Sheikh Naim Kasim: SHBA-ja është Faraoni i epokës sonë

Publikuar në Gus. 18, 2018, 6:36 p.m.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut e quajti sot SHBA-në si “Faraonin” e kohës sonë, duke vënë në dukje qëndrimin e SHBA-së ndaj masakrave në Jemen dhe zbatimin e sanksioneve kundër disa vendeve.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sheikh Naim Kasim tha në një deklaratë se SHBA-ja ka masakruar dhe shkatërruar ashtu si Faraoni.

Sheikh Kasim u shpreh se për shkak të mosmarrëveshjeve të saj me Turqinë dhe vendet evropiane, SHBA-ja nuk ka ndonjë mik tjetër përveç interesave të veta dhe se ajo po përpiqet të zbatojë sanksione kundër disa vendeve, veçanërisht sanksione të naftës.

Në vazhdim të fjalimit të tij, zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sheikh Naim Kasim u shpreh se pretendimet e Uashingtonit për të drejtat e njeriut janë gënjeshtra dhe se ky vend është i pandjeshëm ndaj masakrave të fëmijëve, grave dhe të moshuarve në Jemen dhe shtoi se bota duhet ta dijë se SHBA-ja është një gënjeshtare dhe se nuk i beson këtij vendi.

Të enjtën e kaluar, avionët luftarakë saudit sulmuan një autobus i cili po barte fëmijë në Jemen. Si pasojë e këtij sulmi, humbën jetën më shumë se 50 nxënës jemenas.

Sheiku Naim Kasimi gjithashtu uroi fitorën e arritur në Luftën 33-Ditëshe dhe vuri në dukje se kjo luftë çoi në krijimin e frontit të rezistencës, largimin e terroristëve nga Iraku dhe Siria si dhe i hapi rrugë rezistencës së Jemenit.



Burimi : Tasnim News Agency