Prezantohet avioni i parë luftarak i Iranit

Publikuar në Gus. 24, 2018, 11:25 a.m.

Avioni i parë luftarak i Iranit, i quajtur ‘Kevser’, u prezantua në një ceremoni në të cilëm mori pjesë presidenti Hasan Ruhani.

Në ceremoninë e mbajtur më 21 gusht, e cila u festua si Dita e Industrisë së Mbrojtjes në Iran, u prezantua avioni i quajtur ‘Kevser’, avioni i parë vendor i industrisë së mbrojtjes, njëherësh avion i teknologjisë së fundit.

Ministria e Mbrojtjes është pajisur me avionë luftarak të teknologjisë së fundit me mbështetjen e ekspertëve të Industrisë Ajrore dhe të forcave të armatosura. Avioni posedon karakteristika të tilla si sistemi i ndezjes elektronike, sistemi i llogaritjes balistike dhe sistemi i kontrollit të radarëve.

Presidenti Ruhani gjithashtu vizitoi panairin ushtarak të mbajtur me rastin e Ditës së Industrisë së Mbrojtjes.



Burimi : Tasnim News Agency