Të gjithë duan që Irani të tërhiqet nga Siria, megjithatë askush nuk e di si ta arrijë këtë
Të gjithë duan që Irani të tërhiqet nga Siria; megjithatë a ka ndonjë ndonjë plan të besueeshëm për të arritur një gjë të këtillë?
MEDIAELIRË-Autori i shkrimeve në gazetën Haaretz që publikohet në Izrael, Amir Tibon ka parashtruar se të gjithë përfshirë këtu edhe rusinë dhe të gjitha fuqitë rajonale dëshirojnë që Irani të tërhiqet nga Siria; megjithatë, asnjë nga këto fuqi nuk e ka fuqinë që të realizojë një gjë të këtillë.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Amerikës, John Bolton ka programuar një takim me Izraelin dhe Rusinë javën e ardhshme për të folur në lidhje me të ardhmen e Sirisë.
Në fillim të javës, pra disa ditë para se të vinte në Izrael, Bolton është shprehur se: Rusia mbështet Amerikën në mendimin se forcat iraniane duhet të tërhiqen nga Siria; megjithatë, Moska është e mendimit se nuk e ka fuqinë që të realizojë një gjë të këtillë.
Në fund të javës, Bolton u rikthye përsëri në Amerikë dhe akoma qëndron pas deklaratës që kishte bërë përara vizitës së tij në Izrael.
Duket sikur të paktën teorikisht, Izraeli, Amerika, Rusia dhe vendet kryesore arabe kanë arritur
konsensus në faktin se duhet që të nxirret nga Siria prezenca e Iranit.
Zyrtari i nivelittë i lartëtëShtëpisë së Bardhë ka folur kështu për Haartez: Prania ushtarakee Iranit në Siri përbën një shqetësim të madh nëçdo vend të rajonit. Përveç kësaj,çëshja e vërtetëështë gjetja e rrugës më të mirë për të përballuarkëtë kërcënim ushtarak.
Të gjithë dëshirojnë që Irani tëdalë nga Siria; megjithatëa ka ndonjë prej tyre një plan të besueshëm për të arritur këtë qëllim?
Këshilltari i Trumpit për Sigurinë Kombëtare, Bolton ka thënë se: “Putin i ka thënë SHBA-së nuk do t’inxjerrëforcat e Iranit nga Siria.
A mund t’i besojë me të vërtetë Izraeli Rusisë për nxjerrjen nga Siria të forcave të Iranit? Sipas analizave që kam bërë deri më tani, këto momente Izraeli i ka lënë Rusisë përgjegjësinë përnxjerrjen e Iranit nga Siria.
Marrëveshja mes Moskës dhe Teheranit bëri të mundur që Presidenti i Sirisë, Bashar Assadi të dilte me fitore nga lufta e brendshme shtatë vjeçare.
Irani ka luajtur një rol të rëndësishëm në fitoren e Asadit; megjithatë në fund të fundit roli i Rusisë ishte përcaktues dhe zyrtarët Izrailit shpresonin që Vladimir Putin të përdorte ndikueshmërinë e tij për nxjerrjen e Iranit nga Siria.
Megjithatë, Rusia i ka thënë disa herë Izraelit se nuk i ka kapacitetet për të bërë një gjë të këtillë. Në një deklaratë Putin i ka bërë me dije Boltonit se edhe ai vetë dëshiron që Irani të tërhiqet nga Siria; megjithatë kjo nuk është një gjë që Rusia mund të arrijë ta bëjë e vetme.
Deri më tani, Rusia ka bërë të mundur që të mbajë forcat ushtarake izraelite 85 kilometra larg kufirit izraelit, me një përjashtim të rëndësishëm, iranianët ndodhen ende brenda në Damask dhe në zonat përreth.
Në këtë këndvështrim, administrata e Trumpit e ka vënë kushtin e daljes së Iranit nga Siria si një ndër kushtet e marrëveshjes së ardhshme mes Teheranit dhe Uashingtonit që do të arrihet për të zëvendësuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Politika amerikane ka parashikuar që ta rrisë persionin ekonomik mbi Iranin nëpërmjet vendosjes së sanksioneve.
Për këtë arsye, shpresohet që Irani në këtë mënyrë të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të pranojë që të tërhiqet nga Siria, ose në të kundërt me thellimin e dhunshëm të krizës ekonomike, Republika Islamike të detyrohet të pakësojë ndërhyrjet e saj të jashtme ushtarake në mënyrë që t’i ulen sanksionet.
Pritshmëria për strukturën e rinovuar
Megjithatë disa prej analistëve besojnë se realisht nuk është aspak e vërtetë kërkesa “për të nxjerrë Iranin nga Siria duke ushtruar presion.”
Irani ka me mijëra ushtarë dhe milicitë Shiia në territoret Siriane dhe këto milici po presin me padurim që të përfitojnë nga procesi i strukturimit të ri të Sirisë.
Nëse Irani tërheq vetë të gjitha milicë që ndodhen në Siri s pasojë e presionit të Amerikanëve mbi të, atëherë kjo gjë mund të dëmtojë planet e tij për të përfituar nga procesi i strukturimit të ri të Sirisë.
Specialisti pranëBrookings Institution për Lindjen e Mesme, Tamara Cofman Vittes muajin e kaluar ka publikuar në mediat sociale duke u shprehur në Tvvitter se “Irani dhe Siria kanë ndërtuar një aleancë gjë po zgjat më shumë se 30 vite” dhe më pas ka vijuar duke shtuar se: Dëbimi i Iranit nga Siria është një ide e palogjikshme dhe e pa realizueshme qoftë me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qoftë edhe me bashkëpunimin me Rusinë.
Ai ka emëruar këtë cështje dhe këtë qëllim si “Kjo është një deklaratë tjetër e rremë e Amerikës në këtë luftë të frikshme të Amerikës.”
Hysejn Ibish pranë Qendrës së Kërkimeve për Vendet Arabe të Gjiri në Uashington është shprehur për Haaretz se qëllimi kryesor i tre armiqve kryesorë të Iranit në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni është që të dëbojnë Iranin nga Siria.
Ibish është shprehur se: “Në fakt, këto shtete dëshirojnë të shohin Iranin duke u tërhequr nga Siria; megjithatë ato janë të vetëdijshme se një gjë e këtillë do të jetë shumë e vështirë. Aktualisht, objektivi më realist është që ta parandalojë Iranin që të arrijë më shumë suksese dhe fitore në Siri.”
Këto shtete dhe Izaeli kanë një shqetësim të përbashkët, mundësia që Irani do të mund të krijojë një kooridor ushtarak dhe politik duke filluar nga Teherani duke u shtrirë në Siri dhe deri në Liban.
Izraeli e sheh këtë skenar si një kërcënim strategjik dhe në mënyrë që të parandaojë nxitjen e krijimit të një strategjie të këtillë nuk do të hezitojë as edhe të organizojë një operacion ushtarak.
Megjithatë ka dallime të konsiderueshme mes parandalimit të një skenari të këtillë dhe kërkesës për tërheqjen e plotë të Iranit nga Siria.
Ish-ambasadori i Amerikës për Izraelin, Dan Shapiro është shprehur se: “Ndoshta vlerësimi i Boltonit është realist. Nxjerrja e Iranit nga Siria është një për të cilin ndihet nevoja e angazhimit dhe përfshirjes së Rusisë deri në një nivel të caktuar.”
Më pas ai ka vazhduar duke thënë se: “Për këtë arsye, Amerika dhe Izraeli duhet që të fokusohen në realizimin e kësaj gjëje: ndërkohë që Irani është i detyruar që të parandalojë mundësinë që kërcënimet të kthehen në një rrezik të vërtetë, megjithatë duhet të zotërojë iniciativën për të qëlluar vendodhjet e pranisë së Iranit në Siri. Ushtarët amerikanë duhet të qëndrojnë në Siri në mënyrë që të mund të ndihmojnë në kufizimin e rajoneve të ndikueshmërisë së Iranit.”
Një ndër alternativat e sugjeruara nga disa nga zyrtarët izraelitë është edhe kjo: Assadi mund të jetë në fakt një ortak për të garantuar dëbimin e plotë dhe të përhershëm të Iranit nga Siri. Logjika e një alternative të këtillë është kjo: edhe Assadi, ashtu si Rusia pasi kanë garantuar edhe njëherë fitoren e luftës së brendshme nuk kanë më nevojë për praninë e Iranit brenda Sirisë.
Në fakt, Assadi mund ta shoh Iranin si një kërcënim për shkak të mundësisë që një konflikti potencial mes Teheranit dhe Izraelit. Megjithatë, në deklaratën që Assadi ka bërë muajin e kaluar është shprehur se kërkon mbështetjen e Iranit dhe Hizbullahut për të qëndruar edhe më tej në vendin e tij në mënyrë që ta ndihmojnë atë për të ndërtuar stabilitetin dhe sovranitetin e gjithë vendit, duke nënkuptuar kështu që është kundër alternativës së zyrtarëve izraelitë.
Qëndrimi i Assadit
Për më tepër, disa analistë të tjerë besojnë se: duke qënë se kontrolli që Assadi ka mbi vendin e tij sa vjen e thellohet, do të jetë e pamundur për Amerikën dhe aktorët e tjerë rajonale që t’i shpëtojnë bashkëpunimit me Assadin. Këshilltari për Lindjen e Mesme, Aaron David Miller q ka shërbyer edhe për demokratët edhe për republikanët e ka përkufizuar këtë politikë të re si
“”normalizimi i marrëdhënieve me Assadin”.
Miller ka shkuar kështu në Twitter: “Problemi është Assadi; megjithatë ai vetë mund të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit.”
Më pas ka vazhduar duke shtuar se: Ky proces ka filluar që me administratën e Obamës dhe është përshpejtuar edhe më shumë gjatë administratën e Trumpit me vëzhgimin e Putinit. Izraeli është bindur në lidhje me këtë çështje, po kështu edhe Libani. Siria nuk do të ketë mundësi tjetër zgjedhjeje; po kështu ashtu si Jordania edhe Turqia nuk do të ketë mundësi tjetër përveç Assadit.
Një diplomat i lartë evropian që ka folur për Haaretz është shprehur se: udhëheqësit evropianë janë të shqetësuar në lidhje me një marrëveshje të mundshme që mund të bëhet mes Amerikës dhe Rusisë përsa i përket çështjes së Sirisë dhe në lidhje me faktin se në këtë mënyrë Uashingtoni mund të fitojë të drejtën të “normalizojë” marrëdhëniet me Assadin.
Megjithatë, duke pranuar qëndrimin e Assadit në pushtet, a do të jetë i mundur dëbimi i Iranit nga Siria?
Diplomati evropian është shprehur se mundësitë për një marrëveshje të këtillë janë shumëtë ulta dhe ka folur në këtë mënyrë në deklaratën e tij:
“Assadi ka nevojë për Iranin dhe për një të ardhme të paktën të afërt do të vazhdojë të ketë nevojë. Edhe nëse merr kontrollin e të gjithë vendit, fuqia e tij qeverisëse nuk do të jetë e fortë dhe e qëndrueshme. Prezenca e Iranit brenda vendit e ndihmon atë që ajo pjesë e irrutuar dhe e dëmtuar as të mos çojë nëpërmend mundësinë për kthimin e mundshëm të një situate për një luftë tjetër të brendshme. Ai nuk do t’i dorëzohet në asnjë mënyrë në një të ardhme të afërme një ideje të këtillë.”
Rruga kyçe e mbështetjes së Iranit për Assadin; përdorimi i milicive shiite të ardhura nga vende të rajonin si Afganistani, Iraku dhe Pakistani në Siri.
Çdo bisedim në lidhje me çështjen e së ardhmes së Iranit në Siri duhet të përfshijë edhe këto milici. Deri më tani nuk ekziston asnjë provë që të vërtetojë se regjimi i Assadit ka ndërmarrë ndonjë hap për çmobilizimin e këtyre milicive.
Analisti Iranian i cili ka shkuar shkrime të ndryshme në lidhje me grupimet e ndryshme prezente në Siri, Ali Alfone shprehet se: “Prania e tyre në Siri i jep mundësinë qeverisë siriane që të
stabilizojë sovranitetin e saj dhe ta zgjerojë edhe më tej autoritetin e saj duke e shtrirë përtej qendrave të qyteteve. Me kalimin e kohës në kontikstin afatgjatë do të shohim sesi këto milici do të vazhdojnë të qëndronë përgjithnjë në Siri dhe do të ndryshojnë demografinë dhe strukturën fetare dhe sektare në rajonet më strategjike.”
Alfone ka vazhduar duke shtuar se: Unë e ndjejë se aktualisht kemi arritur në momentin që të gjitha palët pjesëmarrëse në konflikt përfshirë këtu edhe Izraelin janë të detyruara që të merren me prezencën e këtyre milicive. Për sa kohë që këto milici Shii vazhdojnë të qëndrojnë larg kufirit me Izraelin, ose kanë aty një prezencë shumë të ulët, atëherë të gjithë mund të jetojnë me këtë status quo.
Pavarësisht gjithë këtyre thënieve në lidhje me dëbimin e Iranit nga Siria duket se veçanërisht kjo fjali e fundit është tërësisht e vërtetë. Të paktën tani për tani.
Burimi : Yakın Doğu Haber