Udhëheqësi i Revolucionit: Ndalohen bisedimet me SHBA-në

  • Udhëheqësi i  Revolucionit Islamik, Ajetullah Hamanei ka takuar mijëra njerëz nga grupime të ndryshme shoqërore të popullit sirian në Husejinijen e Imam Humeinit.
Publikuar në Gus. 15, 2018, 1:07 p.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamanei gjatë paradites së ditës së Sotme ka takuar mijëra njerëz nga grupime të ndryshme të shoqërisë iranianë në Husejinijen e Imam Humeinit.

Disa nga kryefjalët kryesore të fjalimit të Ajetullah Hamaneit ishin si më poshtë:

Grupime të ndryshme shoqërore të popullit tonë janë të vetëdijshëm për problemet aktuale ekonomike. Problematika e ngritjes së çmimeve në fushën e produkteve ushqimore dhe të pasurime të patundshme i ka vënë vërtet nën presion disa grupime shoqërore.

Rënia e vlerës së monedhës sonë kombëtare është më vete një nga problematikat krysesore. Sipas disa ekspertëve, burimi i kësaj problematike nuk janë elementët e jashtëm. Sigurisht që edhe sanksionet kanë dhënë efektin e tyre, megjithatë arsyeja kryesore qëndron pikërisht tek aktivitetet që kemi ndërmarrë vetë ne. Nëse tregohemi më të kujdesshëm mund të qëndrojmë më të fortë kundrejt embargove.

Nuk bëhet fjalë për asnjë problematikë që po përballemi në fushën e ekonomisë të cilës nuk mund t’i bëjmë ballë. Në momentin që problemet janë të qarta edhe rrugët për zgjidhjen e tyre janë të dukshme.

Ekonomi alanında herhengi bir çıkmazla yüz yüze olmamız söz konusu değil. Sorunlar belli iken çözüm yolları da açık şekilde ortada.

Letra e fundit që i kam shkruar Ministrit të Gjyqësorit (drejtësisë) ka qënë një hap pozitiv i hedhur drejt luftës për luftimin e korrupsionit në lidhje me problematikat ekonomike. Në një letër tjetër që u pata shkruar vite më parë kryetarëve të forcave u kisha theksuar se korrupsioni është si një përbindësh me shtatë koka dhe se ne duhet të luftojmë kundër tij me të gjitha forcat tona. Të gjithë duhet ta dinë mirë se nuk do të tolerohet askush që bën korrupsion dhe se do të qëndrojmë të palëkundur kundrejt tyre.

Duhet të jem të përgatitur në të gjitha fushat veçanërisht përsa i përket organeve të adiministrimit të shtetit; parlamenti, trupat gjykuese dhe gjithashtu edhe populli ynë mysiman duhet të jenë të gatshëm që të marrin përgjegjësitë edhe të kryejnë detyrat e tyre. Nëse problemi i këmbimit valutor të monedhës dhe floririt do të ishin luftuar duke luftuar korrupsionin, do t’i ishin mbyllur të gjitha rrugët për problemet pasardhëse.

SHBA-ja ka propozuar që të rihapen bisedimet për negociata; megjithatë, ata duke qënë se janë të varur nga pushteti dhe paraja i shohin edhe bisedimet si një marrë-dhënie. Bëjnë të ditur kërkesat e tyre dhe më pas nuk pranojnë që të tërhiqen qoftë edhe një hap mbrapa. Nësa pala tjetër nuk pranon qët’i përgjigjet kërkesave të tyre, ata krijojnë një krizë që i detyron të dorëzohen. Megjithatë, Amerika pasi i merr të gjitha pikët që kërkon vetë, i harron të gjitha premtimet e dhëna.

Atëherë, a mund të zhvillohen bisedime me një qeveri të këtillë mashtruese? Pavarësisht se ne e kemi fuqinë për të përballuar të gjithë presionin që po na ushtrojnë, mund të ulemi për bisedime, megjithatë jo tani. Imam Humeini i ka mohuar të gjitha bisedimet me Amerikën, edhe unë këtë gjë po bëj, po i ndaloj bisedimet.

Jatë gjysmës së parë të këtij viti, SHBA-ja ka mbajtur një qëndrim akoma edhe më të pamoralshëm. Për shembull, a i vrau ndoak ndërgjegjia për vrasjet që kreu vetëm pak ditë më parë Arabia Saudite në Jemen?

Edhe me ne, Amerika pa asnjë shenjë turpi na fton për bisedime me kërcënimin e luftës; ashtu si idenë e luftës e kanë hedhur për të trembur një pjesë, edhe ftesa për bisedime është një lojë, njëri thotë se do të futën në bisedime pa kushte, ndërkohë që tjetri liston bisedimet. Megjithatë, dëshiroj t’i them dy fjalë popullit tonë në lidhje me këtë gjë: as nuk do të futemi në bisedime dhe as nuk do të ketë një luftë. Kjo është me pak fjalë ajo që ka nevojë të dijë populli iranian.



Burimi : Mehr News Agency