Kryetari i Sirisë e fali Namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë Al-Rawda në Damask

Publikuar në Gus. 24, 2018, 10:30 a.m.

Kryatari i Sirisë Bashar al-Assad të martën e fali Namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë Al-Rawda në Damask.

Kryatari  Bashar  al-Assad u shoqërua në namaz nga Ministri i për Çështje Fetare , Myftiu i Madh i Republikës, një numër i madh i zyrtarëve të lartë, anëtarë të Kuvendit Popullor, dijetarë fetarë dhe një numër i qytetarëve.

Drejtori i Departamentit të për Çështje Fetare të Damaskut, Khedr Shahrour, bëri duanë, lutjen dhe mbajti Hytben, Predikimin, e festës, në të cilën ai foli çfarë simbolizon dhe kuptimin e Kurban Bajramin.

Khedër Shahrour tha se kjo festë vjen në një kohë kur sirianët po përjetojnë gëzimin e fitores falë mençurisë së udhëheqësve të Sirisë dhe të sakrifikimeve të  popullit arab, sirianëve,  duke pohuar se kryetari Bashar al-Assad "e drejtoi anijen drejt sigurisë me mençuri dhe aftësi, duke dëshmuar se është një kapiten i aftë ".

Ai iu lut Zotit për të mbrojtur Sirinë dhe popullin e saj, për të ndihmuar ushtrinë e saj, për të falur martirët e saj, për të shëruar të plagosurit e saj dhe për t'i dhënë presidentit Assad sukses në realizimin e interesave të vendit.



Burimi : SANA