Politika amerikane, luftë nxitja dhe vrasja e muslimanëve me njëri-tjetrin

Publikuar në Gus. 22, 2018, 2:23 p.m.

Ajetullah Hamenei, udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik në mesazhin e tij për Haxhijtë, përcaktimin e një vendi të përhershëm për kryerjen e e Haxhit e ka quajtur shembull të unitetit të muslimanëve dhe Ummetit Islam dhe pasi përmendi politikat luftënxitëse të Amerikës në mesin e muslimanëve tha:

Me inteligjencë dhe vigjilencë kjo politikë djallëzore duhet neutralizuar dhe Haxhi është një mundësi e madhe në këtë fushë.

Mesazhi i liderit suprem të Revolucionit Islamik për haxhinjtë u lexua sot nga hoxhatul’islam dhe muslemin Gazi Askar për haxhinjtë në shkretëtirën Arafat. Në këtë mesazh thuhet:

Ky zë Hyjnor, thërret të gjitha zemrat dhe për vite dhe shekuj me radhë ka mbledhur njerëzit duke i ftuar pranë Monoteizmitm besimi në një Zot. I gjithë njerëzimi është dëgjues i kësaj thirrjeje ibrahimiane edhe pse disa veshë mund të mos e dëgjojnë, disa zemra nga indiferenca mund të privohen, edhe pse disa njerëz mund të mos jenë të denjë për tu futur në këtë gosti botërore, edhe pse mund të privohen për çdo arsye tjetër.

Sot juve u ka ardhur ky rast dhe po ecni në vendin e shenjtë. Arafati, Mashari, Mena, Safa, Bejtullahu, Qabja,    dhe Xhamia e Pejgamberit  që të gjitha janë pjesë e kësaj ceremonie dhe një hallkë e zinxhirit shpirtëror  për haxhinjtë të cilët e vlerësojnë këtë moment dhe e shfrytëzojnë atë në të gjithë jetën e tyre.

Një pyetje e cila lind për çdo njeri që mendon është përcaktimi i një vendi të shenjtë për të gjithë njerëzit dhe për të gjithë brezat në të gjitha vitet, në një pikë të caktuar dhe në një kohë të caktuar. Ky bashkim në një vend dhe kohe është një prej fshehtësive  kryesore të ceremonisë së Haxhit.

Pa dyshim shembulli më i qartë i përfitimit për të gjithë është pikërisht tubimi i Umetit Musliman përreth Qabesë.  Ky është sekreti i Bashkimit Musliman dhe shëmbëlltyrë e formimit të Ummetit në Islam që duhet të qëndrojë nën petkun e Bejtullahut. Shtëpia e Zotit u përket të gjithëve.  

Haxhi në këtë  vend dhe në një kohë të caktuar, gjithmonë përgjatë gjithë viteve, me një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme dhe me një logjike të hapur, i thërret myslimanët për bashkim.

Kjo është pika e kundërt e kërkesës së armiqve të Islamit, të cilët gjatë gjithë periudhave i kanë nxitur myslimanët që t’u kundërvihen njëri-tjetrit.  Sot, shikoni Amerikën arrogante dhe kriminale. Politika kryesore e saj përballë  Islamit dhe myslimanëve është luftë-nxitja. Përpjekjet e saj të ndotura janë përqendruar në vrasjen e myslimanëve nga dora e njëri-tjetrit.    Sundimtarët u janë kundërvënë nevojtarëve, mbështesin anën e arrogancës, shtypin nevojtarët në formën më të pashpirtë dhe përhapin zjarrin e përçarjes.

Muslimanët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe syhapur  dhe të neutralizojnë këtë politikë djallëzore. Haxhi krijon mundësi në këtë fushë dhe kjo është pikërisht filozofia e mohimit dhe e kundërshtimit të politeistëve dhe arrogantëve në Haxh.

Me përkujtuar Zotin, është shpirti i Haxhit. Zemrat t’i mbushim me këtë bereqet, mëshirë, jetën ta mbushim me frymëzim duke pasur besim tek Zoti, që është burimi i fuqisë, i bukures dhe i drejtësisë. N

Në këtë mënyrë do të dalim fitimtarë përballë armikut. Haxhinj të dashur. Mos harroni të luteni për Ummetin Musliman dhe të gjithë ata që po vuajnë  në Siri, Irak, Palestinë, Afganistan, Jemen, Bahrejn, Libi, Pakistan, Kashmir, Mianmar dhe vende të tjera të botës dhe prej Zotit kërkoni t’u presë duart Amerikës dhe arrogantëve të tjerë si ajo.

Selamun Alejkun ve Rahmetullah

Sejid Ali Hamenei

19 Gusht 2018 

7 Dhul Hixhxheh 1439