E vërteta për Muhamed bin Selmanin

nga David Hearst | Publikuar në Gus. 27, 2018, 1:45 a.m.

Një nga një, të gjitha projektet e mëdha të Muhamed bin Selmanit po zhduken në shkretëtirë, e më këtë edhe theksimet ambicioze se do të reformojë korrupsionin me dekada, do të përfundojë varshmërinë e ekonomisë nga nafta dhe se është paraqitur si njeriu i Donald Trumpit në Lindjen e Afërt. Të largojmë fjalët dhe emocionet, na mbetet princi 32 vjeçar, familja mbretërore e zemëruar e vendosur fuqishëm që të hakmerret për shkak të poshtërimit të cilët kanë pësuar nga duart e tij, sikurse edhe ekonomia e cila është mjaft e varur nga nafta dhe e cila përpiqet që ndal ikjen e parasë nga vendi. Ky nuk është recetë për stabilitet, e lëre më për reformë.

Këtë javë, guri themeltar i projekteve të t’ia, kanë dështuar planet që të shes 5% të aksioneve në bursë të kompanisë shtetërore Saudi Aramco dhe në këtë të fitojë 100 miliard dollar. Këshilltarët financiar të cilët kanë punuar në shitjen e planifikuar janë shpërbërë dhe shitja është tërhequr. Raporti cek se një nga katër burime ka thënë se bile edhe flotacioni lokal në bursën e Tadavulit është tërhequr.

Ministri saudit i energjetikës ka mohuar raportin duke theksuar se qeveria mbetet e përkushtuar në ofertën publike inicuese (IPO) në “përputhje me arsyet përkatëse dhe kohën”, por ai askënd nuk e ka mashtruar. IPO-ja është tërhequr për shkak të shqetësimeve të veprimeve juridike të familjeve të viktimave të 11 shtatorit, pamundësisë së gjenerimit në vlerë prej 2 trilion dollarësh të cilën e ka kërkuar princi Selman dhe shqetësimeve se investitorët e huaj do të kërkojnë transparencë dhe do të zbulojnë fazën gjer të cilën familja mbretërore i ka plaçkitur fondet e veta.

Kjo ka sjell gjer në atë që fondi sovran saudit, Fondi për investimet publike të drejtohet bankave ndërkombëtare duke kërkuar kredi prej 11 miliard dollarësh. Bankierët perëndimor tani duhet të drejtohen në shitjet më të vogla sikurse aksioneve në vlerë prej 70 miliard dollar të grupit kimik Sabico. Goditja e korrupsionit nuk e ka ndaluar gjakderdhjen, përkundrazi e ka rritur. Energjia dhe prodhimet të ngjashme përbëjnë 87% të buxhetit shtetëror, që tregojnë se sa të ardhurat e qeverisë mbështeten në tregun energjetik ndërkombëtar.

Arrestimet dhe represionet e brendshme po vazhdojnë. Arrestimet e reja sikurse arrestimi i imamit të Haremit të Mekës, dr. Salih Alu Talib, është se hera e parë është burgos imami dhe gjykatësi nga Meka. Ligjërata e Talibit gjatë namazit të xhumasë nuk ka përmbajtur kritikë të drejtpërdrejtë familjes mbretërore saudite. Fjalimi i tij me qëllim ishte i paqartë. Ka folur për përgjegjësit e islamit që të parandalojë bërjen publike të së keqes. Megjithatë, arrestimi i tij tregon se sa i prekshëm është princi Muhamed bin Selmani.

Edhe një projekt i cili e pasqyron princin Selman si mbrojtës i drejtave femërore dhe drejtave për vozitje, poashtu po zhduket. Amnesty ka ndërmarr sulmin e plotë në arrestimin e vazhdueshëm pa akuzë të 8 femrave dhe 4 burrave, përballja me avokuesit e drejtave njerëzore i cili filloi shkurtër para se qershorin e kaluar të ngritët ndalimi i vozitjes për femra.

Edhe një precedent i errët është vendosur kur prokurorët kanë kërkuar dënimin me vdekje për Isra el Gamgan, gruan e parë aktiviste e cila përballet me ekzekutimin e dënimit me vdekje së bashku me burrin e saj Musi el Hashim dhe tre meshkuj tjerë. “Krimi” i saj është se është bashkuar protestave masive për të drejtat e shiitëve të cilët i ka dokumentuar me inqizimin dhe i ka publikuar në rrjetat sociale. Rastin e saj e ka marr mbi vete kryeministri kanadez Justin Trudeau. Para dy javësh ambasada zyrtare kanadeze ka publikuar deklaratën në gjuhën arabe për lirimin e Samar Bedavisë, aktiviste për drejt e grave, që ka shkaktuar ndarje të madhe diplomatike me Arabinë Saudite.  Mbretëria i ka ngrirë të gjitha marrëdhëniet tregtare dhe investuese dhe menjëherë i ka tërhequr të gjithë studentët në programet medicinave në Kanada. Reagimi i Trudeasë ishte se edhe më shumë i ka shtuar kritikat ndaj Arabisë Saudite.

Vendimi mbi ndërprerjen e ushtrimeve të doktorëve saudit në Kanada është edhe një veprim i cili ka goditur spitalet saudite më shumë se ato kanadeze, edhe pse programi i vizave i ushtrimeve është e rëndësisë së veçantë të fitimit të ardhurave. Arabia i ka dërguar 1.658 persona në Kanada që të  ushtrohen në aftësitë  medicinale e posaçërisht në kirurgji. Vitet e ushtrimeve befasishtë janë ndërprerë, dhe plotësisht është e paqartë se në cilat shkolla dhe fakultete do të mund të vazhdojnë studentët saudit. Kanadaja ishte e popullarizuar pasi që programet e vizës ishin me bollëk dhe nuk kanë kërkuar nga doktorët që të regjistrohen. Ky është vetëm pjesa e mozaikut të tërësishëm, por i cili flet shumë. Sponsori kryesor i princ Selmanit Donald Trumpi poashtu është në ankth. Kjo ndikon në trashëgimtarin saudit në dy mënyra. E para, insajderët të cilët i ka shfrytëzuar për qasje Trumpit, po shpërndahen.

David Pecker, kryetar i American Media Inc. Miku i afërt i Trumpit dhe dëshmitari kyç i hulumtimit të pagesave të cilët janë kryer gjatë fushatës presidenciale që të heshtën dy femra të cilët kanë pas aferë me Trumpin, është më e reja në arritjen e marrëveshjes për imunitetin me prokurorët.

Lajmi për marrëveshjen është paraqitur kur Hive, portali i Vanity Fairit ka cituar mikun e Trumpit: “Në djall, kam menduar se Peckeri do të jetë i fundit i cili do të gjunjëzohet”. Peckeri është bashkëngjitur Michael Cohenit, ish avokatit të Trumpit, si dhe këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë Don Mc Gahnit për zëvendësim të anëve dhe ofrim të informatave inkriminuese prokurorëve shtetëror. Kishin motive që këto të bëjnë. Fushata e Peckerit ka publikuar revistën e faqeve verbuese i cili u paraqit në mënyrë misterioze gjatë udhëtimit të fundit të princit Selman në SHBA-të: “ Njiheni mbretin  e ri “, “Aleati ynë më i afërt në Lindjen e Afërt po shkatërron terrorizmin”, “Kontrollimi i 4 trilion dollarëve mahnitëse të pasurisë së biznesit”, “Ndërtimi i qytetit të ardhmërisë  Sci-Fi në vlerë prej 640 miliard dollar”, “Përmirësimi i jetës së popullit të tij dhe shpresës për paqe”.

Pecker mori Kacy Grinin, biznesmenin francez dhe këshilltarin e princit Selman, të vizitojnë Trumpin në zyrën ovale dhe JAred Kushnerin, dhëndrin e tij dhe përfaqësuesin për Lindjen e Afërt. Por, problemi më i madh për bin Selmanin është vet Trumpi. Bin Selmani qysh në fillim të fushatës presidenciale ka vu bast në fitoren e Trumpit dhe e ka mbështet me arritjen e kontratës për armatim në shumat të cilët janë disa herë më të mëdha që tani i janë të nevojshme për fushatën e privatizimit.

Për princin në ngjitje, kjo nuk është problem. Kjo është mënyra në të cilin është kryer puna në Gji. Por, për princin projektet e të cilëve tani po dështojnë, i cili po i dërgon punëtorët e jashtëm nëpër shtëpitë  e tyre, dhe i cili tani prapë po duhet të kthehet kursimit vendor, rrënja e pasurisë së Trumpit dhe humbja e autoritetit janë probleme të mëdha.

E vërteta për princin Muhamed bin Selman po del në dritë. Ai është djalosh i cili po luan bixhoz dhe po humb.



Burimi : IslamBosna

David Hearst

David Hearst është redaktor i portalit MiddleEast Eye. Më pare ka punuar si redaktor dhe ...