New York Times: Erdogani ka zhgënjyer Perëndimin për formimin e Turqisë demokratike

Publikuar në Gus. 23, 2018, 12:50 a.m.

The New York Times vuri në dukje se presidenti Erdogan para dhjetë viteve ka shpresuar për një “rrugë të mundshme të demokracisë” për rajonin, duke shtuar se kjo shpresë është zhdukur terësisht me shtypjen e pamëshirshme kundër opozitës.

Në shkrimin e The New York Times të nënshkruar nga Peter S. Goodman u tha kështu: “Dhjetë vjet më parë, presidenti Rexhep Tajip Erdogan ishte një burim shprese për formimin e një rruge të mundshme demokratike në rajonet e shkatërruara nga luftërat fetare.”

Në këtë shkrim në të cilin u tha se Turqia është aleate e fortë e NATO-s dhe një urë në mes të Evropës dhe Lindjes së Mesme, gjithashtu u tha se:

Erdogan e ka treguar veten si një udhëheqës të moderuar musliman dhe të gatshëm për reforma, për shkak se është përpjekur të hapë një vend për shtetin e tij në Bashkimin Evropian.

Por të gjitha këto kanë ndodhur para se Erdogani të filloj të mbledh autoritetet më të larta dhe para se të fillojë të ushtrojë presion të pamëshirshëm ndaj opozitës pas përpjekjes për grusht shtet që ndodhi dy vjet më parë. Kanë ndodhur para fillimit të krizës financiare e cila buronte nga tendencat autoritare në shkallë të gjerë dhe menaxhimi ekonomik i paaftë. Gjithçka që ka mbetur nga ideja e z.Erdogan për të qenë një fuqi liberale është zhdukur plotësisht.

Erdogani i cili për Perëndimin ka qenë një burim shprese, dhe i cili ka mundur të jetë një provë se Islami dhe demokracia mund të jetonin së bashku në paqe, tani është kthyer në një autokrat i cili po e shtyn vendin në fatkeqësi.

Në vitet e fundit, Erdogan është larguar nga rruga reformatore dhe ka filluar të formojë aleanca të reja, veçanërisht me Rusinë dhe udhëheqësin e saj të fuqishëm Vladimir Putin. I burgosi gazetarët, konfiskoi pasuritë e opozitarëve politik si dhe mori kontroll të plotë mbi Turqinë duke i shtypur opozitarët. Ai filloi të menaxhojë ekonominë si një rrjet patronazhi, duke u përpjekur të marrë rritje ekonomike në borxhe duke shpërndarë kredi për kompanitë e kontrolluara nga miqtë e tij.

Erdogan shpenzoi fonde publike për të siguruar një jetë më të mirë për klasën punëtore që formon bazën e tij politike, ndërtoi spitale, shkolla, rrugë si dhe infrastruktura tjera.

Shumica e kredive të tij u realizuan si dollarë. Tani këto borxhe janë rritur me rënien e lirë të parasë turke. Kjo situat i çoi kompanitë turke drejt rrezikut për falimentim, gjë që potencialisht mund të çoj në një katastrofë ekonomike gjithëpërfshirëse.

Problemet e Turqisë janë duke u përkeqësuar të paktën pjesërisht për shkak të problemeve të tjera që lindin nga vendimet e marra në kryeqytetet perëndimore.

Afër një milion njerëz të cilët ikën nga lufta në Siri, shkuan në Turqi. Evropa e la Turqinë të përballët e vetme me këtë krizë. Azil kërkuesit formuan konkurrencë për puntorët turq, gjë që shtoi një barrë shtesë për shërbimet turke.

Derisa paqëndrueshmëria vazhdonte, Erdogan vazhdoi shpenzimet publike, përshpejtoi rritjen e tyre si dhe shtoi rrezikun e borgjeve.

Turqia përballet me një krizë për të cilën ajo është vetë përgjegjëse. Autoritarizmi i Erdoganit ka shkatërruar besimin në institucionet turke, veçanërisht në Bankën Qendrore.



Burimi : Sputnik News