Ministria e Jashtme e Rusisë: Bashkëpunimi lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit është nën kontrollin e ANEA-s

Publikuar në Gus. 18, 2018, 1:31 p.m.

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se bashkëpunimi në kuadër të Planit të Përbashkët  Gjithëpërfshirës të Veprimit  të Moskës dhe Teheranit është bërë nën kontrollin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA).

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë lidhur me këtë çështje, u deklarua se bashkëpunimi në mes të dy vendeve në kuadër të Planit të Përbashkët  Gjithëpërfshirës të Veprimit po vazhdon të jetë nën kontrollin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) dhe se Rusia do të merr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe zbatuar Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit lidhur me programin bërthamor me Iranin.

Në këtë deklaratë u tha kështu: “Rusia vazhdon të zbatojë në mënyrë të qëndrueshme të gjitha përgjegjësit që ajo ka ndërmarrë në kuadër të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit. Përmes kompanisë shtetërore Rosatom, një numër i projekteve janë duke u zbatuar për të siguruar përmbushjen e kërkesave përkatëse të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit. Bashkëpunimi me Iranin është plotësisht nën kontrollin e Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit dhe në kuadër të Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) si dhe nën kontrollin e plotë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA). Ne konfirmojmë se jemi të përkushtuar për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe zbatuar plotësisht Planin e Përbashkët të Veprimit.”



Burimi : Sputnik News