Gazetari austriak arrestohet në Turqi

Publikuar në Shta. 12, 2018, 7:20 p.m.

Është raportuar se gazetari austriak Max Zirngast është arrestuar në Ankara me akuzën për ‘terorrizëm’.

Në deklaratën e bërë në Twitter nga revista e quajtur 're:volt', në të cilën shërbente gazetari austriak Max Zirngast, u raportua se gazetari është arrestuar në Ankara në orën 05:00 të mengjesit nga ekipet anti-terorriste.

Në deklaratë u tha se: “Turqia është duke u përpjekur të shtyp të gjitha zërat e kundërta. Ajo nuk do t’a arrijë këtë.”

Është raportuar se përveç Zirngast, policia ka arrestuar edhe persona të tjerë të paidentifikuar. Në llogarinë e kësaj reviste në Twitter, gjithashtu u raportua se përveç akuzës për ‘terorrizëm’, arsyeja e arrestimit ishin edhe ‘publikimet politike’.



Burimi : Sputnik News