SHBA-ja mbetet në Siri gjersa nuk largohet Irani

Publikuar në Shta. 9, 2018, 1:35 a.m.

Presidenti amerikan Donald Trumpi ka lejuar planin sipas së cilës trupat amerikane do të mbesin në Sirinë e shkatërruar nga lufta “ në kohë të pacaktuar”, si pjesë e presionit kundër Iranit për largimin e këshilltarëve të tij ushtarak nga Siria. Më herët gjatë këtij viti Donald Trumpi kishte paralajmëruar mundësinë që ushtarët amerikan do të duhej të largoheshin nga Siria. Sikurse ka lajmëruar gazeta libaneze al Akhbar, SHBA-të kanë ofruar tërheqjen e plotë në këmbim të tërheqjes iraniane nga Siria jugore.

Pasi që operacionet ushtarake në jug të vendit kanë përfunduar, dhe vendkalimet kufitare tani i kontrollon  ushtria siriane, gjersa në zonën e demilitarizuar po vendosen trupat e Kombeve të Bashkuara, nevoja për prezencën e këshilltarëve iranian në jug të vendit është e panevojshme. Kjo do të thotë se shërbimet e sigurisë siriane po zbatojnë me sukses kontrollin e ish militantëve të cilët kanë dorëzuar armët dhe kanë vendosur të qasen procesit të pajtimit.

Por, tani Washington Posti duke u thirrur në zyrtarët e lartë të State Departamentit amerikan shkruan se presidenti ka miratuar, “strategjinë e re” e cila do të detyrojë që trupat amerikane të mbesin në Siri një kohë të caktuar. Sipas burimeve amerikane  në Siri aktualisht janë të shpërndarë 2200 ushtarë, kryesisht këshilltar ushtarak nga SHBA-të.

“Zgjatja e prezencës ushtarake amerikane në Siri në kohë të pacaktuar është pjesë e planit të ri për zbatimin e qëllimeve amerikane në këtë vend arab, duke përfshirë edhe largimin e këshilltarëve ushtarak iranian dhe trupave ushtarake të Hezbollahut të cilët i  mbështet Irani nga tërë Siria”, shkruan gazeta amerikane.

Së pari trupat ushtarake amerikane  janë vendos si të paftuara në pjesën lindore të Sirisë në kuadër të përpjekjes së gjerë nën justifikimin e luftës kundër terroristëve të ashtuquajturit”Shtet islamik”. Atje kanë qenë prej fillimit të “fushatës antiterroriste” të supozuar, ndërsa para pesë muajve presidenti amerikan ka mbështet tërheqjen e plotë të ushtarëve amerikan nga territori i Sirisë.

Por, tani raportohet se administrata e Trumpit ka ridefinuar qëllimin e misionit amerikan në Siri,  qëllim të prezencës ushtarake    i së cilës është “largimi i forcave iraniane dhe vendosja e qeverisë stabile në Siri”. “Politika e re është të mos tërhiqemi gjer në fund të vitit “, sipas përfaqësuesit të posaçëm të presidentit amerikan James Jeffrey për Siri.



Burimi : LOGIČNO