Hoxha kërkon bashkëpunim me Forcat Saudite të Sigurisë për Ceremonitë e Ashures

Publikuar në Shta. 15, 2018, 8:14 p.m.

Një hoxhë musliman shiit në Arabinë Saudite i ka bërë thirrje për bashkëpunim qytetarëve shiitë me forcat e sigurisë për ceremonitë zisë në ditën e Ashures, kur  përkujtohet  shehidllëky i Imam Hysejnit (a.s.).

Sipas faqes  Jakini, Shejh Waxhdi Mubarak në komentet e postuara në llogaritë e tij të mediave sociale tha se duhet të ketë bashkëpunim të plotë në mes të qytetarëve dhe forcave të sigurisë gjatë ritualeve të zisë.

Ai tha gjithashtu se vajtuesit e Ashures duhet të shmangin ndërprerjen e trafikut, duhet të mbajnë rendin dhe nxitjen e një fryme bashkëpunimi midis të gjitha grupeve shoqërore.

Myslimanët shiitë në mbarë botën janë duke bërë përgatitjet për ceremonitë që mbahen  çdo vit në Muharremit (muaji i parë në kalendarin hënor Hixhri) për të mbajtur zi në përvjetorin e Imam Hysejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë në Betejën e Qerbelasë në vitin 680.

Në Arabinë Saudite, disa burime vlerësojnë përqindjen e muslimanëve shia nga 15 në 20 për qind të popullsisë prej rreth 20 milion.

Popullsia muslimane shiite përqendrohet kryesisht në krahinën lindore të vendit, kryesisht  Katif dhe Al-Ahsa.



Burimi : IQNA