Në Rusi u ekspozuan armët e kapura nga militantët në Siri

Publikuar në Gus. 27, 2018, 2:40 a.m.

Në kuadër të Forumit Teknik Ushtarak Ndërkombëtar Army-2018 të realizuar në rajonin Moskova të Rusisë, është hapur një ekspozitë në të cilën u ekspozuan armët e kapura nga militantët në Siri.

Kjo ekspozitë u ofroi vizituesve mundësi për të parë  më shumë se një mijë automjete ushtarake të përdorura nga militantët, duke përshirë edhe mjetet ajrore pa pilot dhe eksplozivë të punuar me dorë. Imazhet interesante nga kjo ngjarje mund t’i shihni në videon e publikuar nga Sputnik.



Burimi : Sputnik News