Aeroplani i pasagjerëve irakianë në Damask, i pari në 7 vjet

Publikuar në Shta. 3, 2018, 2:35 p.m.

Një aeroplan irakian i pasagjerëve pritet të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut të hënën.

Sipas Ministrit të Transportit të Sirisë, Ali Hammoud,  zbritja e një aeroplani të pasagjerëve të Irakut në Damask do të jetë për herë të parë që nga shpërthimi i konfliktit sirian në vitin 2011.

Ai i tha Sputnik-ut  se kjo ishte rezultat i fitoreve të jashtëzakonshme të ushtrisë siriane kundër grupeve terroriste dhe përpjekjeve të përbashkëta të dy shteteve arabe.

Zyrtari shtoi se një numër i shteteve të tjera po konsiderojnë gjithashtu nisjen e fluturimeve në Siri.

Siria është kapluar nga lufta civile që nga marsi i vitit 2011 me grupe të ndryshme terroriste që luftojnë kundër qeverisë qendrore.

Në muajt e fundit, ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë korrur fitore të konsiderueshme kundër grupeve terroriste të mbështetura nga jashtë dhe kanë çliruar shumë prej zonave të pushtuara prej tyre.



Burimi : IQNA