‘SHBA po përgatitet të ndërmarrë një sërë hapash për të ia marrë të drejtën e kthimit refugjatëve palestinezë’

Publikuar në Gus. 29, 2018, 10:30 p.m.

Televizioni izraelit Kanal 2 ka deklaruar se qeveria amerikane do të ndërmarrë një sërë hapash për të ia marrë të drejtën e kthimit refugjatëve palestinezë.

U raportua se në fillim të muajit të ardhshëm, qeveria amerikane do të ndërmarrë një sërë hapash për të ia marrë të drejtën e kthimit refugjatëve palestinezë.

Sipas televizionit izraelit Kanal 2, qeveria amerikane nën udhëheqjen e Donald Trump do të pranojë vetëm gjysmë milioni refugjatë palestinezë, e jo 5 milionë siq është shprehur Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërme (UNRWA).

Kanali gjithashtu raportoi se qeveria e Trump do të ndërmarr një sërë masash ‘për të ndaluar financimin e UNRWA-së në disa rajone plotësisht si dhe gjetjen e një formule të re ligjore që do të parandalonte që statusi i refugjatit të kaloj nga babai tek i biri’. Në lajm u tha se këta hapa do të fillojnë të ndërmerren nga java e ardhshme dhe u raportua se disa zyrtarë izraelitë u njoftuan për këtë gjë dhe e quajtën atë 'historike'.

‘QËLLIMI ËSHTË QË PËRGJEGJËSIA E REFUGJATËVE TË KALOJ TEK QEVERIA PALESTINEZE’

Në lajme, u tha se këto hapa kanë në shënjestër kryesisht UNRWA-n dhe kanë për qëllim përgjegjësia e refugjatëve të kaloj tek qeveria palestineze.

U argumentua se Trump po përpiqet të ndryshonte emrin e UNRWA-s dhe se qeveria amerikane do të ndaloj plotësisht financimin e saj në Bregun Perëndimor.

UNRWA u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1949 për të ndihmuar refugjatët palestinezë në Jordani, Siri, Liban, Bregun Perëndimor dhe Gaza. Aktualisht janë 5.9 milion refugjatë palestinez brenda dhe jashtë Palestinës. Rezoluta 194 e miratuar në vitin 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, parasheh që refugjatët palestinezë të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa ata që kanë vendosur të mos kthehen do të kompensohen për tokat e tyre. Qeveria amerikane njoftoi se ndihma prej 200 milion dollar e planifikuar për Palestinën, do të zhvendoset në vende të tjera nën udhëzimin e presidentit amerikan Donald Trump.



Burimi : Sputnik News