Konfiskohet pasuria e Mursit dhe e 1589 personave në Egjipt

Publikuar në Shta. 12, 2018, 7:24 p.m.

Është konfiskuar pasuria e 1589 personave në Egjipt, në mesin e të cilëve edhe ajo e ish presidentit Muhamed Mursi, familjes së tij si dhe disa zyrtarëve të Vëllazërisë Muslimane.

Sipas raportit të gazetës egjiptiane Al-Ahram, në deklaratën me shkrim të bërë nga ‘Komisioni për Ruajtjen e Pasurisë të Grupeve Terroriste’, u njoftua se është konfiskuar pasuria e 1589 personave që mbështetnin grupin e Vëllazërisë Muslimane, 118 kompanive, 1.133 organizatave qeveritare, 104 shkollave, 69 spitaleve, 33 faqeve të internetit dhe kanaleve satelitore.

Në lajm u tha se është marrë vendim që malli i konfiskuar të transferohet në thesarë.

Përveç Mursit dhe familjes së tij, në mesin e atyre të cilëve i’u është konfiskuar pasuria, gjenden edhe kryetari i Këshillit të Vëllazërisë Muslimane, Muhammed Bedii; nënkryetari i Këshillit Udhëzues, Khairat Shatir; kryetari i Unionit të Dijetarëve Musliman Botëror, Yusuf el-Karadavi; Muhammed al-Biltaxhi dhe Saad al-Ketatni.

Zyrtarët e Vëllazërisë Myslimane refuzuan disa herë akuzat e bëra ndaj tyre për ‘korrupsion, dhunë dhe terrorizëm’.



Burimi : Sputnik News