Chomsky: SHBA mbështet regjimet më reaksionare

Publikuar në Gus. 29, 2018, 6:01 a.m.

Shkrimtari dhe teoricieni i famshëm amerikan, Chomsky deklaroi se lëvizja e Iranit në drejtim të pavarësisë është arsyeja kryesore për urrejtjen dhe armiqësinë e politikanëve amerikanë kundër Republikës Islamike të Iranit.

Në një raport të publikuar ditën e premtë, filozofi, shkrimtari dhe gjuhëtari amerikan, Noam Chomsky i cilësoi  regjimet nën mbështetjen e SHBA-së në rajonin e Azisë Perëndimore si “regjimet më reaksionare.”

Mendimtari amerikan ka kundërshtuar atë që shtetet perëndimore dhe autoritetet amerikane e kanë prezantuar si “roli destruktiv i Iranit në Lindjen e Mesme” dhe sfidoi këto pretendime duke vënë në dukje se Uashingtoni mbështet regjimet më reaksionare në rajon.

Filozofi amerikan, Noam Chomsky tha në një intervistë se urrejtja dhe armiqësia e Amerikës ndaj Iranit ishte rezultat i lëvizjes së pavarësisë së Iranit pas fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979 në Iran.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Noam Chomsky tha se me përmbysjen e regjimit të Shahut, kukullës së SHBA-së në rajon, në vitin 1979, populli iranian ka bërë një iniciativë të madhe të pafalshme nga SHBA-ja dhe për këtë arsye, SHBA-ja e sheh gjithmonë Iranin si një armik.”

Chomsky, i cili kundërshtoi akuzat e shteteve perëndimore kundër Iranit, tha se regjimet militante dhe diktatoriale në rajon janë mbështeten nga SHBA-ja, ndërsa Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të mbështetura nga SHBA-ja, kanë kryer krime lufte.

Duke kritikuar politikën e presidentit amerikan Trump, mendimtari amerikan  tha se puna që bënë Trump është "të mendosh vetëm për vete, dhe Trump është arrogant dhe e sheh veten si gjigand”.

Pas hyrjes në pushtet të presidentit të SHBA-së Trump, deklaratat e tij, vendimet e tij, politikat e tij dhe iniciativat e paligjshme dhe qëndrimet e tij arrogante u bënë shkak për reagime të shumta në Amerikë dhe në mbarë botën, përfshirë këtu edhe partinë e tij.



Burimi : Tasnim News Agency