Ministri i Jashtëm i Iranit arrin në Damask

Publikuar në Shta. 4, 2018, 9:30 p.m.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed  Xhevad  Zarif  arriti të hënën në Damask, në kryeqytetin e Sirisë.

Zarif u mirëprit nga zëvendës ministri i jashtëm sirian Feisal al-Mekdad dhe një numër i zyrtarëve të tjerë sirianë dhe iranianë.

Ai ka planifikuar të vizitojë zyrtarët sirianë, duke përfshirë kryetarin  Bashar al-Assad, gjatë qëndrimit të tij njëditor në kryeqytet.

Kjo është vizita e dytë Zarifit në Damask, si ministri i jashtëm i Iranit. Asistenti i lartë i Ministrit të Jashtëm të Iranit për Çështjet Politike Hussein Xhaberi-Ansari shoqëron Zarifin  gjatë vizitës.

Përveç mbajtjes së takimeve me zyrtarë të lartë sirianë, Zarifi  gjithashtu duhet të konsultohet me Sirinë, si partneri strategjik i Iranit, në prag të një takimi trepalësh që do të mbahet së shpejti në Teheran.

Presidenti iranian, rus dhe turk, përkatësisht Hassan Rouhani, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan do të takohen në Teheran për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri

Bashkëpunimi midis Iranit, Rusisë dhe Turqisë për zgjidhjen e krizës siriane, i njohur si procesi i Astanas , filloi rreth dy vjet më parë. Që atëherë, janë mbajtur disa raunde bisedimesh dhe është bërë përparim i dukshëm.

Treshja gjithashtu ka mbajtur 13 takime ekspertësh deri më tani; rezultatet e të cilave tregojnë se mosmarrëveshjet dhe krizat rajonale mund të zgjidhen përmes përpjekjeve të përbashkëta.



Burimi : IRNA