Lajmërime Mbi Ceremonitë E Muharremit Nga Dijetarët e Ehli Bejtit

Publikuar në Shta. 10, 2018, 9:30 p.m.

VINI RE POPULLI YNË I NDERUAR

Me Emrin E Allahut Të Plotfuqishmit Dhe Madhështorit

Ashtu siç ka urdhëruar dhe i nderuari i dërguari Allahut (p.q.m.t.) i cili është dërguar si një mëshirë për botërat, është viti i 1379 i Imam Husejnit i cili është pishtari i udhëzimit dhe anija e shpëtimit, e qëndresës së tij të lavdishme e cila ka lënë gjurmë nëpër epoka në ngjarjen e Kerbelasë. Ne jemi duke konceptuar përvjetorin e saj. Në këtë kryengritje të lavdishme, ka mësime të mrekullueshme të cilat njerëzimi duhet t’i marrë.Ne e falenderojmë Zotin tonë si pasojë e të qenit në zotërim të gëzimit, e të mund të qenit një pjesë e mjeteve për këtë qëndresë të madhe dhe të lavdishme, për këtë fatkeqësi të madhe, për ngjarjen më të madhe të faqeve më të bardha dhe më të zeza që është shkruar në këtë histori,për mundësinë e bartjes së saj me të tëra hollësitë e saj deri në ditët e sotme si dhe për parandalimin e harresës së saj.

Mundësia e mbajtjes gjallë të Imam Husejnit dhe çështjes së tij të madhe është një çështje së cilës Imamët e Ehli Bejtit i kanë dhënënjërëndësi shumëtë madhe. Këta Imamë të Mëdhenj me qëllimin e mbajtjes vazhdimisht gjallëtë ngjarjes së Kerbelasë, në muajin e Muharremit në të cilin ndodhi kjo ngjarje, kryenin programe të veçanta dhe në këto ditë zhvillonin kuvendet e zisë, si dhe në këtë fatkeqësi të madhe edhe vajtonin edhe i bënin të tjerët që të vajtonin. Në të njëjtën kohë, ata shpalosnin dhe arsyet e ndodhjessë kësaj ngjarjeje, filozofinë e kryengritjes së Imam Husejnit, mendësinë e Jezidit dhe mbështetësve të tij, goditjeve që ata i dhanë fesë islame, si dhe ndryshimet që ata kishin bërë. Gjithashtu edhe ne si ndjekës të të dërguarit të Allahut dhe të Ehli Bejtit jemi duke u përpjekur që t’i vazhdojmë këto.

Këtu ka shumë çështje të rëndësishme që rëndojnë mbi ne. Si fillim ne duhet të mbajmë në plan të parë moralin e Ehli Bejtit në çdo punë që kryejmë dhe ne nuk duhet të lejojmë që asnjë nga punët që kemi kryer tëdalë jashtë kornizës së këtij morali. Këto kuvendet e zisë, këto ceremoni të zhvilluara, duhet të jenë në përputhje me parimet e Husejnit, me logjikën e Husejnit dhe me moralin e Husejnit. Përndryshe, Allahu na ruajttë punët që kemi kryer dalin nga të qenit punët e Husejnit…

Njëra nga punët e kryera në këtë ceremoni është dhe ceremonia e gjuajtjes me kamxhik si një simbol i zisë. Por kjo punë duke u tejkaluar, duke gjakosur fytyrën dhe sytë, duke u zhytur në baltë, duke gjakosur kokën duke u goditur me kamë, nuk përputhet me shpirtin e ceremonive. Sepse bërja e njohur e kryengritjes së Imam Husejnit, mbajtja gjallë e saj, në ceremonitë të cilat kanë për qëllim tërheqjen e vëmendjesmbi arsyet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, tërheqjen e përcjelljes së mesazhit të Imam Husejnit, këto teprime të cilat i renditëm i lënë në hijetë tëra këto dhe në vend që t’u japin shtysë njerëzve që të flasin për logjikën e kryengritjes, u japin atyre shtysë që të flasin për këto punë nxitëse, ndërkohë që synimi i vërtetë vlohet dhe shkon.Si pasojë e këtyre teprimeve në sytë e njerëzve del në pah turpërimi i bërjes së njohur i institucionit dhe i logjikës së Husejnit. Për këtë arsye lënia e këtyre është thelbësore. Në vend të derdhjes së gjakut duke dhënë gjak njësive shëndetësore është një sjellje shumë e drejtë si për të qenë i dobishëm për njerëzit edhe për të vënë theksin se kryengritja e Husejnit është “për njerëzimin”.

Megjithatë format goditjes me kamxhik dhe ato të Nuhutsi dhe fjalët duhet të jenë tëpërshtatshme për normat e të qenit Husejnit. Shtoj se është thelbësore që fjalët e Nuhut të cilat pasqyrojnë vlerat e të qenit Husejnit, të përmbajnë mesazhe të cilat janë në përputhje me shpirtin e Kerbelasë dhe Ashures. Ne jemi të sigurtë që ndjekësit tanë të nderuar do t’u kushtojnë vëmendje këtyre çështjeve. Sërish është e nevojshme që të dihet se goditjet me kamxhik të kryhen brenda normave, se lëvizjettë cilave mund t’u themi “kultura pop” nuk janë të përshtatshme për kuvendetHusejnite, se nuk do të jenë të përshtatshme për rëndësinë e tyre dhe duke përdorur një thënie më të thjeshtë do të lehtësohen. Të rinjtë tanë të cilët janë të dashuruar me Husejnin duhet t’u kushtojnë vëmendje këtyre çështjeve.

Një tjetër çështje është vënia e theksit se Imam Husejni është një udhëheqës dhe një shembull për mbarë njerëzimin. Në të njëjtën kohë Imam Husejni është nipi i të dërguarit të tërë muslimanëve dhe ai ka rënë dëshmor për të ruajtur Islamin e Muhammedit. Atëherë ngjarja e Kerbelasë, në fakt është vlera e përbashkët e mbarë muslimanëve, është vajtimi i përbashkët i tyre. Dhe kjo ditë në të vërtetëështë dita e madhe e NJËSHMËRISË. Këto janë ditët në të cilat Imam Husejni porosia dhe nipi i të dërguarit të Allahut, ndonëse ndeshi në dhjetra dhunime dhe në dhjetra egërsi, tregoi gjoksin dhe mbrojti Islamin e Muhammedit, i cili është vlera e përbashkët e të tërë muslimanëve sunnitë dhe shiitë. Këto ditë janë ditët në të cilat muslimanët duhet t’u dalin për zot bashkërisht vlerave të përbashkëta. Në një kohë në të cilën muslimanët kanë më tepër nevojë se kurrë për NJËSHMËRINË, mbledhja e tyre në vijën e të dërguarit të Allahut dhe të Ehli Bejtit është një mjet shpëtimi për mbarë muslimanët. Atëherëne duhet të përqafojmë njëri-tjetrin pa shikuar doktrinëne njëri-tjetrit dhe duhet të bërtasim se jemi një dhetëbashkuar. Largimi nga nga çdo lloj sjelljeje dhe fjale e cila do të dëmtojë NJËSHMËRINË është një nevojë për e këndvështrimit Husejnit, e logjikës Husejnite.

Me këtë rast ne edimë për detyrë dhe tregojmë respekt që t’iu rikujtojmë ju popullit tonë të nderuar këto çështje të cilat në fund të fundit dihen dhe zbatohen nëmasë të madhe.

KRYETARI I SHOQATËS SË DIJETARËVE TË EHLI BEJTIT