe duhet të kishte mbuluar koston e Luftës së Ftohtë duke tatuar fitimet e mëdha që arritën korporatat e përfshira në orgjinë e armatimeve, por asnjëherë nuk ishte shtruar as si njw ide njw mundwsi e kwtillw. Në vitin 1945, kur Lufta e Dytë Botërore mbaroi dhe Lufta e Ftohtë kapi fillin, korporatat ende paguan 50 për qind të të gjitha taksave, por gjatë Luftës së Ftohtë kjo pjesë u zvogëlua vazhdimisht dhe sot ajo arrin vetëm rreth 1 për qind.

Një gjë e këtillë është bërë e mundur sepse janë pikërisht kompanitë e mëdha ato të cilat përcaktojnë pjesën më të madhe të buxhetit dhe janë ato që vendosin se çfarë do të bëjë apo çfarë nuk do të bëjë qeveria e Uashingtonit. 

Përveç kësaj, ulja e nivelit tatimor kundrejt korporatave u bë edhe më e lehtë, pasi pas Luftës së Dytë Botërore këto korporata u transformuan në shumëkombëshe.Siç shkruan autori amerikan në lidhje me ITT “këta janë në shtëpi kudo dhe askund” dhe për këtë arsye e kanë mëtë lehtë që të shmangin pagesën e taksave të plota kudo që ndodhen. NëShtetet e Bashkuara, ku fitojnë fitimet më të mëdha, 37 për qind e të gjitha kompanive multinacionalëve amerikanë – dhe më shumë se 70 për qind e të gjitha kompanive multinacionaleve të huaja – nuk paguan asnjënjë dollar të vetëm të taksave në vitin 1991, ndërkohë që kompanitë multinacionale paguan vetëm më pak se 1 për qind taksa të fitimevetë tyre.

Në këtë mënyrë shpenzimet marramëndëse të Luftës së Ftohtë nuk u paguan dhe kështu ata që nxorrën fitimet më të mëdha nuk paguan. Po kështukëta janë pikërisht ata që marrin pjesën më të madhe të dividentëve të paguar mbi obligacionet qeveritare, të cilat paguhen nga punëtorët amerikanë dhe klasa e mesme amerikane. Këta amerikanë me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura të mesme nuk kanë përftuar asnjë qindarkë nga fitimet e prodhuara kaq shumë si rezultat i Luftës së Ftohtë, megjithatë ata morën pjesën e tyre të borxhit të madh publik për të cilin ky konflikt ishte kryesisht përgjegjës. Për këtë arsye, ata janë vërtet të ngarkuar me shpenzimet e Luftës së Ftohtë dhe janë ata që vazhdojnë të paguajnë me taksat e tyre për një pjesë joproporcionale të barrës së borxhit publik.

Thënë me fjalë të tjera, ndërsa fitimet e krijuara nga Lufta e Ftohtë u privatizuan në dobi të një elite jashtëzakonisht të pasur, shpenzimet e saj u ngarkuan pa mëshirë në dëm të madh të të gjithë amerikanëve të tjerë. Gjatë Luftës së Ftohtë, ekonomia amerikane gegjeneroi deri në një mashtrim gjigant, në një rishpërndarje të çoroditur të pasurisë së vendit, në dobi të të pasurve dhe në disavantazh jo vetëm të të varfërve dhe të klasës punëtore, por edhe të klasës së mesme.Për më tepër këto klasa priren të pajtohen me mitin që sistemi kapitalist amerikan i shërben interesave të tyre. Ndërkohë që në të vërtetë, ndërsa Amerika e pasur dhe e fuqishme vazhdon të akumulojë gjithnjë e më shumë pasuri, prosperiteti i arritur nga shumë amerikanë të tjerë gjatë Luftës së Dytë Botërore po zhduket gradualisht dhe standardi i përgjithshëm i jetesës që po rrëzohet ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Amerika pati dëshmuar një rishpërndarje modeste të pasurisë kolektive të vendit në favor të anëtarëve më pak të privilegjuar të shoqërisë. Pavarësisht kësaj situate, gjatë Luftës së Ftohtë, amerikanët e pasur u bënë më të pasur, ndërsa jo të pasurit – dhe sigurisht jo vetëm të varfërve – u bënë akoma edhe më të varfër. Në vitin 1989, në vitin kur filloi edhe shkatërrimi i Luftës së Ftohtë, më shumë se 13 përqind e të gjithë amerikanëve – rreth 31 milionë individë – ishin të varfër sipas kritereve zyrtare të varfërisë, gjë që patjetër e zvogëlon problemin. Në anën tjetër, sot 1 përqind e të gjithë amerikanëve posedojnë jo më pak se 34 përqind të pasurisë së kombinuar të vendit. Në asnjë vend të madh “perëndimor” pasuria nuk është shpërndarë më shumë se kaq në mënyrë të pabarabartë.

Përqindja e vogël e amerikanëve super-pasanikë e priti këtë zhvillim në mënyrë jashtëzakonisht të kënaqshëm. Ata e përqafuan idenë e akumulimit të pasurisë gjithnjë e më shumë, të rritjes së aseteve tashmë të mëdha në kurriz të më pak të privilegjuarve. Ata donin t'i mbanin gjërat në këtë mënyrë ose, nëse është e mundur, ta bënin këtë skemë sublime edhe më efikase. Megjithatë, të gjitha gjërat e mira duhet të mbarojnë, dhe në vitet 1989/90 mbaroi Lufta e Ftohtë e begatshme. Kjo paraqiste një problem serioz. Amerikanët e zakonshëm, të cilët e dinin se kishin përballuar shpenzimet e kësaj lufte, priste një “paqe që do të sillte fitime”.

Ata mendonin se paratë që shteti kishte shpenzuar për shpenzimet ushtarake mund të përdoreshin tani për të sjellë përfitime për këtë shtresë të shoqërisë, për shembull në formën e një sigurimi shëndetësor kombëtar dhe përfitime të tjera sociale të cilat amerikanët në kontrast me shumicën e evropianëve nuk i kanë gëzuar kurrë. Në vitin 1992, Bill Clinton në të vërtetë do të fitonte zgjedhjet presidenciale duke vënë në tryezë mundësinë e një plani kombëtar shëndetësor, i cili sigurisht nuk u materializua kurrë. Një “paqe që do të sillte fitime” nuk ishte aspak në interesin e elitës së pasur të vendit, sepse ofrimi i shërbimeve sociale nga shteti nuk jep fitime për sipërmarrësit dhe korporatat, apo të paktën sigurisht jo llojet e larta të fitimeve të krijuara nga shpenzimet shtetërore ushtarake. Duhej bërë diçka dhe duhej të bëhej shpejt, për të parandaluar kërcënimin e shpërthimit të shpenzimeve ushtarake të shtetit.

Amerika, ose thënëmë saktë, Amerika e korporatavekishte mbetur pa armikun e saj të dobishëm sovjetik dhe urgjentisht i nevojitejqë të gjente ndonjë armik të ri dhe kërcënime të reja në mënyrë që të justifikonte një nivel të lartë të shpenzimeve ushtarake. Në këtë kontekst, në vitin 1990 Saddam Hussein u shfaq në skenë si një lloj mrekullie. Ky diktator i kallajistit më parë ishte perceptuar dhe trajtuar nga amerikanët si një mik i mirë dhe ai ishte armatosur kokë e këmbënë mënyrë që të mund të bënte një luftë të keqe kundër Iranit; ishin SHBA-ja dhe aleatë të tillë si Gjermania, të cilët fillimisht e furnizuan atë me të gjitha llojet e armëve. Megjithatë, Uashingtoni pati nevojë të madhe për një armik të ri dhe papritmas e gjeti atë si një “Hitler të ri” të tmerrshëm të rrezikshëm, kundër të cilit duhet të zhvillohet urgjentisht lufta, megjithëse ishte e qartë se një zgjidhje e negociuar për çështjen e pushtimit të Irakut Kuvajti nuk ishte jashtë diskutimit në asnjë moment.

George Bush Senior ishte drejtuesi i lojws që zbuloi këtë armiqësi të re të dobishme të Amerikës dhe që filloi ​​Luftën e Gjirit, gjatë së cilës Bagdadi u mbulua me bomba dhe rekrutët e pafat tw Sadamit u therën në shkretëtirë. Rruga drejt kryeqendrës së Irakut ishte e hapur, por hyrja triumfuese e marinsave në Bagdad u rrëzua papritmas. Saddam Hussein u la në pushtet në mënyrë që kërcënimi që ai duhej të formonte mund të pwrdorej përsëri për të justifikuar mbajtjen e Amerikës me armë. Në fund të fundit, kolapsi i papritur i Bashkimit Sovjetik kishte treguar se sa e papërshtatshme mund të bwhej situata kur humbet një armik i dobishëm. 

Dhe kështu mafja e korporatave mund të vazhdonte të mbetej ëngjëlli mbrojtës i ekonomisë amerikane ose, më saktë, kumbari i mafies së korporatave që manipulonte këtë ekonomi të nxitur nga lufta dhe korrte fitimet e saj të mëdha pa i paguar kostot e saj. Projekti i përçmuar i një dividendi paqeje mund të varroset pa cermoni dhe shpenzimet ushtarake mund të mbeten dinamika e ekonomisë dhe burimi i fitimeve mjaft të larta. Këto shpenzime u rritën pa pushim gjatë viteve 1990. Në vitin 1996, për shembull, ato arritën jo më pak se 265 miliardë dollarë, megjithatë kur i shtohen edhe shpenzimet ushtarake jozyrtare dhe/ose indirekte, të tilla si interesat e paguara për kreditë që përdoren për të financuar luftërat e kaluara, totali i vitit 1996 arriti në rreth 494 miliardë dollarë, duke arritur në një shpenzim prej 1.3 miliardë dollarësh në ditë! Sidoqoftë, me vetëm një Saddam të ndrojtur në mënyrë të konsiderueshme si njeri i guximshëm, Uashingtoni e gjeti të përshtatshme edhe për të kërkuar gjetkë për armiq dhe kërcënime të reja. Somalia përkohësisht dukej premtuese, por në kohën e duhur u identifikua një tjetër “Hitler i ri” në Gadishullin Ballkanik personi që ishte kreu serb, Millosheviç. Gjatë viteve të nëntëdhjeta konfliktet në ish-Jugosllavi ofruan pretekste të nevojshme për ndërhyrje ushtarake, operacione bombardimi në shkallë të gjerë dhe blerje të armëve më të reja në mënyrë të vazhdueshme.

Në këtë mënyrë u bë e mundur që të ruhej vazhdimësia e “Ekonomisësë luftës. Megjithatë, duke pasur parasysh presionin publik, siç është kërkesa për dividendë paqeje, nuk është e lehtë të mbash të vazhdueshëm një sistem të këtillë. (Mediat nuk paraqesin problem, sepse gazetat, revistat, stacionet televizive, etj. janë në pronësi të korporatave të mëdha ose mbështeten tek këto korporata për të ardhurat nga reklamat.) Siç u përmend më herët, shteti duhet të bashkëpunojë, kështu që në Uashington ka nevojë për burra dhe gra tek të cilit kanë besim, mundësisht, individë nga radhët e veta të korporatave, individë të angazhuar plotësisht për të përdorur instrumentin e shpenzimeve ushtarake në mënyrë që të sigurojnë fitimet e larta që nevojiten për ta bërë shumë të pasurite Amerikës edhe më të pasur. Në këtë drejtim, Bill Clinton kishte rënë nga pritshmëritë, dhe Amerika e korporatave nuk mund ta falte kurrë mëkatin e tij origjinal, domethënë se ai kishte arritur të zgjidhej president duke i premtuar popullit amerikan një “dividend paqeje” në formën e një sistemi të sigurimitshëndetësor.

Për shkak të kësaj, në vitin 2000 ishte vendosur që Al Gore, me origjinë nga Clintonët të mos hyjë në Shtëpinë e Bardhë, por një ekip i linjave të ashpra militaristë, pothuajse pa përjashtim përfaqësues të Amerikës së pasur dhe të korporatave, si Cheney, Rumsfeld dhe Rice; sigurisht vetë George Ë. Bush, i biri i njeriut që kishte treguar me Luftën të tij të Gjirit se si mund të bëhej gjithçka; Pentagoni, gjithashtu, ishte i përfaqësuar drejtpërsëdrejti në kabinetin e Bushit me njeriun e tyre Pauellit, që pretendohej se ishte mbështetës i paqes, në realitet edhe ai ishte një engjëll tjetër i vdekjes. Rambo hyri në Shtëpinë e Bardhë, dhe nuk duhej shumë kohë për të treguar rezultatet.

Pasi Bush Junior ishte catapultuar në presidencë, dukej për ca kohë sikur ai do ta shpallte Kinën si armiqësi të re të Amerikës. Megjithatë, një konflikt me atë gjigant u shfaq disi i rrezikshëm; Për më tepër, shumë korporata të mëdha bëjnë para të mira duke tregtuar me Republikën Popullore. Një kërcënim tjetër, mundësisht më pak i rrezikshëm dhe më i besueshëm, ishte i nevojshëm për të mbajtur shpenzimet ushtarake në një nivel mjaft të lartë. Për këtë arsye, Bush dhe Rumsfeld dhe kompania e tij nuk mund të kishin dëshiruar për asgjë më të përshtatshme sesa ngjarjet e 11 shtatorit të vitit 2001; është shumë e mundshme që ata të ishin të vetëdijshëm për përgatitjet për këto sulme monstruoze, megjithtë nuk bënë asgjë për t'i parandaluar ata, sepse ata e dinin se do të ishin në gjendje të përfitonin prej tyre. Sidoqoftë, ata shfrytëzuan plotësisht këtë mundësi për të militarizuar Amerikën më shumë se kurrë më parë, për të lëshuar bomba ndaj njerëzve që nuk kishin të bënin fare me ngjarjet e 11 shtatorit, në mënyrë që të vazhdonin luftrat dhe kështu korporatat që bëjnë biznes me Pentagonin arritën të rrisnin shitjet në mënyrë të paprecedentë. Bush deklaroi luftë jo në një vend, por mbi terrorizmin, një koncept abstrakt kundër të cilit nuk mund të luftosh me të vërtetë dhe kundër të cilave asnjëherë nuk mund të arrihet një fitore përfundimtare. Megjithatë, në praktikë slogani “Lufta kundër terrorizmit” do të thoshte se Uashingtoni tani rezervon të drejtën për të bërë luftë në mbarë botën dhe përgjithmonë kundër cilitdo që Shtëpia e Bardhë e përcakto si një terrorist.

Dhe në këtë mënyrë u zgjidh problematika e përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe tashmë kishin një pretekst për të justifikuar të gjitha harxhimet e bëra për armatime. Janë statistikat që flasin vetë. Shpenzimet e përgjithshme ushtarake në vitin 1996 ishin tashmë astronomike, megjithatë për hir të Bush Junior Pentagonit i është dhënë leje që në vitin 2002 të bëjë harxhime deri në 350 miliardë dollarë, në vitin 2003 afërsisht 390 miliardë dollarë dhe ishte vendosur tashmë që këto shpenzime do të shkonin deri në 400 miliardë dollarë. (për të financuar shpenzimet ushtarake janë ndërprerë shpenzimet në fusha të tjera, për shembull u anullua dreka falas për fëmijët jetimë)

Për ata që presin rradhën për të qënë presidentë, janë përcaktuar prej kohësh tashmë pesë shtetet e “aksit të djallëzuar”; Irani, Siria, Libia, Somala dhe Koreja e Veriut, pa asnjë dyshim pa harruar edhe armikun e vjetër në kontinentin amerikan: Kuba. Mirserdhët në shekullin e 21 të luftës së re të përhershme të George W. Bush!



Burimi : Global Research / Medya Şafak