Tragjedia e luftës në Jemen nëpërmjet tri fotove

Publikuar në Gus. 30, 2018, 8:23 p.m.

Zemra mund të durojë vetëm aq. Dhe do të ju bëhet vështirë të ndalni zemrën personale që të mos thyhet, pasi që do të lexoni këtë shkrim dhe të kuptoni atë. Ky është Zejd Hysein Tajib. Ai është mjek i Ansarullahut. Nga qyteti i shenjë Dahyan në Saadin jemenas. Ka shpëtuar jeta të panumërta në frontin verior, sikurse civil ashtu edhe luftëtar. Në anën e majtë është prezantuar me vëllaun më të ri Jusufin dhe tre djemtë të tij, Ahmedin, Aliun dhe Hasanin gjatë Kurban Bajramit të vitit të kaluar. Familja ishte e bashkuar. E paprekur. Edhe pse lufta kriminele dhe barbare si dhe rrethimi që kanë sjell SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar dhe Saudia izraelite gjithkund rreth tyre... Ata kanë mbetur bashkë dhe kanë gjet mënyrën që të takohen për festën e dytë më të rëndësishme islame.

Të shpejtojmë disa muaj dhe të fillojmë të flasim për të tanishmen, kur tragjedia ndodhi. Kjo është fotoja në mes. Me 9 gusht 2018 familja monstruoze dhe gjakpirëse saudite ka bombarduar autobusin e shkollës të mbushur me fëmijë në Dahjan gjersa kalonte nëpër treg dhe i ka vozitur fëmijët prapa në kampin veror, në të cilin fëmijët jemenas mësonin dhe lexonin Kur’anin. Më së paku 51 fëmijë, prej të cilëve shumica ishin më të rinj se 10 vjet, janë vrarë, ndërsa më shumë se 79 njerëz janë plagosur në masakrën të cilën e kanë kryer”mbretërit”.

Sikurse që ka bërë edhe shumë herë më parë, z. Tajibi ka vrapuar drejt vendit të ngjarjes disa minuta pas krimit amerikano-saudit për të ndihmuar për të gjet trupat e viktimave dhe të ndihmojë të plagosurit të mbetur me shpresë se do të parandalohen viktima të reja. Masakra ishte e tmerrshme. Trupat e vogla fëmijësh pa kokë, të sakatosur dhe pajetë. Tajibi nxitonte nëpër kaosin e krijuar dhe përpiqej të gjejë të mbijetuarit. E gjeti djalin e tij. Edhe pse përbrenda vdiste, e ka ngritur dhe mbajtur trupin e thyer dhe të sakatosur të djalit prapa në siguri.

Pastaj e gjeti djalin e vet të dytë. Pastaj vëllaun e tij i cili ishte në piknik pak më herët para se kriminelët amerikano-saudit të kryejnë sulmin e tyre. Dhe mbi të gjitha kishte fuqi të mos përjetojë shok psiqik për shkak të vdekjes së djalit të tij, por ka vazhduar të ndihmojë prindërve tjerë.. ky është fakt se njerëzimi është i gjallë. Njerëzimi është në vet thelbin e Jemenit.

Tani në foton në anën e djathtë është Kurban Bajrami i vitit 2018.  Vetëm baba me  djalin më të ri. Familja është në copëza. E shkatërruar. Zejdi, hero në kuptim të plotë të fjalës, shqiptonte mallkimin Allahut xh.sh. që të shkatërrojë kriminelët, vrasësit dhe sulmuesit e koalicionit frikacak të Saudisë dhe Emirateve, dhe fliste se Ansarullahu është aty që të hakmerrej për të gjithë ata.

Fjalët sfiduese dhe të vërteta nga njeriu i vërtetë dhe sfidues. Ansarullahu u hakmerr për autobusin e fëmijëve dhe vazhdoi luftërat kundër sulmuesve nga Riadi dhe Abu Dabi me të tërat që ka, duke fituar edhe atëherë kur janë të paktë.

Por, nuk mund të ndihej pikëllimi i thellë për familjen e Tajibit dhe të gjitha familjeve tjera jemenase të cilët kanë kaluar nëpër këtë uverturë. Kjo nuk do të duhej ndodhur. Kjo nuk është diç me të cilin njerëzit duhet jetuar. Bile edhe ithtarët e Ehli Bejtit të cilëve imam Aliu para 14 shekuj ju pat thënë se ata të cilët do të ndjekin rrugën e tij do të duhej të ballafaqohen me probleme dhe provokime. Zemra mund të durojë vetëm aq. Përveç se ajo zemër të jetë jemenase. Zemra jemenase mund të durojë vuajtjen, çfarëdo çoftë tragjedi, mundimin, të mbulohet me shtresën shtesë të blinduar ... dhe të rrah më mirë dhe më fuqishëm se kurdo më parë.

Lutemi që zemra e Zejd Hysein Tajibit të shërohet me kohën. Dhe që zemra e Hasanit të vogël, edhe pse është shumë i ri që të gjitha këto të përjetojë, të rritet dhe të arrijë të dorëzojë nderin axhës së tij dhe vëllezërve të cilët kanë jetuar jetën e drejtë. Lutemi për shëndetin e tyre. Për ruajtjen e jetës së tyre. Dhe lutemi për shpirtin e Jusufit, Ahmedit dhe Aliut.

Dhe në fund, në frymën e Sarkhës së Ansarullahut, lutemi për hakmarrje ndaj të gjithë atyre të cilët i kanë përzier duart në kurthet barbare dhe kriminele kundër njerëzimit. Egërsirave të tilla nuk duhet mundësuar mëshirë. Le të dinë, personalisht dhe disa herë - se Allahu xh. sh. është ai i cili i kundërvihet dhunuesve dhe Ai i cili jep dhe merr nderin. Drejtësi për familjen e Tajibit. Drejtësi për tërë Jemenin.



Burimi : ePogledi