Ryabkov: Nuk ka rrugë tjetër përveç zhdukjes së terroristëve në Idlib

Publikuar në Shta. 15, 2018, 2:05 a.m.

Duke theksuar se nuk ka rrugë tjetër përveç zhdukjes së terroristëve në Idlib, zëvendësministri i jashtëm i Rusisë u shpreh se veprimtaria e SHBA-së në Siri është e rrezikshme.

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov i cili mbërriti në Teheran për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen bërthamore me zëvendësministrin e jashtëm të Iranit, Seyyid Abbas Irakçi, dha një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Tesnim.

Në lidhje me operacionin e Idlibit për pastrimin e terroristëve, Ryabkov, në Samitin e Liderëve Trilateral të Teheranit u shpreh kështu: Unë mendojë se nuk ka rrugë tjetër përveç zhdukjes së terroristëve në Idlib. Është shumë e rëndësishme që jeta në Siri t’i kthehet normalitetit. Është e vërtetë se ka pikëpamje të ndryshme në lidhje me ato që duhet t’i bëjnë vendet garantuese për armëpushimin në Siri, siq janë Irani, Turqia dhe Rusia. Përveç kësaj, unë besoj se ne nuk kemi ndonjë provë e cila dëshmon se Turqia është nën një presion të madh për të mos lejuar që të zhvillohet ky operacion nga SHBA-ja dhe disa shtete të tjera të quajtura “Blloku Perëndimor”.

Ryabkov vuri në dukje se disa opozitarë janë të gatshëm të pajtohen me qeverinë e Bashar al Assadit në Damask dhe t’i bashkohen procesit politik, duke shtuar se disa të tjerë nuk ishin të tillë.

Ryabkov tha se ata kanë marrë në konsideratë disa disa pikëpamje mbi dallimin midis këtyre grupeve dhe se e mbështesin armëpushimin në vend, duke theksuar se mendon se Turqia mund të luaj një rol më pozitiv në ndarjen e këtyre grupeve, por është një gjë e gabuar kur ata thonë se tani nuk është koha për operacion në Idlib.

Zyrtari rus u shpreh se pas Samitit të Teheranit, ai e ka kuptuar më mirë se qeveria e Turqisë është pozicioni i përbashkët i të dy vendeve tjera garantuese.

Duke vënë dukje negocimin dhe vlerësimin e thellë të të tri vendeve mbi Sirinë në samitin e Teheranit, Ryabkov tha se të tri vendet bashkëpunuan për çështje të tjera në Astana dhe Soçi.

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se aktivitetet jo-konstruktive dhe të rrezikshme të SHBA-së në Siri janë shqetësuese për ta.

Duke vënë në dukje rrezikun e sulmit të SHBA-së dhe Perëndimit ndaj Sirisë, Ryabkov u shpreh: “Unë absolutisht refuzoj çdo mendim se qeveria siriane po përdor armë kimike në Idlib apo në rajone të tjera.” Ai theksoi se qeveria siriane nuk ka nevojë të përdorë armë kimike dhe se Damasku i njeh pasojat e përdorimit dhe fshehjes së armëve të tilla.

Ryabkov, i cili tha se të gjitha armët kimike të Sirisë u shkatërruan në 2013 dhe 2014 nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, theksoi se presidenti sirian, në një deklaratë të bërë  pas sulmit të fundit të paligjshëm ndaj territorit sirian, tha se “U shkatërrua gjithqka në lidhje me programin e armëve kimike të Sirisë”.

Ryabkov i cili vuri në dukje se disa shërbime të lidhura me disa vende në Siri po përgatisin provokime për armë kimike, shtoi se në këtë skenar ndihmuan edhe disa OJQ.

Sa për procesin politik në Siri, ai vuri në dukje bashkëpunimin me vendet garantuese, duke thënë se ata bashkëpunuan me qeverinë e Turqisë dhe Iranit për përgatitjen e një kushtetute të re të bazuar në marrëveshje.

Në vazhdim të fjalimit të tij, zëvendësministri i jashtëm i Rusisë kritikoi politikën e SHBA-së ndaj Sirisë, duke vënë në dukje se prania e SHBA-së në disa pika të Sirisë është për një periudhë të pacaktuar kohe.

Ryabkov vazhdoi kështu: “Ne kemi dëgjuar nga autoritetet amerikane se ata nuk kanë agjenda për t'u larguar nga Tenf dhe zonat përreth. Kjo është qartë një spirancë për të stabilizuar praninë e tyre në Siri. Ata duan të kenë baza në Siri për të bërë përpjekje të vazhdueshme kundër qeverisë së Damaskut.”

Ryabkov gjithashtu tha se amerikanët nuk do të marrin pjesë në procesin e rindërtimit të Sirisë dhe se ata po punojnë kundër emigrantëve sirianë.

Zyrtari rus u shpreh se ata do të tregojnë se sa të pasuksesshme janë politikat e amerikanëve dhe se sa të gabuara janë synimet e tyre për të nxitur probleme ndaj popullit dhe qeverisë siriane.



Burimi : Tasnim News Agency