Hezbollah: SHBA-ja po vazhdon politikën e saj të ndyrë ndaj Palestinës

Publikuar në Shta. 14, 2018, 11:38 p.m.

Hezbollahu lëshoi një deklaratë mbi qëndrimet dhe politikat anti-palestineze të Trumpit dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Boltonit.

Në një deklaratë të publikuar në lidhje me qëndrimet e Amerikës kundër Palestinës, Hezbollah u shpreh se Amerika po përdor metodat e saj të pista ndaj çështjes palestineze dhe po synon që të marrë nën rrethim më shumë njerëz nga populli palestinez, duke ndaluar ndihmën financiare ndaj UNRWA-së (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë ndaj Refugjatëve Palestinez).

Hezbollahu lëshoi një deklaratë mbi qëndrimet dhe politikat anti-palestineze të Trumpit dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Boltonit.

Në këtë deklaratë ai u shpreh se Amerika po përdor politikat e saj të pista, duke zhvendosur ambasadën a saj nga Tel Avivi në Jeruzalem, duke ndërprerë ndihmën financiare ndaj UNRWA-së dhe ushtruar presion ndaj popullit palestinez.

Hezbollah u shpreh kështu: “Duke ndaluar ndihmën financiare ndaj UNRWA-së, SHBA-ja ka vërtetuar se sloganet e të drejtave të njeriut në SHBA për çështjen palestineze janë një gënjeshtër e pastër. Qëllimi I kësaj është të ndikojë në mendimet e kombeve, të depërtojë në rajon si dhe të marrë frytet e politikës dhe kolonializmit.”

Në këtë deklaratë u tha se: “Ne duam që shtetet dhe kombet e botës të jenë të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm për planet reale dhe aktuale të SHBA-së të bazuara në mashtrime dhe dinakëri.”

Grupi libanez i rezistencës deklaroi se: “Qeveria amerikane pretendon se është mike me popullin palestinez dhe në të njejtën kohë është një partner në operacionin e pajtimit midis Palestinës dhe Izraelit. Megjithatë, ndërprerja e ndihmës financiare ndajpalestinezëve tregoi se ky vend nuk ishte mik i popullit palestinez, por vetëm një aleat i regjimi sionist.”



Burimi : Tasnim News Agency