Muzeu i Ajetullah Rafsanxhanit në Teheran

Publikuar në Shta. 12, 2018, 1:32 a.m.

Shtëpia e ish presidentit iranian dhe kryetarit të Këshillit të Përshtatshmërisë, Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhani në lagjen Xhamaran, në veri të Teheranit, është shndërruar në muze.

Ajetullah Hashemi Rafsanxhani vdiq në Teheran në janar të vitit 2017, në moshën 82 vjeçare.

Ai ishte ndër ndihmësit kryesorë të themeluesit të Republikës Islamike, Imam Humeini.

Ai luajti një rol me ndikim si gjatë luftës kundër Shahut përpara fitores së Revolucionit Islamik dhe pastaj nëpër fazat e ndryshme të themelimit të Republikës Islamike të Iranit.

Ajetullah Hashemi Rafsanxhani  ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme gjatë tetë viteve të luftës së Irakut ndaj Iranit (1980-88), duke shërbyer si zëvendës i komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura.



Burimi : IQNA