Paranoja Amerikane

Publikuar në Gus. 21, 2018, 8:31 p.m.

Duke përjashtuar disa njerëz të veçantë, amerikanët jovetëm janë njerëzit më të zymtë në botë, por janë edhe njerëzit më të paranojakë në tokë. Si mund të shpjegohetndryshe ardhja në pushtet e Donald Trumpit në zyrën më të fuqishme në gjithë botën? Trump është një moron i çertifikuar edhe pse ai insiston vetë se ai është një gjeni i qëndrueshëm!

Duke lënë mënjanë mospërfilljen e tyre politike, SHBA-ja ka buxhetin më të madh ushtarak në botë.Vetëm për ushtrinë më vete shpenzohen 716 miliardë dollarë në vit dhe, ndërkohë për shërbimet inteligjencës dhe agjencitë e tjera të ndërlidhura shpenzohen deri në300 miliardë dollarë duke i çuar shpenzimet vjetore deri në një trilion dollarë, megjithatë amerikanët ende nuk ndihen të sigurtë. Lista amerikane e armiqve është e gjatë: “terrorizmi”–që është testuar me kalimin e kohës, tani po i hap rrugën kërcënimit të pretenduar që vjen nga Kina, Rusia, Koreja e Veriut, Irani, Siria, Hizbullahu dhe madje edhe foshnjat meksikane që duhet të burgosen në kafaze si të ishin kafshë.

Buxheti ushtarak i Amerikës është më i madh se buxheti i nëntë vendeve më të mëdha që renditen pas saj të mbledhura të gjitha bashkë. Shpenzimet vjetore ushtarake të Kinës arrijnë deri më 225 miliardë dollarë, që shkojnë në më pak se një e treta e buxhetit të Amerikës. Buxheti ushtarak i Rusisë është 65 miliardë dollarë. Pra, nga çfarë trembet kaq shumë Amerika, apo a është e vërtetë kjo frikë? Cilat faktorëte tjerë që fshihen pas shpenzimeve të tilla të mëdha për armët, duke përfshirë rezervat më të mëdha të armëve bërthamore? Trump ka bërë e dije se do të shepnzohen edhe1 trilion dollarë për programin e modernizimit të arsenalit bërthamor të Amerikës.

E vërteta qëndron se, kur zotëron kaq shumë armatim, ato do të duhet t’i përdorësh dhe për këtë gjë ke nevojë për luftëra të përhershme dhe të vazhdueshme. Një gjë e këtillë kërkon krijimin e armiqve, të vërtetë apo të imagjinuar, për të gjetur justifikim për nxitjen e këtyre luftërave. SHBA-ja është e varur nga luftrat dhe kjo gjë nuk ndryshon pavarësisht faktit se pushtetin mund ta kenë republikanët apo demokratët. Një ndër elementët bazë të politikës amerikane është lufta sepse lufta është “një punë” me më shumë përfitime se çdo mënyrë tjetër. Ashtu siç është shprehur edhe mamaja e ushtarit amerikan 24-vjeçar Casey në prill të vitit 2004 në Irak, Cindy Sheehan “Në Amerikë ekziston vetëm një parti: Partia e Luftës.”

Ekziston një lidhje e interesave ushtarake, industriale dhe bankare me njëra-tjetrën. Dwight Eisenhoëer, një njeri i ardhur nga jeta ushtarake, i cili më pas u bë president, ka dhënë  paralajmërimin e tij përsa i përket kësaj lidhjeje të interesave para se të largohej nga zyra në vitin 1960. Që nga ajo ditë dhe deri më tani, Amerika është marrë nën kontrollin e një bande edhe më të pamëshirshme të gangsterëve dhe vrasësve masivë që drejtojnë shtetin e thellë.

Ekziston një tjetër aleancë toksike që dominon në politikën amerikane: aleanca mes zionistëve talmudikë dhe të krishterëve ungjillorë. Ndërkohë që racizmi është institucionalizuar brenda vendit, luftërat e agresionit janë bërë një normë jashtë vendit. Ekzistojnë 2.093 milionë ushtarë në forcat e armatosura amerikane (1.281 milionë të rregulltë dhe 801.200 rezerva) që janë të shpërndara në më shumë se 900 baza ushtarake në mbarë botën. Një numër po kaq i lartënjerëzish (2.3 milionë) janëburgosur, ku shënohet edhe raporti më i lartë i popullsisësë burgosur në krahasim me popullësinë. Burgjet e reja po ndërtohen në një shkallë më të shpejtë se shtëpitë për nevojtarët dhe të varfërit.

SHBA-ja ka Prodhimin e Brendshëm Bruto më të madh në botë (GDP)që arrin deri në 17 trilionë dollarë, por gjithashtu ka një shifër të lartë prej 50 milionë njerëzish që jetojnë në varfëri, ndërkohë qëedhe borxhi i sajprej 20 trilionë dollarësh sa vazhdon të rritet më shumë.

Amerika është një perandori, por një perandori në shuarje. Shpenzimet e saj masive për armët nuk do të sjellin siguri. Ndoshta nëse do të heqë dorë nga sjellja e saj të tmerrshme mund të sjellë siguri për veten.



Burimi : Crescent.icit.digital.org / Medya Şafak