Periudha e re në politikën e jashtme gjermane: ‘Evropa e pavarur dhe e fortë’

Publikuar në Gus. 30, 2018, 12:32 a.m.

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Maas është shprehur se përparësia në rrugën e re është ‘Evropa e pavarur dhe e fortë’. Maas ka thënë se do të përqëndrohen në mbrojtjen e rendit botëror shumë polësh duke lëvizur në mënyrë të pavarur nga SHBA-ja.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Evropa duhet të reagojë ndaj sanksioneve të SHBA-së kundrejt Rusisë dhe Turqisë.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heikon Maas ka shpjeguar në Berlin pikat kryesore të politikës së jashtme që qeveria ka rivlerësuar nën dritën e zhvillimeve globale. Maas ka dhënë mesazhe të rëndësishme në lidhje me marrëdhëniet me SHBA-në dhe të ardhmen e Bashkimit Europian.

Sipas lajmit tëpublikuar në DV në gjuhën turke, Maas i cili ka mbajtur fjalimin e tij në Konferencën e Gjashtëmbëdhjetë të Ambasdorëve është drejtuar ambasadorëve që përfaqësojnë Gjermaninë jashtë vendit dhe diplomatëve të huaj që ushtrojnë detyrën e tyre në Berlin ka theksuar se duhen mbrojtur e drejta ndërkombëtare dhe vlerat demokratikedhe ka thënë se dëshirojnë të lidhin aleancë me shtetet që mbrojnë këto vlera në një rend shumë polësh.

PERIUDHA E RE ME SHBA-në

Maasështë shprehur se dëshirojnë të ruajnë marrëdhëniet e forta me SHBA-në që e ka përkufizuar si aleati më i rëndësishëm i Gjermanisë jashtë Evropës, megjithatë ai ka thënë se nuk mund të mos reagojnë kundrejt ndryshimit me burim nga Uashingtoni. Maas që ka tërhequr vëmendjen se politika “Amerika e Para” e administratës së SHBA-së nën udhëheqjen e Donald Trumpit i ka hapur rrugën shqetësimeve të mëdha në lidhje me aleancën e Transatlantikut (NATO) ka folur si më poshtë: “Nëse Evropa tashmë përkufizohet si armik i SHBA-së bashkë me Rusinë dhe Kinën atëherë kjo nuk është një çështje sa për retorikë. Një strategji e re është duke u formësuar edhe ne jemi të detyruar t’i bëjmë ballë kësaj strategjie. Për këtë arsye kemi nevojë për një aleancë të re dhe të qëndrueshme me SHBA-në.”

Maas, i cili ka përcjellë se politika e jashtme e Gjermanisë është detyruar të paralajmërojë për politikat e ndryshueshme të SHBA-së ka nënvizuar se dëshirojnë të kthehen në nivelin e ‘dialogut mes ortakëve’ me SHBA-në dhe se nuk ka marrë në objektivë Uashingtonin në politikat e tyre të reja.

EVROPA E FORTË DHE E PAVARUR

Maas, i cili ka theksuar se aleanca e re dhe e qëndrueshme me SHBA-në do te jetë e mundur vetëm me formësimin e fuqisë së Evropës në politikën botërore është shprehur me fjalët se “Për këtë arsye, Evropa e fortë dhe e pavarur është përparësia jonë kryesore në politikën tonë të jashme. Si ministri dhe qeveri jemi të detyruar të punojmë me gjithë forcën tonë për të arritur këtë objekt. Maas mori duartrokitje të mëdha në sallon për fjalimin e tij.

Maas, i cili ka tërhequr vëmendjen se qëllimi i një Evrope të fortë dhe të pavarur nuk do të arrihet me mendësinë ‘Evropa e Para’ theksoi se do të ndërrmarin hapa me diplomaci dhe me marrëveshje dhe jo me hapa të njëanshëm.

THIRRJA PËR NJË ALEANCË TË RE

Në fjalimin e tij, Maas i është përgjigjur pritshmërive në rritje nga Gjermania në arenën ndërkombëtare. Maas, i cili ka thënëse vëmendja gjithnjë e në rritje ndajerozionit të rendit botëror të lidhur nga rregullat është kthyer nga Gjermania dhe Evropa ka theksuar se i japin një rëndësi të madhe idesë sëformimit të një aleance mes shteteve për ruajtjen e rendit botëror shumëpalësh.Maas ka folur duke thënë se“Aleancajonëështë e hapur për të gjithë ata që besojnë në shumë-polaritet.Kjo aleancë nuk merr në objektivë askënd. Do të luftojë për zgjidhjen e përbashkët tëproblematikave globale. Disa nga këto shqetësime janë shqetësimet klimatike ose rrymat emigratore botërore... Nuk keminevojë për organizata ose formateve të reja. Ka për qëllim të arrijë marrëveshje më të forta në institucionet që do të mbajnë në këmbë rendin aktual global.

‘DUHET TË MARRIM MË SHUMË PËRGJEGJËSI PËR SIGURINË TONË’

Maas, i cili ka theksuar se ka nevojë për sferat ku ka aftësinë për të vepruar në mënyrë të lirë me qëllim që të mbrojë interesat e Gjermanisë dhe Evropës ka dhënë mesazhin sedo të përqëndrohen veçanërisht tek politikat e sigurimit. Maas duke thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë një aleat qëka një rëndësi të pazëvendësueshme për një kohë të shkurtër për shkak tëaleancës së NATO-sdhe veçanërisht luftës terroriste ka thënë se “Megjithatë, ne evropianët duhet të marrim më shumë përgjegjësi veçanërisht përsa i përket çështjes së sigurisë... Qëllimi  ynë është i qartë: duam të arrijmë sukses në Bashkësinë e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Evropës.”

‘EVROPA NË POZICIONIN E VENDOSJES SË PESHËS SË SAJ’

Ministri gjerman ka thënë edhe se Evropa do të detyrohet të vendosë më shumë peshën e saj veçanërisht nëorganizatat ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës së Tregtisë Botërore dhe rajonet si Ballkani Perëndimor, Lindja e Mesme dhe Afrika ka ku SHBA-ja po tërhiqet nga ana materiale dhe politike.

‘KRITIKA NDAJ UASHINGTONIT PËR SANKSIONET’

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë në fjalimin e tij kritikoi edhe hapat e vendosjes së sanksioneve të administratës së Trumpit që ka ndërmarrë shpesh herë në politikën e jashtme gjatë kohëve të fundit. Maas ka vazhduar më tej duke thënë se “Politikat e sanksioneve që ka ndjekur Uashington na detyrojnë neve që të gjejmë zgjidhje të reja për Evropën.Në momentin që SHBA-ja në mënyrë të papritur, pa u takuar me ne, shumicën e rastevepa edhe pa i konkretizuar vendos sanksione kundrejt aleatëve tanëtregtarë më të rëndësishëm si Rusia, Kina, Turqia, kjo gjë ndikon Gjermani dhe Evropën. Jemi të detyruar të reagojmëkundrejt kësaj situatë dhe jemi të detyruar të forcojmë pavarësinë në politikat tregtare dhe financiare të Evropës.”

Maas, i cili ka përcjellë se kjo gjë nuk do të jetë e thjeshtë, megjithatë kanë filluar të punojnë në këtë rrugëka bërë me dije se kanë marrë nëshqyrtim rekomandimet në çështjet e kanaleve të pagesave në mënyrë të pavarur nga Amerika dhe të Fondit Monetar të Evropës.

Maas,që ka kujtuar se kanë qënë të detyruar të reagonin menjëherë për t’u mbrojtur nga sanksionet e vëna nga SHBA kundër Iranit ka përcjellë se kanë vazhduar të punojnë bashkë me Anglinë dhe Francën për të mbajtur hapur rrugët e tregtisë dhe pagesave tëfirmave Evropiane me Iranin. Maas ka thënë se “Jam i vetëdijshëm se ka shumë probleme të vështira në detaje dhe se është akoma e paqartë se si do të gjejnë zgjidhje. Megjithatë të paktën mund të parandalojmë zmadhimin e problemeve.”



Burimi : Sputnik News Agency