Pse është Amerika e irrituar kundrejt Gjenrel Sulejmanit dhe Forcës së Jeruzalemit (Kudsit)?

Publikuar në Gus. 26, 2018, 1:02 p.m.

Prania e forcave të këtilla si Forcat e Kudsit (Jeruzalemit) përbën problem për ata. Kjo për arsye se amerikanët dëshirojnë që gjeneralët e tyre keqbërësë të kthehen me duar të mbushur me dollarë. Sigurisht një fjalë e këtillë është e parëndësishme për Gjeneral Sulejmanin duke qënë se ai nuk pranon asnjë monedhë tjetër përveç Tymenit të Iranit.

Nuk është e lehtë për një shtet të madh si Amerika që të pranojë humbjen në Lindjen e Mesme dhe ndryshe nga sa kishte planifikuar për dhjetra vite të dalë me duar bosh nga ky vend.  Në këndvështrimin e përpjekjeve të shekullit të fundit për coptimin e lindjes, Amerika duke hyrë nga dera e Irakut vazhdoi me derën e Damaskut. Megjithatë, pavarësisht të gjitha anijeve të luftës, numrit të ushtarëve dhe probabiliteteve, gjatë këtyre njëzet viteteve të fundit, Amerika nuk ka shënuar asnjë përparim drejt fitores në këto dy shtete. SHBA-ja që doli nga Iraku ku pati hyrë nën pretekstin se “Sjelljes së Demokracisë” sepse nuk mund të luftonte kundër organizatave terroriste që u kishte dhënë zë vetë, përsëri nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit hyri në Siri. Prania e saj vazhdon akoma në të dy shtetet.

Në këtë skenë dramatike, Republika Islamike e Iranit bashkë me mbështetjen që mori nga populli doli në plan të parë në rajon si një fuqi që nuk duhet nenvlerësuar. Një lëvizje e këtillë i dha Iranit, i cili nga ana gjeografike gjendet në një rajon të mbushur me kaos, mundësinë për të treguar veten si një fuqi rajonale me ndikueshmëri që ka për qëllim të mbrojë kufinjtë dhe të mbrojë vendin nga çdo rrezik i mundshëm. Parë në këtë këndvështrim, udhëheqjet e Damaskut dhe Bagdatit thirrën Iranin për të zhdukur fenomenin e terrorizmit, i cili ishte shndërruar në një çështje vendimtare për të gjitha shtetet. Irani, i cili mendon më të mirën për të ardhmen dhe popullin e tij iu përgjigj kësaj thirrjeje.

Forca e Jeruzalemit dhe Gjenerali Sulejmani

Gjeneral Kasem Sulejmani nuk hezitoi për asnjë moment të vetëm për t’i dhënë një përgjigje pozitive thirrjes për mbrojtjen e shtetit të tij dhe kufinjve të tij. Duke i mundur terroristët në Bagdat dhe në Damask përmbushi detyrën e tij kombëtare dhhe veçanërisht detyrën për të mbrojtur gjithë popullin mysliman. Kjo detyrë nuk e lejoi Uashingtonin që të fitonte pavarësisht gjithë pajisjeve, gjeneralëve dhe ushtrisë që ai zotëron.

Atëherë, çfarë pozicioni do të marrë Amerika kundër Forcës së Jeruzalemit dhe komandantit të saj?

Sipas fondacionit Heritage, që e ka qendrën në Uashington dhe që njihet si një institucion shumë konservator, komandanti i Forcave qëndrore të SHBA-së(CENTCOM), Gjenerali Joseph Votel ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me Iranin pas hyrjes në fuqi të sanksioneve amerikane kundër Iranit.

Një pjesë e fjalimit të gjeneralit gjatë një takimi të fondacionit Heritage në Pentagon ka qënë në lidhje me Komandantin  Forcave të Jeruzalemit të Gardës së Revolucionit të Iranit. Gjenerali amerikan e ka përkufizuar Sulejmanin si “me karakter armiqësor” dhe ka vazhduar duke thënë se: “Qoftë në Siri, qoftë në Irak, qoftë edhe në Jemen, kudo që Irani kryen aktivitetet e tij aty gjendet gjithnjë Kasem Suljemani. Sulejmani dhe Forca e Jeruzalemit që gjendet nën udhëheqjen e tij janë rreziku i vërtetë që fshihet pas aktiviteteve destabilizuese.”

Çfarë ka bërë Uashingtoni më shumë se Gjeneral Sulejmani për Irakun dhe Sirinë gjatë 15 viteve të fundit nën pretekstin e “sjelljes së demokacisë?”  Në fund të fundit, nëse gjatë këtyre 15 viteve Amerika do të kishte mundur të balanconte stabilitetin dhe sigurinë në Irak, qeveria irakiene nuk do ta kishte të nevojshme që të thërriste Iranin për të ndëryrë në vendin e tyre dhe që ta shpëtonte Irakun nga kaosi i krijuar me terrorizmin. Në këtë mënyrë Forca e Jeruzalemit dhe forcat e tjera nuk do të hynin në rajon.

Uashingtoni në vend që ta dënoi Iranin dhe popullin e tij me sanksione ekonomike siç është duke bërë tani, duhet ta falenderojë qeverinë e Teheranit për kontributin e dhënë në pastrimin e rajonit nga organizata terroriste “ISIS.” Kaosi që Uashingtoni kërkon të krijojë në rajon do të ndalohet nga Irani dhe vende të tjera në rajon pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë.

Nëse Irani nuk do të kishte ndërhyrë me forcat popullore në mënyrë vullnetare kundër këtyre organizatave terroriste, ne do të kishim dëshmuar krijimin e një shteti terrorist nën udhëheqjen e Ebubekir el-Bagdatit në një pjesë të gjërë të rajonit të Lindjes së mesme një shtet i këtillë terrorist do të përbënte një rrezik për shtetet e tjera në rajon, për vendet evropiane dhe për të gjithë botën. Publikimi i një harte që tregonte botën nën kontrollin e ISIS-it dhe zgjerimin e udhëheqjes së Bagdatit ka nxjerrë në dritë në mënyrë të qartë qëllimet e këtij grupi terrorist.

Sipas rezultateve të qarta të dukshme për të gjithë, Forca e Jeruzalemit, me dëshmorët e rënë irakienë dhe siriane ka dhënë një kontribut të madh në mundjen e grupeve terroriste në Lindjen e Mesme dhe rivendosjen e stabilitetit në këto vende. 

Forcat ushtarake të Irakut dhe ato të Sirisë, me mbështetjen e Forcave të Jeruzalemit, pa u mbështetur aspak në koalicionet që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka derdhur gjak në vendet e gjirit me pretekstin se po luftonin kundër forcave ushtarake ndërkombëtare dhe terrorizmit, kanë arritur që të luftojnë në luftën e krijuar nga kriza terrorste që rrezikonte vendet e tyre dhe pavarësinë e tyre dhe t’i shkatërrojnë ato. Pas luftrave të mëparshme të zhvilluara në Lindjen e Mesme, të gjithë kemi qënë dëshmitarë të publikimit të raporteve të cilat dëshmojnë se shtetet që pretendojnë se kanë financuar luftën kundër terrorizmit dhe kanë luftuar vetë kundër tij kanë mbështetur në të vërtetë në mënyrë të fuqishme organizata terroriste si Alkaeda dhe organizata të tjera terroriste.

Amerika, e cila nuk ka arritur të bëjë as njëpërqind të asaj që ka bërë Teherani në luftën kundër terrorizmit, po mundohet ta ndëshkojë Iranin për një gjë të këtillë duke ushtruar resion mbi popullin iranian dhe duke i nxitur ata kundër qeverisë së tyre. Problemi i vërtetë i Amerikanëve qëndron në faktin se ata nuk e shofin Lindjen e Mesme si një rajon ku kushtet e krijuara dhe natyra e tij duhet të përputhen me njëra-tjetrën, por e shohin si një problem që duhet zgjidhur. Prania e forcave të tilla si Forcat e Kudsit (Jeruzalemit) përbën problem. Kjo për arsye se amerikanët dëshirojnë që gjenerët e gomave keqbërëse të kthehen me duar të mbushur me dollarë. Sigurisht një fjalë e tillë është e pazakontë për gjeneralin Sulejmanin duke qenë se ai nuk pranon asnjë monedhë tjetër përveç Tymenit të Iranit.



Burimi : İntizar.web.tr