Kriza në kompaninë saudite të naftës Aramco

Publikuar në Gus. 28, 2018, 10:11 p.m.

Reutersi transmeton nga tri burime të adresuara se mbreti saudit Selman bin Abdylaziz ka intervenuar për të ndaluar planin për shitjen e 5% të aksioneve të kompanisë saudite kombëtare të naftës Aramco, që është një nga projektet e birit  të tij, princit Muhamed bin Selman. Megjithatë, vëzhguesit dyshojnë se me të vërtet ka ardhur gjer te intervenimi i mbretit saudit në këtë krizë dhe konsiderojnë se princi nën mantelin e mbretit përpiqet të fsheh mos suksesin e projektit të tij.

Veprimi i tillë paraqet goditje serioze për programin reformues Vizioni 2030 të cilin e ka propozuar princi saudit, duke cek se mbreti Selman po punon në kufizimin e hapave të njëanshme të djalit të tij, princit Muhamed. Agjencioni përcjell nga burimi i adresuar, i cili ka mbet anonim, se vendimi për ndërprerjen e shitjes inicuese të kompanisë(ICO) është sjell pasi që mbreti Selman është takuar me anëtarët e familjes mbretërore, bankierët dhe udhëheqësit të lartë në sektorin e naftës, duke përfshirë edhe ish drejtorin ekzekutiv të Aramco-së. Këto konsultime janë mbajtur gjatë muajit të Ramazanit dhe kanë përfunduar kah mesi i qershorit.

Burimet e njëjta theksojnë se personalitetet me të cilët mbreti ka biseduar në atë takim kanë thënë se IPO-ja nuk do të jetë në interesin e mbretërisë, dhe do të mund të ketë pasoja negative. Brenga kryesor e tyre ishte se IPO-ja do të mund të shpie Aramco-në të zbulojë të gjitha detajet për mjetet e saja financiare.

Por, vëzhguesit dyshojnë se mbreti saudit Selman ishte ai që ka urdhëruar që të hiqet dorë nga projekti i privatizimit të Aramco-së. Konsiderojnë se paralajmërimi  nga Riadi ishte vetëm rrëfimi fiktiv i lëshuar në mediat botërore për t’u ruajtur reputacioni, në mënyrë analoge kur burimet nga divani mbretëror të afërta me princin Muhamed bin Selman kanë shfrytëzuar platformat mediale globale për të përcjell informatat e dedikuara për qëllimet e t’ia.

Në mesin e shembujve kryesore është edhet rasti kur princi Muhamed bin Selmani vitin e kaluar ka lënë përshtypjes se Riadi lejon akoma planin  e paqartë paqësor të administratës së Trumpit për Lindjen e Afërt, duke përfshirë edhe njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Mbreti saudit këtë në mënyrë publike  e ka përmirësuar, pasi që opinioni publik në shtetet arabe dhe myslimane është zgjuar duke akuzuar Arabinë Saudite për “shitjen e Palestinës”.

Pretendimet se princi Selman hoqi dorë nga IPO-ja, vëzhguesit e argumentojnë me atë që mbreti Selman radhë po del në opinion apo që kryen aktivitete publike. Përkatësisht ekziston  mundësia e vogël se ai është i përfshirë në ngjarjet ne mbretëri, gjersa princi Muhamed është pikërisht ai që udhëheq shtetin.

Lajmet të cilët kanë depërtuar në opinion se mbreti Selman anulon IPO-në nuk është rasti i parë i tillë, pasi është e dukshme se tërheqja po vjen shkallë shkallë. Gjatë javës së kaluar, Reuters në raportin e vet ka cek se marrëveshja është ngri, të cilën gjë ministri saudit i energjetikës Halid al Fatih ka demantuar, duke thënë se “ qeveria mbetet e përkushtuar IPO-së së Aramco-së dhe atë në kohë të cilin neve e zgjedhim, gjegjësisht kur kushtet bëhen optimale”.

Duke komentuar lajmin i cili është publikuar javën e kaluar lidhur me prolongimin e IPO-së Aramco-së, zyrtari i lartë saudit ka thënë: “Jemi befasuar që Reutersi vazhdon të shtrojë këto çështje në të cilat theksohet se planet janë ndaluar, pa marr parasysh në deklaratat se qeveria vazhdon planet aktive për IPO-në”. Dhe se shtoi se “pronar i aksioneve të Aramco-së është qeveria e Arabisë Saudite”. Mbreti Selman ka deleguar IPO-në princit Muhamed bin Selmanit dhe këshillit i cili përfshinë ministrat e energjetikës, financave dhe ekonomisë. Ky këshill do të sjell vendimet për natyrën dhe kohën e IPO-së me pëlqimin e qeverisë”.

Por, sipas deklaratave të burimeve anonime për Reutersin, mbreti ka dërguar letrën divanit mbretëror në fund të muajit qershor në të cilin letër kërkon që të pezullohet plani i IPO-së Aramco-së, dhe se ceket se vendimi i tij në këtë është përfundimtare dhe e parevokueshme. Në këtë shtet dinastia al Saud me dekada ka pushtetin absolut, dhe nuk është çudi se mbreti bien vendime përfundimtare. Por, është e dukshme mungesa e tij nga skena në ngjarjet e mëdha të cilët kanë ndikim në bazat e politikës saudite, e tani kjo lidhet me vendimin e fundit e cila paraqet goditje të fortë për program reformues të princit të ashtuquajtur Vizioni 2030, qëllimi i të cilit ishte transformimi i ekonomisë saudite të cilën tani e menaxhon shteti dhe e cila varet prej naftës.

Disa investitor thonë, se kjo njashtu shkakton dyshimet në menaxhimin saudit të procesit IPO dhe përkushtimin rritjes së transparencës dhe udhëheqjes me ekonomi. Të përkujtojmë se Arabia Saudite gjatë dy viteve të kaluar është përgatitur për bursat ndërkombëtare, bankat botërore, bile edhe për Donald Trumpin për të promovuar planin e saj.

Vendosja e kompanisë udhëheqëse nacionale saudite në bursë ishte pika kyçe në programin e reformave ekonomike në Arabinë Saudite të cilën para disa vite e ka prezantuar princi Muhamed. Oferta iniciale publike e cila kompanisë ka pas dashur të jep vlerën prej1,5 trilion dollarësh, ndërsa opinionit publik mundësinë që për 100 miliard dollarësh të bëhet pronar e pjesës së aksioneve, ishte paralajmëruar si biznesi më i madh i këtij lloji në histori.



Burimi : Al Jazeera