Xhamia 1000-vjeçare u zbulua në Emiratet e Bashkuara Arabe

Publikuar në Shta. 13, 2018, 3:15 p.m.

Arkeologët zbuluan një xhami afër 1000-vjeçare  në vendin e ndërtimit të xhamisë së re Shejh Khalifa në Al Ain - duke e bërë atë më të hershmen xhami të zbuluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gërmadhat e xhamisë, të cilat datojnë që nga epoka e në Halifatit  Abbasid, u gjetën afër disa vija ujore, ose kanale të ujitjes dhe përbëheshin të paktën tre ndërtesa të bëra nga tullat e baltës.

Arkeologët nga Departamenti  i Kulturës dhe Turizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në  Abu Dhabi zbuluar një mihrab  - në murin e xhamisë, në drejtim të Qabës, në Meke, Brenda dhe jashtë xhamisë.

Kjo do të thotë që besimtarët muslimanë  luteshin brenda dhe jashtë xhamisë, ashtu siç bëjnë edhe sot.

U zbuluan, gjithashtu enë  të cilat janë  përdorur për abdes,  dhe qëllime të tjera rituale,  që datojnë nga shekulli IX deri në shekullin 10-të.

Sipas ekspertëve kjo xhamia është më e vjetër e  zbuluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.



Burimi : The National