Arabia Saudite planifikon të ekzekutojë për herë të parë një aktiviste politike femër

Publikuar në Gus. 26, 2018, 2 p.m.

Ka një numër gjithnjë në rritje të lajmeve lidhur me atë se Arabia Sudite e cila kohëve të fundit ka pasur një krizë diplomatike në lidhje me të drejtat e grave, është e gatshme të dënoj me vdekje për herë të parë një aktiviste politike femër. Organizata e të Drejtave të Njeriut këtë gjë e konsideroi si “shtazërore”, ndërsa Riadi nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë në lidhje me këtë.

Sipas Organizatës për të Drejtat e Njeriut "Human Rights Watch”, në Arabinë Saudite, prokurorët po kërkojnë dënim me vdekje për pesë aktiviste të të drejtave të njeriut të cilat janë paditur në një gjykatë që po shqyrton rastet e terrorizmit. Në mesin e këtyre aktivisteve është edhe  Israa el Ghomgham e cila u arrestua në vitin 2005. Nëse përmbushet kërkesa e prokurorëve, El Ghomgham do të jetë femra e parë që do të dënohet me vdekje për aktivizëm politik në vend.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga drejtoresha e Organizatës për të Drejtat e Njeriut "Human Rights Watch” në Lindjen e Mesme, Sarah Leah Whitson, u tha: “Çdo dënim është i tmerrshëm, por të kërkohet dënimi me vdekje i aktivisteve të tilla si Israa el Ghomgham, të cilat nuk janë akuzuar për ndonjë sjellje që përmban dhunë, është një gjë shtazërore.”

Burimet e qeverisë nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë çështje, ndërsa janë mohuar pretendimet se 5 aktivistet në fjalë tashmë janë ekzekutuar.

El Ghomgham dhe bashkëshorti i saj, Musa el Hashim u arrestuan më 8 dhjetor të vitit 2015. El Ghomgham ishte një nga udhëheqëset e protestuesve në Katif,  e cila kërkonte që t’i jepet fund disktiminimit anti-shiit si dhe lirimit të të burgosurve politikë. Sipas grupeve saudite të të drejtave të njeriut, El Ghomgham është lejuar të mbrohet nga një avokat gjatë 32 muajve të paraburgimit.  El Ghomgham filloi të ketë një avokat vetëm pasi babai i saj e bëri një kërkesë në lidhje me këtë dhe një avokat e pa këtë kërkesë.



Burimi : Sputnik News