Karikaturisti i famshëm vizatoi masaktrën e fëmijëve në Jemen

Publikuar në Gus. 29, 2018, 10:18 p.m.

Karikaturisti i njohur brazilian, Carlos Latuff ka vizatuar një karikaturë në të cilën kritikon masakrat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite me mbështetjen e SHBA-së ndaj civilëve dhe fëmijëve në Jemen.

Latuff i cili e publikoi karikaturën duke deklaruar se: “Pavarësisht protestave kundër sulmit të fundit ndaj një autobusi shkollor me fëmijë në Jemen, koalicioni nën udhëheqjen e Arabisë Saudite të mbështetur nga SHBA-ja po vazhdon masakrat ndaj fëmijëve", e pikturoi Arabinë Saudite duke hedhur bombë drejtë një fëmije jemenas, ndërsa prapa qëndronte Amerika duke buzëqeshur.

 



Burimi : Rast Haber