Vajza 16 vjeçare palestineze arrestohet nga policia izraelite në Xhaminë e Al-Aksa

Publikuar në Shta. 10, 2018, 9:39 p.m.

Policët izraelitë të dielën arrestuan një vajzë palestineze kur ajo po dilte  nga Xhamia e Shenjtë el-Aksa, në Jeruzalemin e pushtuar.

Instruktorja palestineze, Hadixha  Huvejs  tha se policët izraelitë arrestuan vajzën e saj 16-vjeçare, Shifaa Abu Ghalia, ndërsa sapo u largua nga Xhamia el-Aksa nëpërmjet portës Hitta.

Hadixha Huvejs shtoi se vajza e saj u zhvendos nga policët izraelitë në një qendër paraburgimi në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, në pritje të pyetjeve intensive.

Pakëz më parë, policia izraelite urdhëroi Hadixha Huvejsin që të paraqitet të dielen pasadite për pyetje sërish, një ftesë e tillë instruktoren e frikësoi.



Burimi : The Palestinian Information Center