‘Qeveria siriane nuk i’u përgjigj pozitivisht kërkesës për autonomi rajonale’

Publikuar në Gus. 18, 2018, 2:21 a.m.

Delegacioni i Këshillit Demokratik të Sirisë kërkoi që të bëhet një reformë kushtetuese e cila parasheh autonominë rajonale për kurdët.

Thuhet se përfaqësuesit e Këshillit Demokratik të Sirisë të krahut politik të Forcave Demokratike të Sirisë, ku YPG ndodhet gjithashtu në veri të Sirisë, janë takuar me përfaqësuesit e qeverisë siriane në Damask javën e kaluar.

Sipas një zyrtari kurd nga Këshilli Demokratik i Sirisë i cili informoi Reuters-in, në Damask është diskutuar lidhur me çështjen për dhënien e autonomisë kurdëve në Siri pas luftës.

Bashkë kryetari i Këshillit Demokratik Sirian, Ilham Ahmad deklaroi se takimi në Damask ishte takimi i dytë i cili u mbajt me qeverinë e Sirisë. Sipas Ahmedit, të dy palët ranë dakord që të vazhdojnë negociatat.

KËRKESËS NUK I’U PËRGJIGJ POZITIVISHT

Në këtë  takim, delegacioni i Këshillit Demokratik Sirian kërkoi që të bëhet një reformë kushtetuese e cila parasheh autonominë rajonale për kurdët. Por sipas Ilham Ahmadit, qeveria siriane kësaj kërkeseje nuk i’u përgjigj pozitivisht.

Presidenti sirian Bashar al-Assad po kërkon që ushtarët amerikanë të largohen nga Siria.



Burimi : Sputnik News