Robert Fisku për arsyet e akuzave të Trumpit kundër Turqisë

Publikuar në Gus. 18, 2018, 10:33 p.m.

Shkrimtari dhe publicisti Robert Fisku në kolumnen e shkruar në gazetën The Independent ka kritikuar presidentin amerikan për”përpjekjen për të varfëruar aleatin e NATO-së ushtria e të cilit është e dyta për nga madhësia në  aleancë”. A është e mundshme që Trumpi” të cilit fare nuk i interesojnë viktimat civile gjatë gjithë botës, dhe menjëherë e sulmon ekonominë turke për shkak të një kleriku”. Fisku kategorikisht hedh poshtë theksimin se kleriku është arsye e përkeqësimit amerikan të marrëdhënieve me Turqinë por i cek 4 arsyet të cilat i konsideron si arsye të vërteta të krimit të krizës aktuale me Turqinë.

Arsyeja e parë, është se Turqia ka vendosur që të blejë sistemin antiraketor rus S-400. Pastaj, Turqia refuzon të mbështes aleancën amerikane me YPG-në , organizatë kurde në Siri dhe  kundërshton ndihmën amerikane kësaj organizate. Arsyeja e tretë  është se Turqia ka lejuar ardhjen e numrit të madh të luftëtarëve islamik në Siri me armatim, duke theksuar se SHBA-të nuk kanë kundërshtuar këtë kur kanë dashur të përmbysin Asadin nga pushteti. Arsye e katërt e tërbimit të Trumpit është se”Erdogani po përpiqet të ndihmojë Iranit të zbus ndikimin e sanksioneve amerikane pasi që Turqia përkundër sanksioneve amerikane vazhdon të importoj naftën dhe gazin iranian”.

 Erdogani ka krijuar miqësi të mirë me Putinin dhe udhëheqësit suprem të Iranit, ndërsa si kundërshtare ka Arabinë Saudite, Turqia ka krijuar marrëdhënie më të mira me Katarin, emiri i të cilit ka premtuar investime prej 15 miliard dollar në ekonomin e Turqisë. Rrethimi saudit i Katarit po duket mjerisht sikurse lufta e tyre kundër huthëve në Jemen. Ushtria turke është e stacionuar në Katar për të mbrojtur emiratin e vogël kundër fqinjit të madh saudit. Duke marr parasysh se marrëdhëniet siriano-katariane po përmirësohen, shtrohet pyetja  se kush më së shumti do të profitojë”, shkruan Robert Fisku, dhe seriozisht presupozon se ky do të mund ishte presidenti sirian  Bashar Asadi

Rusët kanë premtuar Izraelit se të gjitha forcat iraniane do të tërhiqen më së paku 50 mile nga kufiri me Izraelin. Siria, aleate ruse, duhet të shkatërrojë edhe bastionin e fundit të kundër revolucionit në Idlib me ndihmën e Rusisë dhe t’i shporr drejt Turqisë. Katari ka para për rindërtimin e Sirisë dhe me këtë mund të zgjerojë ndikimin  e tij nga Levanti gjer në detin Mesdhe. Ndërsa në rast se Katari vazhdon të investojë akoma miliarda dollar në Turqi, kjo do të thotë se do të shohim një lloj  aleance strategjike në mes Katarit dhe Turqisë”.



Burimi : SAFF