Shtohen operacionet në Idlib

Publikuar në Gus. 30, 2018, 6:26 p.m.

Operacionet në qendrën e qytetit Idlib dhe në zonat rurale po rriten dita ditës.

Ndërsa ushtria siriane vazhdon të dërgojë ushtarë dhe pajisje në kufirin e Idlibit, organizatat që janë në zotërim të Idlibit vazhdojnë përgatitjet e tyre kundër operacioneve në qendrën e qytetit dhe në rajonet kufitare.

Ndërsa ushtria siriane vazhdon të dërgojë ushtarë dhe pajisje në kufirin e Idlibit, organizatat që janë në zotërim të Idlibit vazhdojnë përgatitjet e tyre kundër operacioneve në qendrën e qytetit dhe në rajonet kufitare.

Gjithashtu u publikuan disa fotografi në lidhje me këtë. Burime të afërta me qeverinë siriane publikuan fotografitë e konvojit që bartte milicët të cilët lëvizën nga jugu i Sirisë drejt kufirit të Idlibit dhe të cilët do t’i bashkohen ushtrisë siriane në operacion.

Këtu tërhoqen vëmendje fotografitë e presidentit sirian Bashar al-Assad të vendosura para automjeteve në konvojin që barte milicët.

USHTRIA SIRIANE KA BËRË DËRGESA USHTARAKE NË EBU'Z ZUHUR DHE KA MBYLLUR KALIMIN

Nga ana tjetër, dërgesat ushtarake të ushtrisë siriane në kufirin e Idlibit po vazhdojnë. Ushtria siriane e cila ditë më parë ka bërë dërgesa ushtarake dhe të pajisjeve në kufirin jugor të Idlibit, tani po bënë dërgesa ushtarake në pjesën jugore të rajonit Ebu'z Zuhur në kufirin lindor të Idlibit.

Ushtria siriane kreu edhe përforcime ushtarake në rajonin kufitar të Ebu’z Zuhurit. U raportua se ushtarët sirian mbyllën edhe kalimin e Ebu'z Zuhurit.



Burimi : Tasnim News Agency