Naim Kasim: Hezbollahu është një forcë efektive për stabilitetin në rajon

Publikuar në Gus. 22, 2018, 1:16 p.m.

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut tha se suksesi i rezistencës në vitin 2006 siguroi stabilitet dhe siguri në Liban.

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sheikh Naim Kasim u shpreh kështu: suksesi i arritur në vitin 2006 kundër Izraelit ofroi siguri dhe stabilitet në Liban si dhe i dha Libanit një pozitë të rëndësishme në botë.

Vendet e huaja duhet të respektojnë Libanin. Ne jemi ata që krijojmë stabilitetin e tyre në Liban dhe jemi  efektiv edhe në stabilitetin në rajon. Izraeli më nuk mund të na kërcënoj çdo ditë dhe burim i të gjitha këtyre janë arritjet e rezistencës.

Rreth një muaj më parë, Izraeli bëri një sesion kabineti për të vlerësuar një luftë të mundshme kundër Libanit. Pjesëmarrësit në seancë ranë në përfundim që tani nuk është koha e duhur për luftë. Ne do të i’u tregojmë atyre se jo vetëm tani, por kushtet e duhura për luftë nuk do të jenë asnjëherë, sepse rezistenca është në nivelin më të lartë të përgatitjes. Ne do të jemi të suksesshëm në të gjitha llojet e luftërave, ashtu siq kemi qenë të suksesshëm në luftën e vitit 2006.

Rezistenca është unike dhe asnjë lëvizje në histori nuk ka qenë si Hezbollahu. Ne do të veprojmë në përputhje me ligjet e themelimit të qeverisë libaneze. Ka zgjedhje, ose fitojmë, ose humbim. Ka kandidat për ministra dhe ne do t'i fitojmë të drejtat tona në përputhje me pjesën aktuale.

Lufta jonë kurrë nuk ka qenë për autoritet, ne gjithmonë kemi luftuar për të mbrojtur atdheun dhe shpërblimi ynë ka qenë suksesi ynë. Ne veprojmë sipas rregullave dhe ligjit.



Burimi : Tasnim News Agency