Qeveria Palestineze: Jeruzalemi është më i rëndësishëm se marrëdhëniet tona me SHBA-në

Publikuar në Shta. 12, 2018, 2:13 a.m.

Në deklaratën që ka bërë qeveria palestineze është shprehur duke thënë se ‘Lidhja që kemi me Jeruzalemin dhe Mbrojtja e Jeruzalemit janë më të rëndësishme se marrëdhëniet që kemi me SHBA-në.’

Pasi SHBA-ja ka marrë vendimin për mbylljen e zyrës së Uashintonit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), zëdhënësi i qeverisë palestineze, Nabil Abu Rudaineh tha hapur se nuk do të ketëndonjë ndryshim në qëndrimin e vendit të tij në lidhje me Jeruzalemin. Rudanineh është shprehur se “Lidhja që kemi me Jeruzalemin, mbrojtja e të drejtës së Jeruzlemit dhe palestinezëve janë më të rëndësishme se marrëdhëniet që kemi me SHBA-në” dhe vazhdoi më tej duke thënë se

“Vendimi për mbylljeen e zyrës së OÇP-së nuk do të na pengojë neve nga mbroja e vendeve të shenjta të të krishterëve dhe myslimanëve. Do të vazhdojmë të qëndrojmë të lidhur me zgjidhjen ndërkombëtare. Elitat arabe dhe islamike nuk do të ndryshojnë vendimet e tyrenë lidhje me çështjen palestineze.”



Burimi : Sputnik News