Regjimi izraelit është duke u përgatitur për një luftë të mundshme me Hezbollahun

Publikuar në Gus. 23, 2018, 12:42 a.m.

Është raportuar se regjimi izraelit sionist ka filluar një stërvitje të gjerë ushtarake kundër mundësisë së një lufte të mundshme me Hezbollahun.

Duke folur për shtypin izraelit, një gjeneral sionist theksoi se Hezbollahu është një kërcënim i madh për Izraelin, duke thënë se ai është forca e dytë ushtarake në rajon pas regjimit izraelit.

Ndërsa ministri izraelit i mbrojtjes deklaroi se regjimi sionist nuk ka fituar asnjë luftë që nga viti 1967, duke shtuar se: “Kërcënimi i parë më i madh për Izraelin është Hezbollahu dhe pastaj Irani. Ndërsa në vendin e tretë bënë pjesë Hamasi.”

Duke thënë se Hezbollahu është bërë një kërcënim i madh për regjimin izraelit, shtypi izraelit shtoi se Hezbollahu ka fituar përvojë të madhe në luftën e brendshme të Sirisë dhe se struktura e saj ushtarake është moderne dhe e disiplinuar.

Burimet ushtarake sioniste tregojnë se Hezbollahu ka armë moderne, teknologji ushtarake si teknologjitë e vrojtimit natën, raketa të rënda dhe automjete ajrore pa pilot.



Burimi : Tasnim News Agency